|
Description:
|
|
Nga datat 12 deri më 14 tetor, në qytetin Bad Pyrmont të Gjermanisë, u
organizua Forumi i 10-të Europian mbi Mjekësinë Tradicionale Kineze, që quhet
ndryshe Seminari i Arsimit të Akupunkturës Ndërkombëtare i Federatës së
Shoqatave Botërore të Akupunkturës. Në këtë forum ishin të pranishëm rreth 50
përfaqësues të fushës së mjekësisë nga Gjermania, Kina, ShBA-ja, Austria,
Australia etj., të cilët diskutuan mbi përhapjen e aplikimit klinik të Mjekësisë
Tradicionale Kineze në vendet e tjera.
Ish-kryetarja e Shoqatës Gjermane të Akupunkturës dhe drejtorja e Qendrës së
Përgatitjes së Akupunkturës së Mjekësisë Kineze të Rostock-ut, Regina Schwanitz
tregoi se shumë organe kërkim-zhvillimi dhe universitete gjermane zhvilluan një
studim për vëzhgimet klinike, duke arritur zbulime të rëndësishme në fushën
studimore të akupunkturës. Sipas rezultateve të studimeve të bazuara në fakte,
shumë njerëz që nuk kishin besim tek akupunktura në të kaluarën, nisën pranimin
e efikasitetit mjekësor të kësaj praktike. Rezultati i këtij studimi u përdor si
një bazë e rëndësishme për pagesat e kompanive të sigurimeve ndaj pacientëve
gjermanë që pranuan shërbime mjekësore të akupunkturës për dhimbjet kronike të
mesit dhe gjurit.
"Në Gjermani, kemi bërë studimin e vëzhgimeve të mjekësisë klinike mbi
efikasitetin e akupunkturës, e cila është e përhapur shumë në botë. Rezultati i
këtij studimi na tregoi se për problemet me gjymtyrët, akupunktura funksionon më
mirë se ilaçet qetësuese dhe fizioterapia e mjekësisë perëndimore. Ky është një
zbulim shumë i rëndësishëm. Akupunktura është pranuar nga shumë si metodë
mjekësore efikase."
Akademia Europiane Penzel është një akademi për trajnimin e terapisë së
meridianëve të mjekësisë kineze, e themeluar nga Willy Penzel. Pothuajse në më
shumë se 3 dekada, kjo akademi ka vendosur degë të saj në 25 vende përfshi
Austrinë, Suedinë, Italinë etj., dhe deri tani numërohen mbi 65 mijë nxënës.
Kryetari i akademisë Willy Penzel u shpreh se në procesin e mësimdhënies për
metodat e mjekësisë kineze, heqja e paragjykimeve është një parakusht i
trajnimit.
"Gjatë mësimit të teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, duhet të
eliminojmë më parë paragjykimet dhe të mos japim konkluzione para se ta njohim
atë. Shumë nxënës nuk kanë asnjë njohuri për mjekësinë tradicionale kineze para
trajnimit. Disa nxënës mund të qeshin kur ta dëgjojnë këtë fjali, por kur ata të
shohin efikasitetin e vërtetë do të tregohen seriozë."
Sipas shpjegimit nga Wanghua, ish-rektori i Universitetit të Mjekësisë
Tradicionale Kineze të Hubeit dhe nënkryetar i Shoqatës së Akupunkturës të
Kinës, deri tani në mbarë vendin janë vendosur 25 institute të Mjekësisë
Tradicionale Kineze dhe në dhjetra universitetet komplekse janë themeluar degë
të MTK-së. Në Kinë, është formuar një sistem i plotë i përgatitjes së talenteve
të MTK-së, që përbëjnë një forcë të rëndësishme për eksportin e Mjekësisë
Tradicionale Kineze jashtë vendit:
"Në Kinën e sotme, problemi i mungesës së talenteve është pakësuar ndjeshëm.
Tani, problemi kryesor është përgatitja e talenteve më cilësorë të mjekësisë
kineze. Në Kinë, po punohet kryesisht për formimin e universiteteve të nivelit
të parë botëror dhe degëve të mësimit të nivelit të parë. Deri tani, 6
universitete të MTK-së janë vlerësuar si universitetet e nivelit të parë. Para
20 vitesh, delegacioni i mjekësisë tradicionale kineze të provincës Hubei ka
bërë vizitë në qytetin Bad Pyrmont. I prezantuam këtij qyteti metodën e
akupunkturës së MTK-së, e cila mund t'u vlejë banorëve vendës."
Profesorja e Institutit Europian të Mjekësisë Tradicionale Kineze, Liu Jin
punon si akupunturiste në Gjermani për mbi 20 vjet. Ajo u shpreh se zhvillimit
të Mjekësisë Tradicionale Kineze i nevojitet jo vetëm modernizimi, por edhe
lokalizimi:
"Lokalizimi është elementi më kyç i zhvillimit të Mjekësisë Tradicionale
Kineze. Për shembull, në Gjermani, administrimi i sektorit luan rol shumë të
rëndësishëm, që ka ndikim vendimtar. Prandaj, duhet të zhvillojmë mjekësinë
tradicionale kineze nëpërmjet organizatat mjekësore, shoqatat e akupunkturës dhe
grupet e mjekësisë kineze. Para 10 vitesh, ish-kryetari i Shoqatës Gjermane të
Akupunkturës më tregoi se në Gjermani, afro 50 mijë mjekë po përdorin
akupunkturë dhe ky nuk është një numër i vogël. Këto suksese nuk mund të arrihen
pa përpjekjen e shoqatave kryesore të akupunkturës në Gjermani." (Xu Guang) |