|
Description:
|
|
Sëmundjet degjenerative janë si rrudhat e fytyrës, që shfaqen dhe thellohen
me moshimin. Ky ndryshim është i pakthyeshëm. Shumica e dhimbjeve në sup, qafë,
bel dhe këmbë vjen nga sëmundjet degjenerative të nyjeve.
Këto sëmundje mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit, por ato në gju janë më
të shumta, pasi gjurit i ngarkohet pesha e madhe e trupit. Si rezultat, gjuri
lëndohet më shpesh.
Të moshuarit torturuohen nga sëmundjet kronike
Dhimbja është një përvojë dhe ndjenjë jo e mirë që lind nga lëndimet. Në
klinikë, më të shpeshtat janë dhimbjet kronike të shkaktuara nga lëndimi i
muskujve dhe kockave. Të moshuarit janë ata që vuajnë më shpesh nga këto
sëmundje kronike.
Sipas të dhënave të vitit 2016 në Kinë, dhimbjet e qafës e të mesit, muskujve
e të kockave, përfshi artritin bëjnë pjesë tek 10 vendet e para të moshimit. Në
ShBA, shpenzimet mjekësore për dhimbjet e mesit dhe humbja ekonomike që ka
ardhur nga sëmundje kapin një shifër vjetore prej 85 miliardë dollarësh
amerikanë.
Dhimbjet në qafë, sup, bel dhe këmbë shpërfillen
Në përgjithësi, dhimbjet kronike tek të moshuarit shfaqen në forma të
ndryshme. Shumica e dhimbjeve nuk mund të lehtësohen dhe kontrollohen
plotësisht. Simptomat e sëmundjeve janë në mënyrë të paqëndrueshme dhe të
parregullta. Si rezultat, këto sëmundje mund të shpërfillen dhe trajtimet
mjekësore shtyhen për disa muaj si dhe disa vite.
Dhimbjet në qafë, sup, bel dhe këmbë vijnë nga stili i jetësës
Arsyet e këtyre dhimbjeve lidhen kryesisht me qëndrimin e papërshtatshëm
trupor, lëndimin e kyçeve, nivelin e humorit, klima etj.
Arsyet kryesore të këtyre dhimbjeve:
1. Moshimi: me procesin e plakjes, funksioni i nyjeve degjenerohet dhe ulet
forca dhe toleranca e muskujve.
2. Pakësimi i aktiviteteve: me ndryshimin e metodave të jetës moderne, u
pakësuan aktivitetet e përditshme, duke përshpejtuar degjenerimin e funksioneve
të nyjave dhe muskujve.
3. Sjelljet e papërshtatshme: sjelljet e papërshtatshme për një afat të
gjatë, si për shembull, shtrirja në divan për shikimin e programeve televizive
mund të shkaktojë dhimbjet e qafës dhe të belit, përdorimi i celularit dhe i
komputerit mund të shkaktojnë dhimbjet e supit dhe të gishtërinjve.
Kur keni simpotima si dhimbje në sup e në gjymtyrë të sipërme, marramendje,
shtrëngim në gjoks, dobësim të shikimit, djersitje të shumtë, gjum jo të mirë
etj, mund të vuani nga spondiliartroza e qafës.
Kur keni simptomat si dhimbjet në bel dhe gjymtyrë të poshtme, mpirja dhe
pafuqshmëria në gjymtyrë të poshtme, vështirësi në urinim etj, duhet të
kontrolloni mesin.
Përse sëmundjet e muskujve dhe kockave na bezdisin gjithmonë?
