|
Description:
|
|
Vjeshta është stina e ndryshimeve, dita bëhet më e shkurtër, nata më e gjatë.
Në vjeshtë, bien gjethet e pemëve. Përveç kësaj, vjeshta mund të sjellë erëra të
forta dhe shumë shi. Shumë njerëz gjatë kësaj faze kanë ndryshime në trupin e
tyre, disa mund të ndihen të lodhur, disa mund të kenë rënie të theksuar floku
dhe disa të tjerë të lodhur shpirtërisht.
Por, pse ndodh kjo?
Sipas mjekëve kinezë kjo vjen nga "pafuqishmëria emocionale". Humori lidhet
ngushtë me temperaturën dhe ndriçimin e diellit. Gjatë verës, mund të kemi
emocione më të forta dhe mund të ndjehemi më impulsivë, për shkak të kohës së
gjatë të ndriçimit dhe temperaturës së lartë në verë. Me ardhjen e vjeshtës,
veçanërisht pas "Sanataditës së Vjeshtës", gjendja shpirtërore nis të ndryshojë.
Gjatë këtij procesi, lodhja shpirtërore dhe përgjumja janë sinjalet e para të
uljes së aktiviteteve shpirtërore. "Pafuqishmëria emocionale" është reagimi i
zakonshëm fizik dhe psikologjik përballë ndryshimit të stinës. Ky ndryshim mund
të ndikojë në stilin e përditshëm të jetës.
Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, organet e brendshme të trupit
lidhen me ndjenja të ndryshme që përputhen me 4 stinët e vitit.
"Mushkëria" është organi që përgjigjet për mërzitjen. Në kulturën kineze shiu
i vjeshtës përshkruhet me karakteristikën e "pikëllimit". Ulja e papritur e
temperaturës mund të frenojë disa funksione fizike të trupit, duke shkaktuar
çrregullimet e funksioneve të gjendrave endokrine, depresionin e mëtejshëm dhe
vështirësi në përqendrim. Përveç kësaj, mund të keni rrahje të shpeshta të
zemrës, ëndrra të shumta, pagjumësi dhe fenomene të tjera si depression sezonal.
Rregullimi psikologjik është mënyra më efektive për parandalimin e uljes së
humorit në vjeshtë. Kur lotoni, emocionet e brëndshme dalin nëpërmjet
funksioneve të frymëmarrjes së mushkërisë, e cila ruan rolin e "pastrimit" të
shpirtit. Por, shfrytëzimi i tepërt i metodave kundër mërzitjes mund të harxhojë
shumë energjinë "Chi" të mushkërisë. Prandaj, në librat e vjetra mjekësore të
Kinës janë shënuar disa metoda për shëndetin fizik dhe psikologjik.
1. Fjetja e herët në mbrëmje dhe ngritja herët në mëngjes
Në vjeshtë, duhet të rregulloni orarin e fjetjes dhe të ngriheni në përputhje
me ndryshimin e kohës. Sipas teorisë kineze organizmi ynë lidhet ngusht me
mjedisin e jashtëm. Fjetja herët mund të rezervojë energjinë "Chi" dhe "Yin" në
veshkë dhe ngritja herët mund të nxisë lulëzimin e energjisë "Chi" dhe "Yang" në
mushkëri.
2. Ruajtja e qëndrueshmërisë shpirtërore
Ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të
lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes që lind në vjeshtë. Vjeshta
është e ndryshme nga stina e verës, kur shprehem më lirshëm mendimet tona dhe
interesohemi për gjërat e jashtme. Në vjeshtë duhet t'i kushtojmë vëmendje të
madhe botës sonë të brendshme tonë dhe të kemi vetpërmbajtje ndaj botës së
jashtme. Në fakt, stërvitjet me frymëmarrjen dhe meditimi janë metoda shumë të
përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit.
3. Joga ose Taiji
Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë
dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e
përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet "Taiji" ose
ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e
brendshme.
4. Shëtitja në natyrë
Zhvillimi i turizimit në mjedise me gjelbërim është shumë i efektshëm për
eleminimin e lodhjes emocionale dhe të mërzitjes. Vendet me gjelbërim nga
qetësojnë shpirtërisht, pasi ato kanë një forcë magjike për pastrimin e
emeocioneve negative. Kur zhytemi në bukurinë e natyrës, mërzia e lindur e
brendshme tek ne largohet si me dorë, në mënyrë të natyrshme. Në fakt, vjeshta
është edhe stina e përshtatshme e turizmit, kur gjethet e pemës janë
shumëngjyrëshe.
