|
Description:
|
|
Nga sondazhet mbi fituesit e lotarive në Britani, shumica e përfituesve do të
blejnë një shtëpi më të mirë, ndërkohë që vetëm 9% e tyre do të qëndrojnë në
apartament. Pas fitimit të lotarisë, 68% e përfituesve duan të banojnë në vilë.
Përveç kësaj, me fitimin e një lotarie ndryshon dukshëm karriera e fituesve.
Sa më shumë para që të fitojnë aq më shumë gjasa ka që ata të ndryshojnë
karrierën e tyre.
Sipas sondazheve në Suedi, ndër personat që kishin fituar lotari, 12% e tyre
e lanë punën, 24% raujnë vendin e punës por pa të drejtë rroge dhe 16% punojnë
më pak orë gjatë ditës apo javës.
Personat që nuk janë menaxhues të mirë të parasë, edhe kur fitojnë një lotari
ata mund të zgjidhin problemin e përkohshëm financiar. Shumica e fituesve nuk
arrijnë ta ruajnë këtë pasuri dhe e shpenzojnë menjëherë.
Në vitin 1998, në Kanada, Gerald Garsvagen fitoi çmimin e parë të lotarisë
"Super Nr. 7" me një vlerë prej 10 milionë dollarësh amerikanë. Pas kësaj ai
organizoi një festë me miqtë, dnërkohë që të gjitha paratë e fituara i shpenzoi
për 7 vjet.
Imagjinoni nëse këto 10 milionë dollarë do të ishin mbëedhur nga puna e
mundimshme disavjeçare. A do ta shpenzonte Gerald Garsvagen këtë pasuri kaq
shpejt dhe në këtë mënyrë? Sigurisht që jo.
Përse njerëzit kanë qëndrime të ndryshme ndaj parasë? Arsyet kryesore vijnë
nga "llogaritë psikologjike" të ndryshme.
Pasuria e njëjtë me "llogari psikologjike" të ndryshme
Një person që merr pjesë në një koncert do të paguajë çmim bilete 200 juanë.
Para nisjes, ai humbi një kartë telefonike prej 200 juanësh. Megjithëse u
shqetësua shumë nga kjo humbje parash, ai do të shkojë në koncert. Nëse do të
humbte biletën e koncertit me vlerën prej 200 juanësh, ai nuk do të kishte më
dëshirë të blinte një tjetër biletë e kështu do ta linte.
Edhe humbja e kartës së telefonit dhe humbja e biletës së koncertit janë njlë
humbje me të njëjtën vlerë parash. Por pas humbjes së kartës telefonike, ai do
të vazhdojë pjesëmarrjen në koncert, por pas humbjes së biletës së koncertit, ai
nuk do të marrë pjesë në koncert. Përse ndodh kjo?
Arsyeja kryesore vjen nga "llogaritë psikologjike" të shumta brenda trurit.
Karta telefonike dhe bileta e koncertit janë grumbulluar në "llogari
psikologjike" të ndryshme. Si rezultat, pas humbjes së kartës telefonike, në
llogarinë e koncertit, shpenzimi është i pandryshuar me 200 juanë(që është çmimi
i biletës), prandaj ai nuk do të kthejë këtë biletë për të pakësuar shpenzimin e
koncertit dhe do të shkojë në koncert. Pas humbjes së biletës së koncertit, nëse
blen biletën tjetër të koncertit, në llogarinë e koncertit, shpenzimi arrin në
400 juanë, që është tepër i shtrenjtë. Prandaj, shumica e njerëzve do të heqin
dorë nga blerja e një tjetër bilete për koncert.
Reagime të ndryshme të konsumatorëve për mallra të ndryshme me vlerë të
njëjtë, vjen kryesisht nga "llogaritë psikologjike" të ndryshme. Me të njëjtën
logjikë, 1 milion dollarë i grumbulluar nga puna e mundimshme dhe 1 milion
dollarë i fituar në lotari ndodhen në llogari të ndryshme psikologjike.
Për shkak të llogarive të ndryshme psikologjike, pasuritë shpenzohen në
mënyrë të ndryshme. Pasuria e arritur me punë të mundimshme do të shpenzohet me
shumë kursim, ndërsa pasuria e papritur që fitohet në mënyrë shumë të lehtë do
të shpenzohet në mënyrë të shkujdesur. Si rezultat, njerëzit që fitojnë lotari
do të organizojnë festa luksoze për miqtë dhe do të blejnë mallra të ndryshme
luksi, duke e shpenzuar këtë pasuri të papritur brenda një kohe të shkurtër.
Sipas psikologëve, çdo njeri do të ndërtojë llogari të ndryshme psikologjike
sipas arsyeve të ndryshme, për ta menaxhuar pasurinë e vet. Mënyra e bërjes së
parave sigurisht që është një element i rëndësishëm për ndërtimin e llogarive
psikologjike, prandaj ka ndikim të madh tek veprimet e konsumatorëve.
Shpenzimet e qejfit
Zonja Li shkoi për pazar dhe pa një artikull kozmetik me çmim rreth 300
dollarë. Ajo pëlqeu shumë këtë artikull, por nuk e bleu pasi iu duk shtrenjtë.
Por për ditëlindjen, burri i saj ia dhuroi këtë artikull kozmetik, veprim ky që
e gëzoi pa masë zonjën.
Megjithëse zonja Li e kuptoi se pavarësisht se kush e bleu këtë artikull
kozmetik përsëri paratë janë të familjes. Përse ajo mund të ketë një ndjenjë të
ndryshme psikologjike për shpenzim të njëjtë për arsye të ndryshme. Sipas
psikologëve, nëse zonja Li do ta blinte vetë këtë artikull kozmetik ai do të
hynte tek shpenzimet familjare për jetën e përditshme dhe prandaj zonjës ky
shpenzim iu duk i lartë. Por, bashkëshorti i saj ia dhuroi këtë artikull
kozmetik, i cili u përket shpenzimeve emocionale. Por shpenzimet emocionale janë
të paçmuara, prandaj njerëzit do të pranojë me gëzim dhuratë shumë luksoze dhe
nuk dëshirojnë të blejnë mallrat luksoze.
Për shkak të ekzistencës së "llogarive psikologjike", njerëzit e zakonshëm
mund të shpenzojnë shumë shpejt pasuri të papritur, si shpërblimet, pasuria e
dhuruar ose përftimet në lotari. Por nga ana tjetër, ata do të tregojnë shumë
kujdes për pensionet, llogaritë bankare etj, duke u treguar relativisht
konservatorë ndaj këtyre pasurive.
Sipas sugjerimeve të psikologëve duhet të planifikojmë llogaritë e ndryshme
sipas përdorimit të ardhëm të pasurisë. Kjo është një mënyrë e mirë për të
menaxhuar shpenzimet e ardhme. Për shembull, një llogari për shpenzimet mujore
familjare, një llogari për studimet e fëmijëve, një llogari për pensionin etj.
Nëse mund të planifikojmë me qartësi dhe të ta zbatojmë me rreptësi këtë plan,
atëherë nuk do të kemi problem me shpenzimet jashtë kontrollit dhe do të kemi
një jetesë të qetë dhe pa stres për anën financiare.(Xu Guang) |