|
Description:
|
|
Si një pjesë e rëndësishme përbërëse e kulturës tradicionale kineze,
Kongfu-ja (quhet edhe si "Wushu") po mirëpritet gjithnjë e më shumë në vende të
ndryshme vitet e fundit. Në vitet '70, filmat e Bruce Li-së kanë tërhequr
vëmendje të madhe dhe janë pëlqyer shumë nga mosha të ndryshme. Në shekullin e
21-të, pas transmetimit të filmave të njohur me arte marciale si "Crouching
Tiger, Hidden Dragon", "Heroi" etj., në kinematë e botës, Kongfu-ja kineze fitoi
famë dhe ndikim më të madh. Ditët e fundit, në Berlin të Gjermanisë, u zhvillua
Kampionati i Wushu-së. Po si është përhapja e Wushu-së në Gjermani.
Më 6 tetor, afro 250 praktikantë të arteve marciale nga 25 ekipe përfaqësuese
gjermane u mblodhën në Berlin për Kampionatin Gjerman të Wushu-së të vitit 2018,
i cili organizohet nga Federata Gjermane e Wushu-së. Në këtë kampionat u
përfshinë 3 programe: shfaqja e arteve marciale tradicionale, Taiji dhe arti
luftarak Sanda. Sipas moshave të pjesëmarrësve në këtë kampionatit, u vendosën
dy grupe: grupi i adoleshentëve dhe grupi i të rriturve. Kryetari i Federatës së
Wushu-së të Gjermanisë, Roland Czerni prezentoi se
Kampionati i Wushu-së i Gjermanisë u themelua në vitin 1981. Në fillim,
kishte vetëm 15 klube të Wushu-së. Deri tani, mbi 100 grupe mund të marrin pjesë
në kampionatet rajonale ose ato kombëtare.
"Numri i pjesëmarrësve është më i paktë se ai që kisha parashikuar më parë,
por ky numër po rritet gradualisht me një prirje pozitive. Shpresojmë se në
kampionatet e ardhme, mund të tërhiqen më shumë sportistë të Wushu-së dhe mund
të ketë më shumë programe të artit marcial të Kinës. Në krahasim me programet e
tjera sportive, Wushu-ja ka një bukuri të veçantë, sepse ajo jo vetëm shfaq në
mënyrë të qëndrueshme bukurinë sportive, por ka dhe përmbajtjet të pasura, si
Sanda, shfaqja e arteve marciale dhe përdorimi i mjeteve të ndryshme. Shpresojmë
që këto programe mund të shfaqen plotësisht në kampionatet tona të ardhshme."
Në garat e ditës, stërvitësit nga provinca të ndryshme të Gjermanisë shfaqën
artet marciale në mënyra të ndryshme, duke shkaktuar brohoritje dhe duartrokitje
të pandërprera. Lukas Nuack nga klubi i Wushu-së "TSV Spandau 1860" është 16
vjeç dhe ka mbi 8 vjet që e praktikon këtë art. Ai mori pjesë në 20 konkurrime
të ndryshme të Wushu-së dhe ka bërë shfaqje marciale në Changquan, shfaqje me
topuz dhe shfaqje me shpata.
Lukas Nuack i tregoi gazetarit:
"Në fillim e mësova Wushu-në për një arsye të thjeshtë. Në klasën e 3-të të
shkollës fillore, mësuesi më tha se çrregullimet e hiperaktiviteteve nga mungesa
e vëmendjes (ADHD). Sipas provës, Wushu-ja është një stërvitje shumë e
përshtatshme për mua. Duke u stërvitur Wushu pas mësimit dhe në fundjavë nisa të
qetësohem gradualisht dhe sa vinte më pëlqente gjithnjë e më shumë kjo
stërvitje. Tani po përpipem të konkurroj me këtë arte marcial. Në 8 vitet e
fundit , anëtarët e ekipit të Wushu-së më janë bërë si anëtarët të familje. Nuk
më shkon asnjëherë në mendje të tërhiqem. Dua të punoj më shumë dhe të forcohem
më shumë. Mendoj se Wushu është një stërvitje që nuk shteron kurrë. Sa herë që e
praktikoj zbuloj defekte në stërvitje. Me përpjekje të vazhdueshme do të punoj
për realizimin e ëndrrës sime, që të marrë pjesë në konkurrimin e Wushu-së në
përfaqësimin e ekipit kombëtar."
Përhapja e Wushu-së në vende të tjera i atribuohet edhe rolit që kanë luajtur
kinezët që jetojnë jashtë. Gjyqtarja kryesore e këtij kampionati Wu Min është
edhe trajnere kryesor e ekipit kombëtar të Wushu-së të Gjermanisë. Ajo është
profesioniste e Wushu-së. Pasi jetoi në Berlin në vitin 1998, ajo nisi karrierin
e saj të Wushu-së: dha mësimet e Wushu-së dhe nisi misionin e përhapjes së
Wushu-së në Gjermani dhe të standardeve të këtij arti marcial. Në intervistë, Wu
Min u shpreh:
"Në të kaluarën, në Gjemani, Wushu-ja ishte e panjohur nga shumica e
gjermanëve. Por, pas punës së shumë viteve të 'stërvitësve tanë profesionalë',
gjithnjë e më shumë miq gjermanë po trajnohen për Wushu dhe provojnë këtë
stërvitje. Ky është një kampionat me përmasë të madhe, në procesin e përgatitjes
së të cilit, ndihemi qartësisht me prirjet e zhvillimit dhe rritjes së Wushu-së
në vendet e tjera. Falënderojmë kinezët në Gjermani dhe qeverinë e Berlinit që
na dha mbështetje të madhe, duke nxitur zhvillimin e Wushu-së jashtë Kinës dhe
shfaqjen e kulturës tradicionale kombëtare kineze në vendet e tjera."
Drejtori i Qendrës së Kulturës Kineze Chen Jianyang mbajti një fjalim në
ceremoninë e hapjes të kampionatit:
"Në fakt, Wushu-ja kineze ka 20-30 vjet që është pranuar nga bota e jashtme
dhe nga statistikat e tanishme në Gjermani rezultati është shumë i mirë. Sipas
opinionit tim, është shumë e nevojshme që të forcohet përhapja e stërvitjes së
Wushu-së në mbarë Gjermaninë, ku ka shumë sportdashës. Shumë shkolla e federata
gjermane kanë stadiumet e veta. Prandaj, shpresojmë që organet e Wushu-së kineze
mund të forcojnë përkrahjet për federatat e Wushu-së gjermane, si përgatitja e
trajnerëve, shtimi i shkëmbimeve etj. Besoj se në të ardhmen gjithnjë e më shumë
gjermanë do të mësojnë Wushu dhe Taiji."(Xu Guang) |