|
Description:
|
|
Mjedisi i mirë dhe i ngrohtë mjekësor duhet të krijohet jo vetëm nga mjekët
të predispozuar për të ndihmuar, por edhe nga pacientët me njohuri shkencore
mjekësore.
Një mjek shprehet se pak kohë më parë u prek shumë nga rasti i një të
moshuare. Një zonjë 95-vjeçare u shtrua në spital për shkak të kancerit në
stomak në fazë të vonshme. Ajo ishte shumë e dobët dhe vuante gjithashtu edhe
nga mushkria, probleme me infeksionin dhe ujin e tepërt, kishte ethe dhe
shkurtim të frymëmarrjes. Mjeku në detyrë iu shpjegoi familjarëve të saj
situatën konkrete të sëmundjes dhe vështirësinë e shpëtimit të saj. Fëmijët e
zonjës pasi diskutuan shkurtimisht në korridorin pranë dhomës së shpëtimit
shprehën vendosmërinë e tyre për ta shpëtuar jetën e nënës, pavarësisht nga
probabiliteti i ulët për shpëtimin e saj dhe nga kostoja e lartë.
Mjekët nisën menjëherë punën dhe e dërguan në dhomën e oksigjenit dhe nisën
trajtimin me antibiotikë të fortë. Por problemi i shkurtimit të frymëmarrjes nuk
u përmirësua në mënyrë të dukshme dhe përveç kësaj u shtua dhe fenomeni i
ndalimit të pulsit. Mjekët u përpoqën me shumë mënyra përfshi shtypjet në zemër
dhe vendosjen e tubave të frymëmarrjes dhe në fund zonja ia doli, iu rikthyen të
rrahurat e zemrës. Më pas ajo u dërgua në pavijonin e trajtimit intensiv.
Kjo situatë përsëritet pothuajse çdo ditë në këtë pavijon.
"Shumë mjekë të pavijonit ku punoj ndeshen shpesh me misionin e shpëtimit të
jetës. Nuk mund të flas me siguri për të ardhmen e shëndetit të zonjës, por mund
të parashikoj dy rezultate: Së pari, pas shumë procedurave mjekësore gjatë
procesit të shpëtimit për disa ditë ose disa javë, kjo zonjë largohet nga jeta
pas përvojave të dhimbshme të shpëtimit. Së dyti, kjo zonjë arrin të shpëtojë me
sukses nga metodat e ndryshme mjekësore. Pas disa javësh ose 1-2 muajsh, ajo do
të dërgohet përsëri tek dhoma e kujdesjes intensive, për të provuar procesin e
shpëtimit. Por në fund, kjo zonjë do të largohet nga jeta.
Mjekësia nuk na bën të pavdekshëm. Askush nuk mund të jetojë përjetë. Lindja,
moshimi, sëmundja dhe vdekja janë 4 procese të pashmangshme të jetës, njësoj si
4 stinët e natyrës që ndërrohen me radhë. Por, në jetën aktuale, kemi shpresa
tepër të lartë për mjekësinë dhe besojmë se mjekët janë "magjistarë" që mund ta
shpëtojnë gjithmonë jetën e pacientit. Në fakt, mjekësia trajton sëmundjet dhe
ofron ndihmë mjekësore për pacientët. Çdo njeri preket nga shumë sëmundje, si
gripi i zakonshëm, hipertensioni, diabeti, plagosja serioze, kanceri etj. Por,
shumë sëmundje janë të pashërueshme. Nëse nuk kemi qëndrimin e përshtatshëm ndaj
sëmundjes dhe kërkojmë gjithmonë shërimin e plotë të saj, në fund do të
zhgënjehemi.
Mjekësia është e ndryshme nga shkencat e tjera natyrore, për shkak se mjekët
përballen me pacientë të ndryshëm. Prandaj, ekzistojnë elemente të
paparashikueshme në mjekësi. S'mund të parashikojmë rezultatet e mjekimit. Për
pacientët me fenomenet e ngjashme, kjo metodë mjekësore mund të jetë shumë e
efektshme, por jo me siguri. Çdo pacient ka karakteristika të ndryshme fizike
dhe psikologjike.
Çdo individ do të përballet në mënyrë të pashmangshme me sëmundjen dhe
vdekjen. Nëse e dimë me siguri llojin e sëmundjes, kuptojmë ndërlikimin e
kufizimin e mjekësisë, kuptojmë përpjekjet e mjekëve, mund të kemi përvoja më të
mira gjatë mjekimit.
Ja disa sugjerime:
Së pari, respektimi i jetës. Duhet të pranojmë 4 proceset e pashmangshme të
jetës: lindja, moshimi, prekja nga sëmundjet dhe vdekja. Objektivi më i lartë i
jetës është të jetojmë të lumtur dhe me një cilësi jetese të lartë. Pra, nëse
jetëgjatësia juaj është 80 vjet, duhet të kaloni këtë 80 vite me lumturi dhe
gëzim dhe mos u plakni parakohe për shkak të lodhjes së tepërt, shqetësimeve dhe
sëmundjeve serioze. Por është e panevojshme që të zgjatet jeta juaj deri në 81
vjeç me tuba për frymëmarrje artificiale dhe ndërhyrje të tepërta mjekësore, që
kërkon kosto të lartë dhe shkakton shumë dhimbje tek pacienti. Pavarësisht sa
është gjatësia e jetës, duhet të çmojmë jetën dhe ta gëzojmë atë. Duhet të
mendoni që nuk jeni të pavdekshëm dhe vdekja do të vijë një ditë.
Së dyti, respektimi i sëmundjes. Duhet të pranojmë ekzistencën e sëmundjes,
të mësojmë metodat e drejta të trajtimit dhe të jemi optimistë.
Ekzistojnë dy koncepte të gabuara mbi sëmundjet:
1. Parja e sëmundjeve si armiq dhe zhvillimi i luftës së vështirë me të. Më
në fund, lufta do të shkaktojë humbje të madhe të energjisë trupore. Për
shembull, një pacient i prekur nga virusi i hepatit B, ka përdorur shumë ilaçe
të shtrenjta për të vrarë virusin. Por më në fund, shëndeti i tij u përkeqësua
tek ceroza, meqenëse këto ilaçe vranë jo vetëm virusin e hepatit, por edhe
qelizat e shëndetshme të trupit.
2. Qëndrim negativ ndaj sëmundjes. Disa njerëz shqetësohen shumë nga sëmundja
dhe humbasin shpresën për jetën e ardhme. Disa njerëz hoqën dorë nga trajtimi i
nevojshëm mjekësor. Këto masa të papërshtatshme mund të nxitin edhe përkeqësimin
e mëtejshëm të sëmundjes.
Sipas opinioneve të mjekësisë moderne, duhet ta përballojmë sëmundjen me
optimizëm dhe gjakftohtësi. Duhet të jemi gati për trajtimin e sëmundjeve për
një periudhë të gjatë, veçanërisht ndaj sëmundjeve kronike ose kancerit etj.
3. Respektimi i mjedisit të mjekimit. Mjedisi i jetës s'mund të ndryshohet
brenda kohës së shkurtër, por mund të adaptohemi me këtë mjedis. Për shembull,
në dimër, duhet të vishemi më trashë; në verë më hollë. Mjedisi i mjekimit duhet
të formohet së bashku nga mjekët dhe pacientët. Në momentin që gjithkush e
kupton dhe pranon thellësisht jetën dhe ekzistencën e sëmundjes, jeta e tij mund
të bëhet më cilësore. (Xu Guang) |