|
Description:
|
|
Çdokush kalon përmes etapave si lindja, moshimi, sëmundja dhe vdekja.
Përjetimi i moshës së tretë është një fazë e pashmangshme. Si ta kalojmë
priudhën e moshimit në mënyrë të shëndetshme?
Koncepti i moshimit
Shumë njerëz mendojnë se kur plakemi do të thotë që ka ardhur "koha e
pavlefshme" dhe "faza e mërzitshme" e jetës. Ata kanë frikë për këtë periudhë.
Por sipas të dhënave të vitit 2010 në Kinë, 83% e të moshuarve janë të mendimit
se ata janë të shëndetshëm; 14% e të moshuarve pranojnë se kanë problemet
shëndetësore, por mund të kujdesen për vetveten; vetëm 3% e të moshuarve thanë
se kanë nevojë për ndihmë dhe shërbime të posacme nga të tjerët për jetën e
përditshme. Në fakt, shumica e të moshuarve në Kinë gëzojnë një jetë të
shëndetshme. Ata mund të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme dhe bëjnë shumë
fiskulturë sidomos taiji.
Në ditët e sotme, të moshuarit kanë shëndet më të mirë dhe nivel më të lartë
arsimor. Në vitin 1990, Organizata Botërore e Shëndetësisë paraqiti objektivin e
jetës së shëndetshme për të moshuarit: nën sfondin e plakjes së popullsisë,
duhet të përmirësohet cilësia e jetës së të moshuarve, nëpërmjet përpjekjeve të
mbarë shoqërisë, duke krijuar një komunitet të shëndetshëm të moshuarish.
Vitet e fundit, në vendet e zhvilluara, është pranuar në përgjithësi dhe vënë
në zbatim koncepti i komunitetit me të moshuarit e shëndetshëm. OBSH-ja theksoi
se ky koncept duhet të përfshijë idetë komplekse si "aftësia e brendshme" dhe
"mjedisi i jashtëm". Sot të moshuarit edhe pse me aftësi të kufizuara kanë
kushte më të mira për të dalë nga banesa e tyre falë përmirësimit të
infrastrukturës pa pengesë. Ata mund të integrohen më mirë në shoqëri.
Në mars të këtij viti, u publikua plani i të moshuarve të shëndetshëm, ku u
shfaq ndryshimi i ideve të të moshuarve. Situata e fazës së të moshuarve lidhet
ngusht me elementet e ndryshme të jetës, si lindja, arsim, zhvillimi i karrierës
etj. Për shembull, varfëria e një personi të moshuar lidhet me lindjen e tij në
fshat, humbjen e shkollimit në fëmijëri, punën e tepërt fizike që si pasojë i ka
sjellë sëmundje kronike. Prandaj, përmirësimi i shëndetit të të moshuarve nuk
duhet të zhvillohet vetëm në fazën e plakjes, por duhet të lidhen me proceset e
ndryshme të jetës.
Mobilizimi i gjithë shoqërisë për të moshuarit
Cila është nevoja më e madhe e një të moshuari? Që të shoqërohet nga dikush.
Fëmijët e të moshuarve duhet të kthehen më shpesh në shtëpi për të shoqëruar
prindërit e tyre si dhe të kenë kontakte më të ngushta me ta përmes telefonit.
Sektorët përkatës të qeverisë duhet të ngarkohen me detyrat e ruajtjes së të
moshuarve nëpër formimit të rrjetit të kujdesjes. Qeveria mund të rekrutojë
punonjës të posaçëm dhe të nxisë fqinjët, vullnetarër që të ruajnë të moshuarit
në komunitet.
Qeveria duhet të hartojë sistemin e përsosur ligjor dhe sistemin e sigurimeve
shoqërore, të cilat mund të ofrojnë shërbimet e gjithanshme të ruajtjes së të
moshuarve, që përfshijnë shërbime kujdestarie afatgjata , organizimin e
aktiviteteve të përshtatshme për ta etj.