Ushqimet e vjeshtës
Korrja e frutave të natyrës është shumë e ngjashme me përvetësimin e përvojës
së jetës. Vjeshta është stina e korrjes dhe ka shumë fruta. Gjatë kësaj stine
mund të përzgjedhim frutat e përshtatshme për ne:
1. Arra
Arra është një nga ushqimet që ndihmon për ushqimin e trurit, bukurinë e
lëkurës etj, gjithashtu është një frut shumë i mirë për shëndetin në stinën
vjeshtës. Në Kinën e lashtë, arra njihej si "fruti i jetëgjatësisë". Ajo ndihmon
për shëndetin e veshkave, sjell energji për mushkërinë dhe parandalon astmën si
dhe vonon procesin e plakjes. Sipas nutristëve arrat përmbajnë acide yndyrore
omega-3, proteina, karbohidrate, riboflavinë, karotene, vitaminën E, kalcium,
hekur, fosfor etj. Vajrat yndyrore të arrës luajnë funksion të rëndësishëm për
uljen e kolesterolit në gjak, për të parandaluar arteriosklerozën dhe sëmundjet
kardiovaskulare e cerebrovaskulare.
Kujdes: Sasia e përditshme e konsumit të arrave duhet të jetë rreth 40 gram,
pra 4-5 arra. Në të njëjtën kohë, duhet të reduktoni konsumin e vajrave të tjera
yndyrore, për të shmangur thithjen e nxehtësisë së tepërt. Gjithashtu, personat
që vuajnë nga zjarri i brendshëm dhe mungesë të energjisë "Yin", apo ato që kanë
kollë nuk duhet të konsumojnë shumë arra.
2. Gështenjat
Gështenja është fruti i vjeshtës. Sipas mjekësisë kineze, ajo ka shije të
ëmbël, karakteristika të ngrohta. Gështenja mund të nxisë funksionin e tretjes
në stomak dhe punën e shpretkës, të furnizojë energjinë "chi" në veshkë dhe të
nxisë qarkullimin e gjakut. Sipas mjekësisë moderne, gështenja përmban proteina,
yndyrna, karbohidrate, vitaminë B, etj. Ndoshta nuk e dinit, por gështenja ka më
shumë vitaminë C se domatja si dhe 10 herë më shumë se molla.
Pse janë të mira gështenjat sipas mjekësisë kineze:
1. Furnizimi i energjisë "Yang" në veshkë: Brinjë derri me gështenja është
një gatim i mirë dhe i shëndetshëm për furnizimin me energji "Yang" në veshkë,
por edhe për favorizimin e energjisë "chi" dhe nxitjen e qarkullimit të gjakut.
2. Për të parandaluar diarrenë gështenja janë shumë efikase, por ato sjellin
dhe përfitime të tjera për organizmin.
3. Kundër plakjes: Gështenjat janë frut i mirë kundër plakjes së parakohshme,
gjithashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje këshillohet për të moshuarit që kanë probleme
me dhimbjet e mesit dhe gjunjve.
Duhet të mbani mend se gështenjat kanë niseshte dhe koha e përdorimit të
këtij fruti është mes dy vakteve ose të gatuara.
3.Stika pishe
Stikat e pishës renditen në mesin e superushqimeve. Ato përmabjnë kryesisht
acide yndyrore, proteina, karbohidrate, kalcium, hekur, fosfor. Sipas mjekësisë
kineze, konsumimi i shpeshtë i tyre forcon shëndetin. Në mjekësinë kineze stikat
e pishës furnizojnë me energji "chi" veshkën dhe nxisin metabolizmin e zorrës.
Stikat lehtësojnë kollën, duke mbrojtur shëndetin e mushkërisë. Po ashtu ato
janë tepër të shëndetshme për personat që vuajnë nga kapsllëku.
Duhet të vini re se ata që vuajnë nga diarreja nuk duhet të konsumojnë tepër
stika pishe. Po ashtu edhe ata që vuajnë nga problemet me tëmthin nuk duhet ta
konsumojnë shumë këtë frut, pasi ka tepër yndyrna.
3. Dardha
Dardha përmban kalcium, fosfor, hekur, glukozë, fruktozë, karotene dhe
vitamina të ndyrshme. Sipas mjekësisë kineze, dardha nxit sekretimin e
pështymës, eleminon etjen, pushon kollën dhe mbron shëndetin e mushkërive.
Konsumi i dardhës ul përqindjen e prekjes nga gripi. Për këtë shumë mjekë e
quajnë dardhën si një frut kundër sëmundjeve. Konsumi i dardhës mund të
përmirësojë sistemin e frymëmarrjes dhe funksionet e mushkërisë.
Dardhët mund t'i konsumoni sipas preferencave tuaja, në kinë atë e gatuajnë
së bashku me orizin në formë supe.
Duhet të mbani mend se dardha ka karakteristika të ftohtë. Prandaj, personat
me stomak dhe shpretkë të ftohtë duhet të pakësojnë konsumin e këtij fruti.
Personat me aciditet të lartë në stomak, nuk duhet të konsumojnë tepër shumë
dardhë |