|
Description:
|
|
Për t'u dobësuar duhet të konsumoni ujë. Uji ju ndihmon të shkarkoni helmet
nga organizmi, përshpejton procesin e tretjes, ul fryrjen e zorrëve, ruan pehash
të qëndrueshëm dhe rrit metabolizmin. Prandaj konsumoni pa frikë mbi 3 litra ujë
në ditë.
Duhet që ujin të ketë temperature e ambjentit dhe jo i ftohtë. Në mëngjes
sapo zgjoheni këshillohet të pini 2 gota ujë, me pak limon dhe mjalt dhe të hani
mëngjes pas 30-40 minutash. Disa preferojnë që të shtojnë dhe pak xhenxhefil apo
gjethe menteje kësaj pije të mëngjesit. Do të shihni rezultate të shkëlqyera pas
2 javësh, më e pakta do të do keni më shumë energji dhe do të dukeni më të rinj.
1. Mëngjes i bollshëm
Të gjithë ne bëjmë një jetë të ngarkuar me punë dhe ndoshta nuk kemi kohë të
mjaftueshme. Shumë prej nesh zgjohen vonë dhe nuk hanë mëngjes, në këmbim të
disa minutave më shumë gjumë. Në këtë mënyrë ju sabotoni organizmin në shumë
mënyra.
Nëse jeni zgjuar rrallëherë ndodh që të qëndroni 8 orë pa ngrenë diçka.
Sigurisht, kur flini ju nuk konsumoni ushqim. Gjatë kësaj kohe metabolizmi juaj
ngadalësohet dhe zgjohet me zgjimin tuaj. Përfitoni nga ky moment, duke
konsumuar një mëngjes të shëndetshëm në mënyrë që trupi juaj ta tresë në mënyrë
natyrale. Në këtë mënyrë ju rregulloni metabolizmin dhe mbani të qëndrueshëm
Indeksin e Masës Trupore.
2. Konsumoni 30 gramë fibra në ditë
Shtoni sasinë e fibrave që merrni çdo ditë, është e njëjta gjë sikur mbani
dietë. Sipas një studimi nga amerikanët, një grup mbajti dietë strikte me
kufizimin e kalorive, sheqerit dhe yndyrnave, ndërsa grupit tjetër iu caktua një
tjetër objektiv: konsumin e 30 gramë fibrave në ditë. Në fund të studimit
3-mujor, të dy grupet humbën peshë dhe tek të dy grupet u pa një përmirësim i
shëndetit kardiovaskular.
3. Proteinat tepër të rëndësishme për muskujt
Femrave u nevojiten 46 gramë proteina në ditë dhe meshkujve 56 gramë. Kjo ka
shumë rëndësi nëse doni të bini në peshë dhe të ruani masën muskulare. Trupit
tuaj i nveojitet më shumë kohë dhe energji për të tretur proteinat se sa i
nevojitet për tretjen e yndyrnave apo karbohidrateve, prandaj duke konsumuar
proteina ju keni ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Megjithatë mos e
teproni me to pasi mund të qëndrojnë në organizëm në formë dhjami.
4. Pini kafe të zezë pa sheqer dhe krem qumështi
Kafeja e zezë ju përshpejton metabolizimin me 12% për 3 orë, sipas studimit
të publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition". Mos e teproni me
të—specialistët këshillojnë deri në 3 filxhanë në ditë për femrat.
6. Konsumoni arrore në vend të patatinave apo ëmbëlsirave
Arroret ju ngopin dhe ju bëjnë të hani më pak, përveç kësaj ato kanë dhe
shumë minerale dhe elemente që ju nevojiten çdo ditë—Gjithashtu një racion
fistikë ka 6 gramë proteina dhe 3 gramë fibra për vetëm 159 kalori.
7. Kujdesni me pijet me sheqer dhe birrën
Vetëm një gotë birrë apo pije tjetër me gaz apo lëng frutash nga kutitë ka
rreth 125 kalori. Përveç kësaj alkooli ju bën që të konsumoni më shumë ushqim.
Sipas një studimi mbi obezitetin, alkooli e bën trurin e femrave më të ndjeshëm
ndaj aromës së ushqimeve, duke i bërë ato të hanë më shumë
8. Kujdesni nga sheqeri në ushqime
Të gjithë e dimë sheqeri nuk bën mirë për rënien në peshë dhe nivelet e
insulinës; marrja me tepricë e sheqerit çon në rezistencë të insulinës dhe
diabet të tipit II. Por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se sheqeri
vepron si një "plehërues" për bakteret "e keqija" në zorrët e tyre, gjë që është
katastrofike për ata që duan bien në peshë.
