|
Description:
|
|
Tencent "Miying" është produkti i parë i teknologjisë së imazheve mjekësore
të inteligjencës artificiale nga kompania "Tencent". Kjo teknologji është në
gjendje të zbulojë sëmundjet që në fazat e para falë përdorimit të inteligjencës
artificiale.
Në vitin 2016, gjatë bashkëpunimit mjekësor me Komisionin e Shëndetit
Kombëtar të qytetit Shantou, Kompanisë "Tencent" i lindi ideja e integrimit të
inteligjencës artificiale me mjekësinë. Drejtori i lartë i Produkteve Mjekësore
të Internetit të Sektorisë së Internetit dhe Bashkëpunimeve Zhou Xuan shpjegoi
se:
"Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Qytetit Shantou paraqiti një kërkesë, ku
shprehu shpresën se Tencent mund të zhvillojë një kontroll të përgjithshëm për
60 mijë banorët e ishullit Nanao, meqenëse vitet e fundit, shumë banorë të këtij
ishulli janë prekur nga kanceri i ezofagut. Ata shpresojnë që ta njohin numrin e
banorëve me ndryshimet patologjike nëpër kontrollit të përgjithshëm shëndetësor
dhe të ndërmarrin masat e trajtimeve mjekësore sa më parë për pacientët. Sa më
herët të zbulohet sëmundja aq më të larta janë shanset e shërimit dhe kostoja e
kirurgjisë do të jetë shumë më e ulët, me një vlerë prej afro 20-30 mijë
juanësh. Nëse problemet patologjike zbulohen në periudhë të vonëshme, përqindja
e shërimit do të jetë e ulët dhe kostoja e kirurgjisë do të jetë tepër e lartë
100-120 mijë juanë. Pasi dëgjuam këtë kërkesë, menduam për bashkimin e
teknologjisë së internetit me këtë kontroll shëndetësor."
Në kohën e tanishme, metoda kryesore e kontrollit të kancerit është
imazheria. Por gjatë kontrollit të përgjithshëm shëndetësor, do të bëhen shumë
grafi dhe skanera. Nëse i kontrollojmë këto imazhe mjekësore manualisht do të na
duhet shumë kohë dhe shumë punë. Nga ana tjetër, për shkak të çekuilibrit mes
burimeve mjekësore dhe kufizimit të kushteve mjekësore, mjekët në krahinat e
pazhvilluara të Kinës kanë vështirësi të madhe për kontrollin efektiv të
kancerit në fazën e hershme. Për mbi 1 dekadë, gjiganti kinez "Tencent" trajtoi
1.5 miliard imazhe në platformat shoqërore të ndryshme çdo ditë, duke
grumbulluar përvojat e teknologjisë së njohjes së imazhit. A mund të përdoret
teknologjia e inteligjencës artificiale të njohjes së imazheve në spitalet baze
për përmirësimin e teknologjisë mjekësore të mjekëve dhe rritjen e efikasitetit
të punës të mjekëve në spitalet e nivelit 3A? Pas komunikimeve, mjekët shprehën
interes të madh për këtë ide. Prandaj, Tencenti përzgjodhi testimin e parë mbi
kancerin e ezofagut në Spitalin onkologjik të Universitetit të Sun Yat-sen-it.
Pas studimeve dhe testimeve prej 8 muajsh, më 3 tetor të vitit 2017, Tencenti
publikoi zyrtarisht produktin e imazheve mjekësore të inteligjencës artificiale
"Miying". Në të njëjtën kohë, teknologjia e kontrollit të kancerit të ezofagut
të hershëm u përdor në spitalet për prova klinike. Tani disa teknologji të
kontrollit të kancerit po testohen në mbi 100 spitale të nivelit 3A, duke
trajtuar mbi 70 milionë imazhe dhe duke u shërbyer mbi 400 mijë pacientëve.
Duke filluar nga fusha e kancerit të ezogafut, "Miying" i Tencentit mbulon më
shumë fusha për kontrollin e kancerit, si kanceri i zorrës së trashë, kanceri i
mushkërive, kanceri i gjirit, etj. Spitali Shëndetësor i Nënës dhe Fëmijës në
Shenzhen është partner bashkëpunimi për kontrollin e kancerit në qafën e mitrës.
Kryetari i këtij spitali Yao Jilong e përkrahu këtë test dhe u shpreh:
"Çdo përparim teknologjik nuk mund të ndahet nga testet klinike. Jemi spitali
Shëndetësor i Nënës dhe Fëmijës i nivelit 3A i njohur në mbarë vendin. Kemi
trajtuar shumë pacientë dhe modele bazë të kontrollit të kancerit të zverkut për
shumë vjet. Është shumë e rëndësishme që të zbulojmë nëpërmjet metodave teknike
dhe platformës aktuale."
Integrimi i inteligjencës artificiale me mjekësinë është një gjë shumë e
rëndësishme, por s'është një gjë e thjeshtë në praktikë. Për të shtuar njohjet
reciproke në fushat profesionale të mjekëve dhe të inxhinierëve, mjekët do t'iu
japin inxhinierëve leksionet shëndetësore dhe inxhinerët do t'iu mësojnë mjekëve
njohurinë përkatëse mbi të dhënat e mëdha. Zv-drejtorja e Qendrës së Sëmundjeve
të Ezofagut të këtij spitali, Li Qing tha:
"Në fillim na u duk sikur flisnim gjuhë të ndryshme nga inxhinierët, por në
fund arritëm ta kuptojmë njëri-tjetrin. Shpenzova dy muaj për leksionet e
inxhinerëve, nga baza fizike tek zona e transformimit të zverkut, çfarë është
zverku? Autopsia e zverkut, karakteristikat e ndryshimeve patologjike,
karakteristikat e infeksioneve të tij, kanceri i zverkut etj. Këta inxhinierë
janë shumë seriozë. Mjekët tanë mësuan shumë njohuri të re mbi algoritmet, mbi
inteligjencën artificiale. Pas komunikimit dhe bashkëpunimit për një periudhë,
kuptuam më në fund se çfarë imazhesh duhet të ofrojmë për të mësuar
inteligjencën artificiale. Në të kaluarën, kemi bërë disa gabime, më vonë
zbuluam se duhet t'i tregojmë karakteristikat e sëmundjeve në imazhet, për
perfeksionimin e saj. Në fillim, inteligjenca artificiale njeh vetëm një imazh,
më pas ajo mund të memorizojë më shumë informacione dhe të ketë aftësinë e
mendimit."
Mjekët u ofruan AI-së qindra mijëra imazheve për memorizim. Këto të dhëna
garantojnë mjaftueshmërinë e informacioneve. AI-ja memorizon në mënyrë të
vazhdueshme dhe pas marrjes së informacionit të shumtë, aftësia e njohjes dhe
saktësia e saj shtohen me shpejtësi. Mjekja Li Qing ka pritshmëri të lartë për
rolin e AI-së në kontrollin e kancerit të zverkut në fazën e hershme. Ajo u
shpreh se megjithëse ekziston shumë punë në fazën fillestare të dhënies së
informacionit për AI-në, kur ajo të përdoret në praktikë, do të ulet jo vetëm
intensiteti i punës së mjekëve në spitalet e nivelit 3A, por gjithashtu do të
zgjidhet problemi i pamjaftueshmërisë së burimeve mjekësore në krahinat bazë.
Tani me AI, kontrolli i kancerit të ezofagut në fazën e hershme mund të
zhvillohet edhe në zonat ku mungojnë mjekët. (Xu Guang) |