|
Description:
|
|
Dimri është stina më e ftohtë e vitit prandaj duhet të tregohemi tepër të
kujdesshëm gjatë kësaj stine. Mjekët kinezë theksojnë rëndësionë e mbrojtjes nga
i ftohti dhe era dhe për ruajtjen e temperaturës së trupit. I ftohti i tepërt
ndikon sistemin kardiovaskular, po ashtu ju shkakton probleme në sistemin e
frymëmarrjes, endokrinal, probleme në lëkurë etj.
Dimri është stina e rezervimit të energjisë "Yang"
Për shkak të ftohtësisë në dimër, mund të kenë më shumë probleme në
qarkullimin e gjakut dhe të energjisë chi në trup. Kjo shkakton sëmundje ose
përkeqësimin e sëmundjeve të vjetra.
Në dimër, rezervohet energjia "Yang", qarkullimi i energjisë chi dhe gjakut
ngadalësohet dhe ulet niveli i djersitjes. Veshka është organi ujit që lulëzohet
në dimër, prandaj duhet t'i kushtojmë vëmendje ruajtjes së shëndetit të
veshkave.
Në dimër, thahen bimët dhe mungojnë ngjyrat. Kjo pamje e zymtë mund të na
sjellë rënie të humorit dhe zemërim, depresion sezonal etj.
Karakteristika kryesore e dimrit është ftohtësia, e cila mund të ngacmojë
energjinë "Yang" të trupit. Pas dëmtimit të energjisë "Yang", funksionet
fiziologjike mund të frenohen. Fenomenet e zakonshme të dëmtimit të energjisë
"Yang" përfshijnë dhimbjen e stomakut, të kockave etj
Veshka është organi i dimrit. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze,
veshka është baza e rezervës dhe burimi i jetës. Ky organ mund ta rregullojë
sistemin e trupit për ta përshtatur ndryshimin e klimës në dimër, duke shmangur
sëmundjet. Prandaj, sekreti i ruajtjes së shëndetit në dimër është kujdesi ndaj
veshkave dhe mbrojtja nga sulmi i ftohtësisë.
Sugjerimet konkrete të mjekësisë tradicionale kineze përfshijnë: fjetja e
herët dhe ngritja vonë Garantimi i gjumit të mjaftueshëm favorizon rezervimin e
energjisë "Yang". Duhet të visheni me rroba të trasha për ta mbrojtur vetën nga
i ftohti.
Temperatura e shtëpisë duhet të jetë e përshtatshme. Në dimër, mjedisi i
jashtëm është shumë i ftohtë dhe ekziston ndryshimi i madh i temperaturës jashtë
dhe brenda. Temperatura e dhomës duhet të ruhet nga 16-20 gradë. Më ideale do të
ishte temperatura 18 gradë. Niveli i lagështisë duhet të jetë 30-80%. Përveç
kësaj, në dimër duhet të hapen dritaret për ajrosje për të shmangur bakteriet të
cilat shumohen në ambjente të nxehta.
Në dimër, duhet të flemë herët dhe të ngrihemi më vonë. Orari më i
përshtatshëm për zgjimin në mëngjes është daljes së diellit. Duhet të flini
herët në darkë për të rezervimin e energjisë "Yang" dhe të ngrohtësisë së
trupit.
Ushqimi që duhet të konsumoni në dimër
Dietologët kinezë sugjerojnë që në dimër duhet të konsumoni ushqime të buta
dhe të ngrohta. Sipas karakteristikave të trupit, mund të përzgjedhni ushqimet
me nxehtësi të lartë dhe proteina të pasura, si mish, fasule, arra, gështenja
etj.
Mos hiqni dorë plotësisht nga stërvitja në dimër
Për shkak të klimës së ftohtë në dimër, shumë njerëz nuk dëshirojnë të
zhvillojnë stërvitje jashtë shtëpisë. Por, stërvitja në dimër favorizon
shëndetin e trupit. Shëtitja, vrapi i lehtë gjimnastika etj., janë llojet më të
përshtatshme të stërvitjes në dimër. Meqenëse në dimër muskujt janë më të ngurtë
dhe lakueshmëria e kyçeve s'është e mirë këshillohet që të bëni nxemje përpara
stërvitjes. Të moshuarit dhe fëmijët nuk duhet të bëjnë stërvitjet tepër të
forta.
Rrezet e diellit në dimër favorizojnë shtimin e energjisë "Yang"
Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, metoda më e mirë e ruajtjes
së shëndetit është veprimi që përputhet me ligjet e natyrës. Rrezet e diellit në
dimër janë shumë efikase për ruajtjen e shëndetit. Dielli mund t'na japë
energjinë e "qiellit", duke stimuluar rritjen e energjisë "Yang" në trup.
Ndriçimi i diellit në dimër mund të shtojë qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe
organet e brendshme, të forcojë metabolizimin dhe imunitetin.
Jini optimistë
Pika e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit në dimër është rezerva. Duhet të
ruani një gjendje të qetë të brendshme dhe të pakësoni luhatjet e humorit , duke
mbajtur një qëndrim pozitiv. Mos u merrni me vogëlsira. Personat që janë të
irrituar këshillohet të bëjnë më shumë shëtitje në diell apo dhe aktivitete të
tjera që e qetësojnë. |