1. Shumica e pacientëve shpërfillin masat parandaluese, nuk iu kushtojnë
vëmendjen e madhe sjelljeve dhe zakoneve të shëndetshme
Gjyshi Wang 63 vjeç u prek nga dhimbja e mesit dhe nuk mund të qëndrojë dhe
ecë në këmbë. Pas ndërhyrjes simptomat e dhimbjes u lehtësuan. Më vonë, ai erdhi
për disa herë në klinikë për trajtim të vazhdueshëm. Më në fund, mjeku zbuloi
arsyen e dhimbjes së tij. Gjyshi Wang pëlqen të luajë shah, prandaj ai qëndronte
ulur për një kohë shumë të gjatë. Mjeku i sugjeroi që të bëjë stërvitje të
përshtatshme dhe të pakësojë kohën e uljes, për ta parandaluar dhimbjen e belit.
Por ai qeshi dhe refuzoi këtë sugjerim, për shkak të dashurisë së madhe për
shahun.
2. Simptomat në fazën e hershme mund të shpërfillen dhe humbet rasti i
trajtimeve mjekësore
Një paciente 52 vjeçare, vuante nga dhimbja e kyceve për 5 vjet. Kjo simptomë
u përkeqësua gradualisht. Kur problemi i saj ishte më serioz, ajo kishte
vështirësi që të ngjiste shkallët apo të ecte. Por ajo u ngarkua me punët
shtëpiake dhe nuk shkoi për mjekim në klinikë, duke duruar për 5 vite. Më në
fund, ajo nuk mund të ecte për shkak të ënjtjes së këmbës së djathtë. Ajo vuante
nga artrit dhe atrofia e muskujve në këmbën e djathtë, sëmundje kjo serioze.
3. Mosrespektimi i sugjerimeve të mjekut
Sëmundjet kronike janë formuar nga arsyet e ndërlikuara dhe me sëmundjet e
tjera komplekse, prandaj metodave të trajtimit u nevojitet koha e gjatë. Shumë
pacientë s'mund të përmbushin me seriozitet sugjerimet e mjekëve dhe nuk kanë
durim për trajtim afatgjatë.
Çfarë janë metodat dhe qëndrimet e përshtatshme përballë këtyre dhimbjesh
kronike?
1. Dhimbja e qafës
Rregullimi i lartësisë së jastëkut: jastëku mund të ndihmojë ruajtjen e
pozicionit të përshtatshëm të kokës dhe qafës. Gjatësia e jastëkut duhet të jetë
10-16 centimetra më e gjatë se gjatësia e supeve. Lartësia e jastëkut duhet të
jetë 10-15 centimetra.
Heqja dorë nga veset e këqia: Shmangia e luajtjes së lojërave elektronike dhe
shikimit të programeve televizive për një kohë të gjatë. Duhet të bëjmë
stërvitje të përshtatshme të qafës gjatë kohës së gjatë të punës në tavolinë.
2. Dhimbja e supit
Të moshuarit duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe ngrohtësisë së nyjës së
supit. Në verë, nuk duhet të lahet sup me ujë të ftohtë, nuk duhet të qëndrojnë
në dhomë me kondicioner për një kohë të gjatë. Nëse ka probleme të dhimbjes së
supit, duhet të shkoni në spital për terapinë e përshtatshme dhe të bëni
stërvitje të përshtatshme.
3. Dhimbja e belit
Gjatë ngritjes së rëndesave, duhet të keni kujdes që të mos dëmtoni mesin.
Përveç kësaj, duhet të keni kohë pushimi gjatë punës fizike. Është më mirë që të
pushoni rreth 5 minuta në çdo orë. Nuk duhet të lejoni që era e ftohtl dhe
lagështia të depërtojnë në trupin tuaj.
4. Dhimbja e këmbëve
Dhimbja e këmbëve vjen kryesisht nga artriti, që është shkaktuar më shpesh
nga ngarkesa e tepërt e nyjave të këmbës. Duhet të zbuloni më herët problemin
dhe të bëni analiza dhe trajtimet mjekësore. Kontrolli i peshës, ulja e
ngarkesave të trupit, ndërmarrja e masave të nevojshme të terapisë fizike,
mjekimeve, kirurgjisë etj. (Xu Guang) |