|
Description:
|
|
Aktualisht, akupunktura dhe moxibustioni, metoda të lashta kineze të shërimit
që praktikohen dhe sot, po përqafohen çdo ditë nga komuniteti ndërkombëtar, duke
u shndërruar në "akupunkturë dhe moksibustion të botës".
Me "gjilpërë" drejt udhëheqjes së mjekësisë kineze në botë, akupunktura është
bërë një "shenjë e artë" e mjekësisë kineze. Sipas statistikave, akupunktura
aplikohet dhe studiohet në 183 vende dhe rajone në botë. Në vitin 2010, u
regjistruan mbi 160 vende dhe rajone të botës që përdorën akupunkturë.
Akupunktura kineze ju risjell energjinë dhe ju mbron nga sëmundjet.
Miliona vetë sot në botë besojnë se një gjilpërë e vetme ka fuqi të
jashtëzakonshme. Sot njerëzit kanë më shumë besim tekke metodat alternative të
shërimit. Sot në SHBA qendrat e klinikës nuk janë vetëm në Chinatown, por në të
gjithë vendin. Në fakt për një shkencëtar mund të jetë e vështirë të besojë që
ngulja e një gjilpëre në trup mund të vrasi sëmundjet, dhe në fakt skepticizëm
kanë treguar edhe qytetarët e thjeshtë.
Akupunktura është një metodë alternative me përdorim të gjilpërave (acus =
gjilpërë). Origjinën e ka 4000 vjet më parë në Kinë. Sipas kinezëve,
çekuilibrimi i energjisë chi, apo i forcës së jetës, është burimi i çdo
sëmundjeje. Kanalet imagjinare ku rrjedh energjia chi quhen meridianë dhe
mendohet se janë 20 të tilla dhe 2000 pika akupunkture. Prandaj, ku ka bllokim
dhe çekuilibër të forcave yin dhe yang, përdoret akupunktura për të sjellë
qarkullimin e mirë të energjisë. Kjo metodë sot është bërë shumë e populluar
edhe në Perëndim, ku besohet se përdorimi i gjilpërave në pika të posaçme të
akupunkturës stimulon sistemin nervor qendror dhe në tru nis një efekt i
ngjashëm me atë të qetësuesit.
Migrena është përfshirë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të
sëmundjeve që arrin të trajtojë akupunktura.
Akupunktura nuk është efektive vetëm për migrenën, por funksionon mrekullisht
edhe për ata që kanë probleme me sinuset, tension të lartë të gjakut ose
probleme me gjumin. Përparësia më e madhe që ka akupunktura kundrejt mjekësisë
perëndimore është se nuk ka efekte anësore. Konceptet thelbësiore të yin-it dhe
yang-ut si dhe energjisë jetike (chi) janë shumë të rëndësishme, po ashtu edhe
të kuptuarit e sistemit të meridianëve. Të gjitha meridianët yang të trupit
takohen në kokë, duke lehtësuar qarkullimin e gjakut dhe të energjisë chi aty.
Një mendje e kthjellët dhe kokë pa dhimbje
varen shumë nga qarkullimi i mjaftueshëm i energjisë chi dhe gjakut, si dhe
një balancë e forcave yin dhe yang. Trajtimi me akupunkturë mund të harmonizojë
organet, të ekuilibrojë energjitë yin dhe yang, si dhe të zhbllokojë meridianët
e bllokuar.
Xhoana nga USA
"Më ndryshoi jeta, m'u duk sikur kisha gjunj të rinj, një mrekulli"
Ndërsa Peter thotë se sa herë që lëviz supin, bërtet nga dhimbja dhe vetëm me
një seancë akupunkture ai pa që dhimbja ishte zhdukur si me magji.
Akupunkturisti kinez në SHBA na sqaron se akupunktura ka mbi 20 vjet atje dhe
është përdorur për shërimin e një sërë sëmundjesh, ndërkohë që Kinë është
përdorur për mijëra vjet.
"Akupunktura trajton pothujase gjithcka që nga alergjitë tek dhimbjet, e deri
tek problemet gastrointestinale.Pra një gamë të gjerë sëmundjesh kronike. Ajo
gjithashtu përdoret për mirëqënien e përgjithshme të trupit dhe për të forcuar
sistemin imunitar. Pra nuk duhet ta bëni vetëm kur keni dhimbje apo kur
sëmureni. Efektet e akupunkturës mund t'i ndieni pas 20-30 minutave të terapisë,
por ka raste edhe pas disa seancave."
Një tjetër mjek amerikan shprehet...
"Gjilpërat e akupunkturës ngulen në afërsi të nervave po nuk futen tek nervat
dhe ato i stimulojnë këto nerva dhe më pas dergojnë sinjale në tru.
Më pas truri juaj lëshon një substancë që quhet endorfinë dhe ky është
mekanizmi që mendojmë se si akupunktura funksionon dhe se si ajo arrin të heqë
dhimbjen".
Pothuajse i gjithë Hollivudi në dashuri me gjilpërën...
Penelope Cruz ka nxjerrë disa foto ku shfaqet me gjilpëra në vesh.
Supermodelja Kate Moss e përdori akupunkturën për të lënë drogën dhe për të
lehtësuar astmën dhe artritin.
Oprah Winfrey gjithashtu e përdor akupunkturën rregullisht. Modeli Iman
Abdulmajid e përdor për shëndetin në përgjithësi, ndërkohë kanceri i Valerie
Harper's u kurua 90 % nga kjo terapi. Sheryl Crow përjetoi një përmirësim të
madh nga përdorimi i bimëve kineze për të kuruar kancerin e gjirit. Këngëtarja
Celine Dion nëpërmjet akupunkturës arriti të ngelte shtatzënë me binjakët e saj
në moshën 42-vjeçare. Ajo e ndihmoi Mariah Carey-n me këshillën e saj për
përdorimin e akupunkturës, e cila lindi dhe ajo binjakë në moshën 40-vjeçare.
Aktorja Natalie Portman tha se akupunktura e ndihmoi në reduktimin e stresit
gjatë shtatzënisë, ndërkohë Kate Winslet shprehet se kjo metodë i ka ulur
dhimbjet. Dr. Sunita Kapur nga një spital në Nju-Delhi thotë se akupunktura mund
të stimulojë sistemin hormonal tek femrat dhe të ndihmojë për ngeljen shtatzënë.
Është një kurë e mrekulllueshme për dhimbjet e artritit, migrenës dhe
tendosjes së muskujve. Këngëtarja Gwen Stefani arriti të shpëtonte nga migrena
falë akupunkturës, si dhe trajtoi me të djalin e vet të vogël. Ka disa yje të
tjerë të njohur që me akupunkturë kanë trajtuar kafshët e tyre shtëpiake.
(Albana) |