|
Description:
|
|
Sëmundjet e mëlçisë janë shumë të përhapura në Kinë. Sipas të dhënave, në
Kinë, ka shumë pacientë të prekur nga ceroza, me virusin e hepatit B etj. Në
fakt, elementet psikologjike shkaktojnë ndikimet e dukshme ndaj pacientëve të
prekur nga sëmundjet e mëlçisë. Pas diagnostikimit të sëmundjeve, shumica e
pacientëve janë të tronditur dhe pësojnë shok psikologjik, gjë që shkakton
stres, depresion, pagjumësi, ndjenjë inferioriteti etj.
5 burimet kryesore të presionit të pacientëve të prekur nga sëmundjet e
mëlçisë.
1. Shëndeti:
Pasi pacianti mëson për sëmundjen, shqetësohet së tepërmi dhe ka dëshirë të
madhe për rikthimin e shëndetit.
2. Ekonomia:
Procesi i trajtimit të sëmundjeve të mëlçisë mund të zgjasë për një kohë të
gjatë. Pacientët duhet të përdorin ilaçet e duhura për një kohë të gjatë.
Ngarkesa ekonomike e shkaktuar nga kostot e trajtimi i sëmundjeve është edhe
burimi kryesor i presionit.
3. Komunikimi shoqëror
Për shkak se disa sëmundje të mëlçisë janë infektive, pacientët e prekur nga
to ngarkohen me presion të lartë psikologjik. Ata përballen me vështirësinë në
komunikimin shoqëror. Ky presion psikologjik mund të shkaktojë ndjenjë
inferioriteti.
4. Puna dhe studimi:
Sigurisht që prekja nga sëmundjet shkakton disa ndikime ndaj aktiviteteve të
ndryshme të ditës si studimi dhe puna. Pacientët shqetësohen së tepërmi për
punën dhe studimet.
5. Përgjegjësia familjare:
Ky presion shfaqet kryesisht tek pacientët e rinj ose ata në moshë të mesme.
Këta pacientë përgjigjen për anën ekonomike të familjes. Sëmundjet e papritura
do të sjellin goditjet e madhe për tërë familje.
Burimet e presionit ndikojnë efektet e trajtimeve mjekësore
Këto burime të presionit mund të shkaktojnë tension të lartë psikologjik.
Nëse nuk zhvillohen ndërhyrjet dhe trajtimi i tyre psikologjik, humori i tyre do
të përkeqësohet vazhdimisht, duke sjellë ndikim negativ për cilësinë e jetës dhe
efektet e trajtimeve mjekësore. Në disa gjendje, humori i keq sjell prekjen ndaj
viruseve.
Për shembull, pacientët e prekur nga hepati B. Virusi i hepatit B është
elementi i nisjes së fenomeneve të sëmundjes. Më vonë, dëmtimet dhe plagosja e
qelizave të imunitetit, çrregullimet e sistemit të imunitetit bëhen elementet
kryesore të dëmtimeve në mëlçi.
Humori i keq si shqetësimi, depresioni, frika etj., mund të sjellin ndikime
negative për sistemin e imunitetit, duke frenuar aftësinë e luftimit të viruseve
nga sistemi imunitar. Në të njëjtën kohë, humori i keq mund të shtojnë tensionin
e arterieve dhe të pakësojë qarkullimin e gjakut në mëlçi, duke ndikuar
funksionet normale të mëlçisë.
Nevoja e trajtimeve psikologjike
Trajtimi psikologjik është tepër i nevojshëm për pacientët e prekur nga
sëmundjet e mëlçisë. Ndërhyrjet psikologjike mund të përmirësojnë imunitetin e
njeriut, të forcojnë aftësinë e anti-virusit dhe të shtojnë qarkullimin e gjakut
në mëlçi.
Spitali Nr. 302 ka ngritur klinikën e parë psikologjike në Kinë dhe krijoi
metodat e ndërhyrjes psikologjike ndaj pacientëve të prekur nga sëmundjet e
mëlçisë, për ta rikthyer ekuilibrin psikologjik të pacientëve, të raujnë
shëndetin psikologjik e fizik, të nxtiur shërimin e sëmundjeve dhe të rritur
cilësinë e jetës.
1. Metoda sugjestive
Kjo metodë bazohet në "terapinë sugjestive" e përdorur nga Qendra Amerikane
kundër Kancerit. Në këtë metodë, janë referuar shumë dokumente të Kinës dhe të
vendeve të huaja dhe janë kombinuar "terapia sugjestive" dhe "terapia e
imagjinimit".
Sugjerimi pozitiv mund të stimulojë të gjitha potencialet e brendshme,
përmirësojnë gjendjen psikologjike dhe veprimet e pacientëve, duke e shndërruar
elementet negative në pozitive. Kjo metodë është e përshtatshme për pacientët me
ngarkesë të lartë emocionale që pranon sugjerimet e të tjerëve me lehtësi.
Sugjerimi pozitiv mund të forcojë besimin dhe aftësinë e pacientëve për të
kapërcyer sëmundjet.
Në të kundërt, sugjerimi negativ mund të shkaktojë gjendje të keqe
psikologjike dhe të dëmtojë shëndetin fizik e psikologjik të pacientëve.
Sipas të dhënave praktike, "metoda e imagjinimit dhe ajo sugjestive" së
bashku me terapinë e ilaçeve mund të shtojnë efektet mjekësore prej 60%-70% në
krahasim me efektet e vetme të terapisë së ilaçeve.
2. Parimi "5-3-2"
Është propozuar që trajtimet psikologjike të zënë 50%, terapia e ilaçeve të
zënë 30% dhe rregullimet e përditshme të jetës të zënë 20%. Nëpër trajtimeve të
përbashkta psikologjike, të ilaçeve dhe të jetës, forcohet aftësia e
anti-virusit dhe rikthehet aftësia e funksionit të mëlçisë. ky koncept po
pranohet nga më shumë pacientët dhe klinicistët.
Teoria e mjekësisë tradicionale kineze mbi lidhjen mes humorit dhe mëlçisë
Në librin e lashtë të mjekësisë kineze shënohet lidhja e humorit me organet e
brendshme të njeriut. Mëlçia lidhet me zemërimin. Nëse një person zemërohet
shumë shpesh, mund të dëmtojë shëndeti i mëlçisë. Mëlçia përgjigjet gjithashtu
për lehtësimin e tensionit dhe shfaqjen e humorit të keq.
Sipas studimeve të mjekësisë moderne, mëlçia përgjigjet për qarkullimin e
gjakut. Në teorinë e mjekësisë tradicionale kineze, shfaqja e humorit jo të mirë
ndikon qarkullimin e gjakut. Prandaj, gjendja psikologjike dhe shëndeti i
mëlçisë janë lidhur shumë ngusht.
Sipas sugjerimit të mjekësisë tradicionale kineze, gjatë pranverës, duhet të
dalin jashtë për të qëndruar më pranë natyrës. Ambienti i mirë i pyjeve mund të
përmirësojë gjendjen psikologjike dhe shëndetin e mëlçisë. (Xu Guang) |