|
Description:
|
|
Një psikologe amerikane ka treguar arsyet pse disa njerëz priren për
depresion gjatë festave. Së pari ajo thekson problemet financiare
Nuk është çudi që shumica e njerëzve fillojnë të brengosen se nuk mund t'i
përballojnë financiarisht të gjitha shpenzimet ekstra që i sjell sezoni festiv.
Këto probleme financiare shkaktojnë stres dhe shqetësim
Së dyti ajo përmend vetminë.
Sipas një sondazhi të vitit 2015, 20 për qind e njerëzve ndihen të vetmuar
gjatë festave të fundvitit sepse nuk kanë familjarë apo miq afër ose kanë humbur
një person që e kanë dashur shumë dhe kjo periudhë festive është e vështirë pa
atë person.
Ja si t'i kapërcejmë disa sfida që sjellin festat ]
1. Qetësi mendore
Në fund të vitit, me marrjen e disa ditëve pushim shumë njerëz duan të
udhëtojnë diku për relaks. Por, shumë prej tyre ngarkohen me aktivitete të
ndryshme shoqërore si festa, takimet me miqtë e fëmijërisë etj. Si rezultat,
koha e pushimit shndërrohet në një periudhë tjetër shumë të zënë. Disa njerëz
mërziten për këtë presion gjatë festave, prandaj duhet të merrem me metoda për
qetësimin e mendjes.
Për këtë gjeni një ambient të qetë dhe uluni në një pozicion të rehatshëm.
Pastaj, pyesni veten: "Çfarë po mendoj unë në këtë moment?" provoni që t'i
largoni mendimet hektike në kokën tuaj. Pastaj, mendoni në heshtje ndonjë fjalë,
si "qetësi". Më pas merrni frymë thellë dhe njëtrajtësisht. Mund ta përsërisni
këtë stërvitje për 15-30 minuta. Kjo është jo vetëm një metodë efektive për të
lehtësuar tensionin nervor, por gjithashtu edhe një metodë e mirë për
parandalimin e hipertensionit, dhimbjes së kokës të shkaktuar nga tensionet etj.
2. Ndiqeni lumturinë
Disa persona bëjnë shumë plane për festat si psh- Dita e parë, vizita në
familjen e prindërve; dita e dytë, vizita në familjen e vjehrrit; dita e tretë,
vizita në familjen e të afërmve; dita e 4-t, takim me miqtë e universitetit;
dita e 5-të, vizitë në familjen e miqve etj. Ata mendojnë se nuk mund të
heqin dorë nga asnjë vizitë apo aktivitet, duke zënë të gjithë kohën që kanë për
të pushuar. Kjo mërzitje nuk vjen nga lodhja fizike, por nga emocionet,
shqetësimi dhe pakënaqësia. Nëse s'mund të ndryshoni programin e festës, të
paktën ndryshoni humorin.
Përpiquni të gjeni çfarë ju pëlqen dhe kushtojini vëmendje më të madhe
aspekteve pozitive të takimeve gjatë festës. Çdo mëngjes para nisjes për
aktivitetet e ndryshme, thojini vetes: "Këtë program nuk e ndryshoj dot, atëherë
pse të mos ndryshoj emocionet e mia? Çdo vend që do të vizitoj do të kaloj një
kohë të mirë me miqtë dhe do të mësoj diçka të re dhe nuk do të mërzitem. Rritja
e interesit për aktivitetet do të shërbejë si një mënyrë relaksi dhe do të
shtojë gëzimin tuaj.
3. Zhvendosja e vëmendjes
Vitet e fundit, shumë të rinj kinezë janë tepër të fokusuar tek karriera dhe
nuk dëshirojnë të krijojnë familje herët. Ata gëzojnë lirinë që të mundëson
beqaria dhe detyrat e pakta familjare. Por kur kthehen në familje përballen me
presionin e prindërve, të cilët i kërkojnë të martohen sa më parë. Sipas
traditës kineze, të rinjtë duhet të martohen në moshën e përshtatshme. Por në
kohën moderne, të rinjtë kinezë dëshirojnë të martohen më vonë ose të ruajnë
jetën e tanishme pa preokupime familjare. Gjatë takimeve familjare, të afërmit i
pyesin në mënyrë të pandërprerë mbi çështjen e martesës. Përveç kësaj,
shqetësimet e prindërve në për këtë çështje shkaktojnë uljen e vetëvlerësimit.
Në këtë periudhë, është e papërshtatshme që të rezistoni dhe të kundërshtoni
ndërhyrjen e familjarëve, por duhet ta transferoni vëmendjen apo ndryshoni temë
dhe evitoni emocionet negative. Ndryshimi i temës së bisedës është një teknikë
për marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Kur përballeni me pyetje të ngjashme
nga miqtë dhe familjarët, mund t'i falënderoni ata për merakun që kanë ndaj jush
dhe me kujdes ndërroni temë. Emocionet negative nuk ju bëjnë mirë prandaj
kujdesuni për veten tuaj.
4. Monolog
Kur jemi të rinj, mezi sa i presim festat, pasi konsumojmë ushqime të
shijshme, veshim rroba të reja dhe marrim shumë dhurata. Megjithatë këto mendime
kanë qenë për fëmijët e së kaluarës si dhe për ata që nuk jetonin në familje të
pasura. Sot, jeta është më e pasur dhe më dinamike dhe lumturia e sjellë nga
dhuratat e festës është dobësuar shumë. Disa persona nuk i konsiderojnë më
festat si periudhë të kënddhme, por i shohin si një periudhë për të pushuar. Kur
përballeni me rënien e humorit dhe interesit për festat, mund të bëni monolog me
veten për të gjetur çfarë ju pëlqen. Duhet të përcaktoni çfarë pëlqeni. Ka disa
raste, duhet t'i lini mendimet e vjetra në të kaluarën dhe të rrisni
vetëvlerësimin. Ky është proces i pastrimit të brendshëm. Për këtë, uluni në një
pozicion të rehatshëm dhe shkruani të gjitha mendimet dhe idetë në atë moment |