|
Description:
|
|
Xiamen është qyteti i cili po eksperimenton projektin pilot të reformës
shëndetësore për klinikat dhe spitalet e nivelit parësor, dytësor dhe terciar.
Pas eksperimentimit 5-vjeçar, në Xiamen është formuar sistemi i trajtimit
shëndetësor të klasifikuar sipas karakteristikave të veçanta. Me shtimin e
vazhdueshëm të vizitave të pacientëve në qendrat mjekësore të komunës, më shumë
qytetarë të Xiamen-it preferojnë vizitat në spitalet në zonat ku jetojnë.
Geng Zhihua është një 62-vjeçare nga Kina e cila ka shumë vite që vuan nga
hipertensioni dhe diabeti. Në të kaluarën, niveli i tensionit të gjakut arriti
në 20, në atë moment ajo pati marramendje të shpeshta. Nëse do të shkonte për
vizitë në spitalet e mëdah do të harxhonte pothuajse gjysmën e ditës dhe sasia e
ilaçeve që ajo mund të blejë në një herë është sa për një javë. Kështu ssaj do
t'i duhet të rikthehet në spital për analiza të mëtejshme apo për blerjen e
dozës tjetër të ilaçeve edhe për tjetër javë. Me përmirësimin e sistemit të
trajtimit shëndetësor dhe mbarëvajtjen e shërbimit nga mjekët e familjes, u
përmirësua shumë eksperienca e vizitës mjekësore të Geng Zhihua-s.
"Spitali i komunës ndodhet pranë shtëpisë sime dhe kurdo mund të bëj vizita
shëndetësore pa qenë nevoja të pres në radhë të gjata. Me të mbërritur në
spitalin e komunës, mjekët e familjes do të më bëjnë analizat. Kam mësuar që kur
kam një humor të mirë gjatë analizave mjekësore, niveli i presionit të gjakut
dhe i sheqerit në gjak normalizohet."
Spitalet e komunës ofrojnë shërbime të mira dhe kjo ka tërhequr jo vetëm të
moshuarit, por edhe të rinjtë. Një vajzë nga qyteti Xiamen-it Chen Yanhong e
cila punon në sektorin e turizmit shprehet;
"Në fillim, shkoja rrallë në spitalet e komunës, pasi preferoja spitalet e
nivelit 3A. Por, tani mendoj se kjo është e panevojshme pasi në spitalet në
zonën ku banoj ofrohet shërbim i mirë që mund të më zgjidhë problemin. Kështu
unë kursej shumë kohë për punët e tjera. Në spitalet e komunës, mjekët e
specializuar më sugjerojnë nëse problemi im është i zgjidhshëm në atë spital apo
nëse duhet t'i drejtohem spitaleve të mëdha."
Vitet e fundit, në Xiamen është nxitur vazhdimisht reforma e "lidhjes së 3
mjekëve", e cila nxitin formimin e grupit të shërbimeve të përbërë nga mjekët e
specializuar të spitaleve të mëdha, mjekët e posaçëm dhe ata për mirëmbajtjen e
shëndetit, të cilët ofrojnë shërbime të integruara për një shëndet sa më të
mirë.
Zv. shefi i Departamentit të Diabetit në Spitalin Nr. 1 të Universitetit të
Xiamen-it Liu Changqing tha se ai është edhe një endokrinolog që duhet të
qëndrojë me afate të përcaktuara në spitalet e komunës për analiza mjekësore dhe
trajnimin praktik për sëmundjet. Tani, detyra kryesore e tij është dhënia e
praktikës mjekësore, për të ngritur nivelin e mjekëve të përgjithshëm.
"Detyra ime kryesore në spitalin e komunës nuk është për të analizuar
pacientët, por për trajnimin e stafit rreth sëmundjeve tipike, si diabet. Përmes
këtij procesi mund të rriet aftësia e administrimit të diabetit dhe sëmundjeve
të tjera kronike në komunën tonë."
Me përmirësimin e pandërprerë të nivelit të analizës mjekësore, shumë
pacientë si Geng Zhihua preferojnë spitalet e komunës për administrimin e
sëmundjeve kronike si hipertension, diabet, tuberkuloz etj. Në qendrën e
shërbimeve të shëndetshme të komunës të Rrugës Huli të qytetit Xiamen, ndër mbi
90 mijë banorët e kësaj rruge, 24 mijë persona kanë nënshkruar kontratë me
mjekët e familjes. Zv-shefi i qendrës së shërbimeve shëndetësore të komunës
thotë:
"Qysh nga viti 2012, numri i pacientëve tanë është shtuar shumë. Në vitin
2012, numri i shërbimeve ambulatore ishte 14 mijë në vit, por në vitin 2016, ky
numër u dyfishua, arriti në 28 mijë."
Tani, banorët preferojnë më shumë spitalet e komunës, për shkak të cilësisë
dhe kushteve lehtësuese të shërbimeve. Përveç këtyre elementeve, politikat e
nxitura nga bashkia e qytetit Xiamen luajnë një rol të madh, për shembull,
subvencionimi, pagesa e sigurimeve shëndetësore, çmimi i shërbimeve etj. Qeveria
e qytetit Xiamen nxit spitalet e mëdha të mos rrisin numrin e shërbimeve
ambulatore; duke përcaktuar masat si hyrja e mjekëve të njohur në komunë etj,
për të përmirësuar aftësinë dhe entuziazmin e punës të organeve shëndetësore
bazë; rregullon çmimet e shërbimeve mjekësore dhe përqindjen e rimbursimeve
mjekësore, për të nxitur vizitat mjekësore të banorëve në spitalet e komunës.
Sipas të dhënave nga Komisioni i Planifikimit Familjar dhe Shëndetit i
qytetit Xiamen, qysh nga viti 2015, 1.92 milionë pacientë kanë vizituar për
herën e parë spitalet e komunës. Në vitin 2016, përqindja e analizës mjekësore
të banorëve të nënshkruar me kontratë me mjekët e familjes arrin në 60.77%. Në
të njëjtën kohë, pasi më pak pacientë ambulator në spitalet e mëdha. Në vitin
2016, ky vëllim u ul 3.13% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të
kaluar.
Drejtori i Komisionit të Planifikimeve Familjare dhe Shëndetit të qytetit
Xiamen Yao Guanhua tha se në të ardhmen, qyteti Xiamen do të përmirësojë më tej
shërbimet mjekësore për banorët lokalë.
"Sivjet, do të vazhdojmë kontratat me mjekët e familjes dhe do të nxisim
lehtësirat e shërbimit nënshkrimit të kontratës, administrimit të vazhdueshëm të
shëndetit, përmirësimit të nivelit të kënaqësisë së banorëve për shërbimet nga
mjeku i familjes me kontratë. Duhet të vëmë në zbatim politikat e ndryshme të
reformës në shëndetësi, për të favorizuar shërbimet mjekësore dhe për të rritur
vlerësimin nga banorët për shërbimet tona."(Xu Guang) |