Dhe sheqeri është kudo duke përfshirë edhe gjithë ato "produkte pa yndyrë"
që kujtonit se ishin të shëndetshme. Ja një listë e shpejtë e ushqimeve plot
sheqer që shumica prej nesh hanë: drithërat (sidomos ato për fëmijë), shprishat
e të gjitha llojeve, mëlmesat, frutat dhe ëmbëlsirat sigurisht, lëngjet, uji i
gazuar, çamçakëzi, karamelet, pluhurat proteinikë, akulloret, pudingu, frutat e
thata, fruta te konservuara, frutat e ngrira, kosi, vera, salcat etj., etj.
Ndoshta tani po mendoni: "Po unë përdor ëmbëlsues artificialë". E dini? Ato
janë edhe më të këqija se sheqeri i zakonshëm, pasi një studim i kryer në
Universitetin Duke tregoi se ato përmbajnë një atom klori që vret bakteret e
mira në zorrën tuaj ashtu si klori vret mikroorganizmat në pishina. Mos u besoni
fjalëve përëmbëlsues pa sheqer. Si është puna që nuk ju pëlqen ushqimi i
vërtetë? Jeni përtacë? Nëse jeni vërtet të tillë, shumë keq, ndoshta do të
vdisni dhjetë vjet më shpejt. E dimë, strategjia "Jo sheqerit" kërkon që të
hiqni dorë nga shumë prej ushqimeve tuaja të parapëlqyera, diçka që mjaft njerëz
nuk janë në gjendje ta vazhdojnë gjatë. Por duhet të gjeni një mënyrë për t'ia
dale mbanë.
9. Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara jo vetëm që ju shëndoshin, por shtojnë rrezikun edhe
për sëmundjet si diabet, kancer etj
10. Shkruani ato çfarë hani
Mbani një bllok shënimesh dhe shkruani çdo ditë ushqimet që konsumoni. Në
fund të javës do të habiteni se çfarë fusni në stomakun tuaj. Kjo gjë do t'ju
ndërgjegjësojë dhe do të bëjë të tregoheni më të kujdesshëm me mënyrën e të
ngrënit.
11. Mos hani duke parë televizor apo telefonin
Ndoshta të gjithë ne e kemi zakon që kur hamë në të majtën e pjatës vendosim
telefonin dhe shfletojmë facebook-un apo rrjetet e tjera sociale. Ndoshta darkën
e hamë duke parë televizor. Kjo gjë duhet të frenohet pasi në këtë mënyrë ju
mund të ulni kaloritë. Nëse hani të shpërqendruar apo pa e pasur vëmendjen tek
ajo që hani, atëherë ju hani pa vetëdije dhe kështu mund të shtoni në peshë. Nuk
e përtypni mirë ushqimin apo mund të hani dhe shpejt. Ky zakon bën që ju mos ta
vini re kur trupi ju sinjalizon se jeni të ngopur.
12. Më shumë gjumë, më pak kile
Nëse nuk flini sa duhet ju po rrezikoni shëndetin tuaj, pranddaj bëjeni
gjumin prioritet. Nëse nuk flini sa duhet ju prireni për depresion, diabet të
tipit 2 dhe stress, po ashtu dhe plakje të lëkurës.
Studiuesit e Universitetit të Miçiganit pretendojnë se gjumi është përgjigjja
më e mirë për t'u dobësuar. Ata thonë se fjetja një orë më shumë se normalja çdo
natë mundëson rënien e mbi 6 kg në vit. Pagjumësia jo vetëm që të bën të ndihesh
më i lodhur, por edhe të shëndosh. Profesori Ken Wright, i Universitetit të
Kolorados, deklaroi: "Nëse një njeri do të flerë më shumë gjumë, nuk do të hajë
ushqime plot me kalori që konsumohen për të shtyrë kohën. Nëse qëndroni zgjuar
në dy të natës, normale që do të konsumoni ndonjë biskotë apo çokollatë."
13. Hani ngadalë, përtypeni mirë ushqimin
Kur gëlltisim ushqimin me shpejtësi, sistemi i tretjes nuk ka kohë për të
dërguar sinjalin e ngopjes në tru.
Ekspertët këshillojnë se duhet të përtypemi gjatë dhe të marrim kohë për të
shijuar ushqimin. Mjaftojnë 20minuta për t'i dërguar mesazhin trurit. Kur hamë
shpejt, organizmi reagon keq dhe si pasojë shtojmë në peshë. Pra; hani ngadalë
nëse doni të dobësoheni! Nëse hani ngadalë për të paktën 1 muaj, do vini re më
pak kilogramë në peshore. |