|
Description:
|
|
Anija spital e Forcave Detare Kineze "Arka e Paqes" mbërriti në mes të
dhjetorit në ishullin Atauro, një ishull i vogël 25 km në veri të Dili-t,
kryeqytetit të Timorit Lindor. Në këtë ishull gjenden 5 fshatra dhe jetojnë
rreth 12 mijë banorë. Atje ka vetëm një spital, që u ndërtua në vitin 1962. I
gjithë stafi mjekësor në këtë spital përbëhet nga 8 mjekë dhe 4 infermerë.
Anija spital "Arka e Paqes" ka tetë salla operacioni, shtatë dhoma vizitash
dhe 300 shtretër, duke i mundësuar stafit prej 110 vetash të punojnë njëherësh
në bordin e saj. Kjo nuk është hera e parë që anija spital e Kinës përfshihet në
misione humanitare.
Midis viteve 2010 dhe 2015, anija ka vizituar 29 vende në rajonin e Azisë,
Afrikës, Amerikës dhe të Oqeanisë, duke u mundësuar shërbime falas mbi 120,000
njerëzve.
Anija nisi misionin e saj 8-ditor në Dili. Në orët e para të mëngjesit një
nga ekipet mjekësore në anijen spital që ofron medikamente dhe pajisje
mjekësore, u nis me 3 varka drejt ishullit Atauro. Dallgët mes Dilit dhe
ishullit Atauro mund të arrijnë në një lartësi prej afro 2 metrash, duke e
vështirësuar punën për ekipin kinez. Pas udhëtimit të vështirë, ekipi mjekësor
mbërrin në ishullin Atauro.
Komandanti i anijes Sun Tao na shpjegon më tej hollësirat:
"Për të transportuar pajisjet mjekësore dhe medikamentet në këtë ishull,
nevojiten të paktën 2 orë me varka. Gjatë rrugës hasemi me shumë vështirësi, mes
të tjerave, disa nga anëtarët e stafit i zuri deti. Me të mbërritur në spitalin
e ishullit pamë që teknikat mjekësore dhe pajisjet ishin të prapambetura.
Prandaj, në këtë zonë kërkesa mjekësore është tepër e lartë. Përveç kësaj, moti
i nxehtë na ka sjell vështirësitë e veta. Por, pasi pamë kushtet kuptuam se sa
shumë nevojë kanë këta banorë për shërbimet tona shëndetësore."
Ishulli i vogël Atauro me rreth 12 mijë banorë është edhe vendlinjda e zonjës
së parë të Timorit Lindor, Cidalia Guterres. Ajo është përkushtuar shumë për
problemin e shëndetit të banorëve në ishull, prandaj erdhi në ishullin Atauro
për t'u njohur me misionin tonë të shëndetit.
Ja si shprehet Cidalia për mediet:
"E dimë se banorët e këtij ishulli përballen me shumë lloje vëshitirësish dhe
jemi të shqetësuar për këto probleme. Timorit Lindor i mungojnë shërbimet
shëndetësore, por gjendja më serioze është në ishullin Atauro. Prandaj, i
falënderoj mjekët kinezë që erdhën këtu dhe u jemi shumë mirënjohës ambasadës
kineze në Timorin Lindor dhe qeverisë kineze."
Një infermier i vjetër që ka punuar për shumë vjet në ishull tha se banorët e
ishullit vuajnë nga shumë sëmundje. Në këtë stinë, sidomos problemet e lëkurës
dhe zemrës janë më seriozet. Prandaj, pacientët dhe mjekët e ishullit pritën me
padurim ardhjen e ekipit mjekësor kinez.
"Së pari, mungon uji. Së dyti, nuk kemi sasi të mjaftueshme medikamentesh,
megjithëse sistemi i furnizimit të ilaçeve përmes internetit zgjidh disa
probleme, por përsëri kemi mungesa. Para dy javësh, mësuam se do të na vizitojë
ekipi mjekësor kinez dhe njoftuam banorët e ishullit. Përgatitëm një ambulancë
për të transportuar pacientët që jetojnë në zona të thella. Ata kanë pritshmëri
të lartë dhe shumë konsideratë për mjekët kinezë."
Në ishullin Atauro ka vetëm 8 mjekë, 3 prej të cilëve qëndrojnë gjithnjë në
Spitalin dhe 5 të tjerë janë mjekë familje që lëvizin nëpër shtëpitë e 9
fshatrave në ishull. Për shkak të kushteve të vështira të sistemit të
transportit shumë banorë nuk duan ndihmë mjekësore. Disa sëmundje të lehta
përkeqësohen dhe puna jonë vështirësohet më tej. Për shembull, një femër u
kafshua nga një insekt helmues dhe nuk kërkoi ndihmë mjekësore, tani plaga e saj
u qelbëzua. Ekipi mjekësor i anijes spital të Kinës e zgjidhi këtë problem
përmes një kirurgjie të lehtë dhe zonja u ndje shumë e lumtur.
"Është fantastike. Më parë, kisha shumë dhimbje në të gjithë trupin. Pas
ndërhyrjes mjekësore, të gjitha problemet janë zgjidhur. Mjekët kinezë kanë
teknologji të lartë dhe ma zgjidhën problemin brenda disa minutave."
Mjekët kinezë jo vetëm zgjidhën problemet e pacientëve, por shtuan dhe
gjallërinë e mjekëve lokalë. Një mjek i ishullit u shpreh se ata që punuan tërë
vitin në ishull, janë mjekë të përgjithshëm. Ishullit i mungojnë mjekët e
posaçëm. Ekipi mjekësor i anijes spital të Kinës solli specialistë që arritën të
zgjidhin shumë probleme.
"Ndihem krenar që shumë specialistë nga Kina, një vend i madh, erdhën në
ishullin tonë Atauro. Këtu erdhën specialistë të ORL-së dhe kirurgë. Ata na
dhanë shumë ndihmë. Të gjithë mjekët në këtë ishull janë mjekë të përgjithshëm,
që kanë vështirësi të madhe për zgjidhjen e problemeve të veçanta. Ky është një
ishull pak i veçuar nga qytetet me spitale të madhe. Por, specialistët kinezë
erdhën këtu me ilaçe dhe pajisje, duke na ofruar ndihmë të madhe."
Ai shtoi se nuk ka lindur në këtë ishull, por qëndroi atje sepse banorët
ishin shumë bujarë. Ai e pëlqen jetën në këtë ishull. Mjekët kinezë po ashtu nuk
lindën në këtë ishull, por bënë përpjekje të mëdha për t'u risjellë shëndetin
dhe shpresat banorëve. Më 16 dhjetor, ekipi mjekësor i anijes spital të Kinës
ofroi shërbime për 484 banorëve.
Për këtë flet shefi Sun Tao:
"Kisha besim që shërbimet mjekësore të ofruara në rajonet me kushte të
vështira mjekësore mund të kenë efekte më të mira. Banorët vendas mund të njohin
më tej popullin kinez, të njohin praktikat e punës së mjekëve tanë ushtarakë.
Kjo mund të shtojë njohjen reciproke, miqësinë dypalëshe, duke na ofruar më
shumë përvojë në shërbimet humanitare. Mendoj se popullit të Timorit Lindor i
nevojiten shërbimet tona dhe ne jemi shumë të lumtur që mund të ofrojnë këtë
ndihmë."(Xu Guang) |