|
Description:
|
|
Studiuesit e universitetit britanik të Surrey-t dhe atij kinez të Dalianit,
kanë realizuar nanoqeliza inteligjente për të luftuar tumoret nëpërmjet
nxehtësisë, sipas publikimit të këtij punimi në revistën shkencore "Nanoscale".
Të aktivizuara nga një fushë magnetike e jashtme, këto qeliza janë në gjendje
të arrijnë një temperaturë deri në 45 gradë Celsius për të vrarë qelizat e
sëmura duke u ftohur menjëherë për të mos dëmtuar qelizat e shëndetshme.
Ky lloji trajtimi përdoret aktualisht në disa lloje tumorësh për të
përforcuar efektet kirurgjikale të kemioterapisë dhe të radioterapisë, ku
objektivi është që të dobësohen ose shkatërrohen disa qeliza kancerogjene duke
shkaktuar një lloji tempereature lokale që lëviz mes 42 dhe 45 gradë Celsius.
Për ta bërë këtë hipertermi më të përqëndruar dhe të sigurit, studiuesit
britanikë dhe kinezë kanë krijuar qeliza të mëdha afërsisht sa një e milionta e
milimetrit, të përbëra nga zink, kobalt dhe krom, që mund të injektohen pranë
tumorit dhe të aktivizohen nga një kamp magnetik i jashtëm duke arritur
temperatura deri në 45 gradë dhe më pas ftohen automatikisht, duke reduktuar
ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore.
Madje testet e para laboratorike kanë treguar se këto nanoqeliza kanë një
nivel të ulët toksik dhe nuk duket se i shkaktojnë dëme të përhershme
organizmit.
Zhvillohet për herë të parë tek një pacient transferimi i qelizave
gjenetikisht të modifikuara me teknikën e "prit dhe ngjit" (Crispr-Cas9) të
ADN-së. Ky operacion u zhvillua në Universitetin e Siçuanit, në qytetin Chengdu,
gjatë një eksperimentimi për të trajtuar një tumor të rrezikshëm të mushkërive.
Qelizat e imunitetit të njeriut janë marrë dhe modifikuar duke çaktivizuar një
proteinë që funksionon si frenues. Në këtë mënyrë qelizat janë bërë më agresive
ndaj qelizave të tumorit dhe më pas u transferuan tek trupi i njeriut.
Aktualisht studiuesit synojnë të trajtojnë 10 persona të tjerë me këtë teknikë.
Objektivi i kësaj faze të parë të eksperimentimit është që të verifikohet
siguria e kësaj terapie, pra që të mos ketë efekte negative.
Ndërkohë që SHBA-ka është duke pritur miratimin për të kryer këtë lloji
eksperimentimesh, në mars të vitit 2017 një grup tjetër studiuesish kinezë po
përgatit tre eksperimentime për të trajtuar tumoret në fshikëz, prostat dhe
veshka.
Potencialin e madh të kësaj teknike të përpunimit të ADN-së e kishte zbuluar
për herë të par një ndërhyrje që ishte zhvilluar në vitin 2015 në Londër, me një
teknikë të ngjashme që quhet "Talen", për të luftuar një sëmudje të rrallë të
leuçemisë tek një foshnje.
Tani është gjithnjë dhe më e përhapur bindja se teknika "Crispr-Cas9", si më
e lehtë dhe më e efektshme nga teknikat e tjera, mund të hapë rrugën për terapi
më të efektshme.
Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit. Çdo
vit në mbarë botën mbi 1 milion njerëz sëmuren nga ky kancer, prandaj Shoqata
Ndërkombëtare e Kancerit të Mushkërive e ka përcaktuar nëntorin e çdo viti si
muajin e përkujdesjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Nga të dhënat e
publikuara prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë mësohet se kanceri i
mushkërive është kanceri më përqindjen më të madhe të vdekshmërisë.
Por cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojë kancerin e mushkërive? Qarqet
mjekësore janë të mendimit se pirja e duhanit, historia e familjes me të sëmurë
me kancer të mushkërive dhe degradimi gjenetik i shkaktuar nga plakja janë
faktorët që mund të çojnë në kancer të mushkërive. Nëndrejtori i spitalit
onkologjik pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuanka,
tha se kanceri i mushkërive ka lidhje të ngushtë me stilin e përditshëm të
jetesës.
"Arsyeja kryesore është pirja e duhanit, pasi më shumë se 85 % e rasteve të
të sëmurëve kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me pirjen e duhanit
ose me pirjen pasive të duhanit. Një shkak tjetër është edhe ndotja e ajrit,
sidomos nga gazet që shkarkojnë makinat. Ka gjithashtu edhe një numër faktorësh
të natyrshëm, përveç faktorëve profesionalë, faktorëve gjenetikë të familjes dhe
kështu me radhë."
Është raportuar se pirja e duhanit është shkaktari kryesor i kancerit të
mushkërive, një numër i madh i studimeve në gjithë botën konfirmojnë se
përqindja e duhanpirësve meshkuj me kancer të mushkërive është 8 deri 20 herë
më e lartë se ajo e pacientëve me këtë sëmundje që nuk pinë duhan. "Në
përgjithësi ne themi se pirja e 20 cigareve në ditë për 20 vjet ka më shumë
rrezik të sjellë prekjen nga kanceri i mushkërive. Sa më shumë që pi, aq më
shumë do të ketë rrezik. Ekziston gjithashtu edhe një tjetër problem të madh, që
sa më shumë duhan pi, aq më e vështirë është që ta lësh. "
Specialistët këshillojnë që, për parandalimin e kancerit të mushkërive, në
radhë të parë duhet të qëndrojmë larg duhanit ose, nëse e pimë, ta lëmë atë sa
më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, edhe ata që qëndrojnë shpesh pranë erës së
vajit duhet t'i kushtojnë vëmendje parandalimit të kancerit të mushkërive: gjatë
gatimit duhet ta kontrollojnë temperaturën e vajit, që të mos i kalojë 200 gradë
Celsius; të përdorin më shumë furrat me mikrovalë dhe ato elektronike, si dhe
furrat elektrike që nuk nxjerrin avuj të vajit; të ruajnë ajrimin e kuzhinës dhe
të instalojnë pajisje për thithjen e tymit të vajit.
Megjithëse kanceri i mushkërive është një sëmundje me përqindje të madhe
vdekshmërie, ai nuk është i pashërueshëm. Zv.drejtori i spitalit onkologjik
pranë Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës, profesor Shi Yuankai, thotë se
zbulimi i hershëm i kancerit të mushkërive është faktori më i rëndësishëm në
trajtimin e suksesshëm të tij. Në qoftë se ai zbulohet herët dhe mjekohet në
mënyrë komplekse me operacione kirurgjikale, kjo do të ketë një efekt të mirë
klinik te shumë të sëmurë me kancer të mushkërive. Megjithatë, zbulimi sa më i
hershëm i kancerit të mushkërive është ende një problem. Ekspertët sugjerojnë që
grupet e njerëzve që kanë më shumë mundësi të preken nga kanceri i mushkërive,
duhet të kontrollohen çdo gjashtë muaj ose çdo vit . |