|
Description:
|
|
Në qytezën Heyen të Gjermanisë, ka një akademi që promovon terapinë e
meridianit, pjesë e Mjekësisë Tradicionale Kineze e njohur si Akademia Europiane
e Penzelit. Ajo u themelua 5 dekada më parë nga akademiku gjerman Willy Penzel,
me qëllim promovimin terapisë së meridianit. Në këtë akademi janë përgatitur 65
mijë terapistë të Mjekësisë Tradicionale Kineze.
Një nga arsyet e hapjes së Akademisë ishte sëmundje që preku të fejuarën e
Penzelit, e cila nuk mund të shërohej pas një ndërhyrje kirurgjikale. Penzeli
kishte lexuar rreth përdorimit të masazhit kinez në raste të tilla sëmundjesh,
ndaj ai e provoi këtë tek e fejuara, e cila u shërua plotësisht. Më vonë, Penzel
nisi studimin e teorisë së meridianit të MTK-së, librat klasikë tëakupunkturës
dhe moksibustion-it. Pas kësaj, Penzel krijoi terapinë specifike të masazhit për
Gjermaninë dhe Europën, Terapia e Meridian-it. Nënkryetari i Akademisë Matthias
Wienmann flet për këtë:
"Për shkak të mosnjohjes nga shoqëria gjermane të akupunkturës dhe
moxibustionit përdorimi i tyre është i kufizuar. Por, Penzel shfrytëzon një
pajisje metalike në formë tubi për të stimuluar pikat e akupunkturës. Në
krahasim me gjilpërën, kjo metodë e butë nuk shkakton gjakderdhje dhe është më e
pranueshme për pacientit. Pikërisht kjo është Terapia e Masazhit e Meridianit të
Penzelit."
Dallimet kulturore mes perëndimit dhe lindjes ndikojnë që perëndimorët ta
pranojnë me vështirësi 5 elementet e MTK-së si "metal, dru, ujë, zjarr, ajër".
Përgjegjësja e Akademisë Europiane të Penzelit Liu Jin shprehet:
"Kjo metodë është e thjeshtë, e sigurt dhe e efektshme. Pas trajnimit mbi
teorinë e merididianit, kursantët gjermanë do të njihen me përmbajtjen e 5
elemnteve të MTK-së. Për këtë qëllim akademia ka hartuar mbi 100 metoda
mësimdhënieje."
Në 30 vitet e fundit, Akademia Europiane e Penzelit ka hapur 25 degë në
Austri, Zvicër, Itali etj., ku studiojnë mbi 2100 kursantë, shumica e të cilëve
me formim mjekësor. Duke folur për rezultatet e kësaj teorie nënkryetari i
Akademisë Matthias Wienmann thotë:
"Kursantët duhet të mos kenë paragjykime gjatë studimit të Mjeksësië
Tradicionale Kineze, të cilën paraprakisht nuk e njohin. Me studimin e saj
intensiv në këtë akademi ata shohin konkrekisht efektet praktike mjekësore."
Deri tani, Terapia e Meridianit e Penzelit nuk është përfshirë në skemën e
sigurimeve shëndetësore të Gjermanisë, gjë që i përjashton nga rimbursimi
pacientët gjermanë. Për këtë arsye Akademia Europiane e Penzelit u ofron atyre
"3 trajtime falas".
"Ne ua kemi bërë të qartë kursantë që të mos ofrojnë shërbime mjekësore me
qëllim përfitimi. Filimisht pacientëve të interesuar u ofrohen 3 trajtime falas
dhe vendoset ndjekja e terapisë pas reagimit shëndetësor të pacientëve. Nëse
terapia nuk kia efekte të dukshme, ajo menjëherë ndalohet. Ky është një parim
bazë i yni për të ndërtuar besimin e ndërsjellë mejk-pacient që përbën bazën e
mjekësisë tradicionale kineze." (Xu Guang) |