Më 1 korrik të vitit 2013, qeveria kineze hartoi ligjet përkatëse, ku u
paraqit koncepti i ndërtimit të mjedisit të përshtatshëm për të moshuarit. Me
rritjen e moshës, funksionet e trupit të të moshuarve dobësohen gradualisht, por
ata dëshirojnë një jetë të pavarur. Për të plotësuar dëshirat e tyre, nevojiten
jo vetëm përpjekjet e familjes, por edhe infrastruktura pa pengesë. Prandaj,
ashensorët, shkallët e posaçme etj, krijimi i një mjedisi dhe kulture shoqërore
për respektimin e të moshuarve janë shumë të rëndësishme.
Në të kaluarën e shoqërisë bujqësore, shumë fshatarë punuar gjithë jetën.
Sot, ka fazë pensioni, shumica e të moshuarve dëshirojnë të ndjekin jetë më të
pasur me aktivitete. Me rritjen e përqindjes së të moshuarve, duhet të shtohene
dhe shërbimet përkatëse publike ndaj tyre, për shembull, në mjetet
transportuese, duhet të shtojmë ulëset e veçanta për të moshuarit. Në disa
komunitete shoqërore, janë hartuar politika të ofrimit të pajisjeve publike ndaj
të moshuarve në orare të posacme.
Rritja e përqindjes së të moshuarve nuk simbolizon probleme në të ardhmen
Duhet ta shohim nga ana pozitive fenomenin e plakjes së popullsisë. Nuk duhet
t'i konsiderojmë të moshuarit si ngarkesë. Shumica e të moshuarve mund të kenë
jetë të lumtur dhe mund të sjelli për shoqërinë aktuale energji pozitive dhe
përvojë.
Në një shoqëri të ngrohtë, të moshuarit nuk do të bëhen grupe të ndaluara.
Nën sfondin e sigurimeve të përsosura mjekësore e shoqërore, të moshuarit mund
të gëzojnë lumturinë e fazës së vonshme të jetës.
Gjyshi Zhang është shumë entuziast dhe bujar. Ai ndihmon çdo person në
vështirësi. Ai heq plehërat e mbetura në rrugët kryesore të kalimit në mëngjes
dhe përshëndet me buzëqeshje çdo fqinj. Fëmijët e gjyshit Zhang nuk jetojnë me
të, por e vizitojnë shpesh. Gjyshi Zhang ka një gjendje të mirë psikologjike,
prandaj ai nuk ndihet asnjëherë vetëm.
Përvojat në vendet e ndryshme
Një grup i moshuar turistësh nga Australia vizitoi qytetin madhështor të
Kinës Hangzhou, që është qyteti me kulturën tradicionale të çajit. Ata jo vetëm
vizituan pikat e rëndësishme turistike, por gjithashtu morën pjesë në përvojën e
vjeljes së çajit. Në qytetin Jingde të Kinës, ku prodhohet qeramika, këta të
moshuarit nisën të formonin vetë qypa qeramike.
Në Britaninë e Madhe, është ngritur "Universiteti i të Moshuarve", ku janë
vendosur trajnime të posacme për të moshuarit mbi 60 vjeç. Ata duhet të mësojnë
drama të Shekspirit, të bëjnë intonime të ndryshme në bazë të skriptit dhe të
analizojnë përmbajtjet e dramës. Këta të moshuar mund të japin një shfaqje
dramatike të Shekspirit në zona të ndryshme të Britanisë së Madhe.
Ndërsa në Japoni, të moshuarit u japin biçikletave. Mjedisi i komunitetit
bëhet më i pastër. Të rinjtë respektojnë shumë kontributet e të moshuarve. Disa
të moshuarit bëhen vullnetarë për ta ruajtur rendin e trafikut para shkollës,
për të garantuar sigurinë e fëmijëve. (Xu Guang) |