|
Description:
|
|
Sipas studimeve të reja publikuar në revistën britanike "Lancet", në vitin
2016, numri i fëmijëve mbipeshë arriti në 124 milionë, një rritje 10 fish në
krahasim me vitin 1975 (11 milionë). Në disa zona të Azisë, numri i fëmijëve
obezë po shtohet me ritme shumë të shpejta. Në 4 dekadat e fundit ky numër është
rritur vazhdimisht sidomos në familjet me të ardhura të ulëta e të mesme.
Obeziteti tek fëmijët mund të shkaktojë kolesterol të lartë, yndyrosjen e
mëlçisë, hipertension etj. Disa fëmijë mund të kenë dobësim të imunitetit,
probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe aparatin tretës. Mbipesha mund të
shkaktojë dobësimin e funksioneve të frymëmarrjes, rritjen e dendësisë së
dioksidit të karbonit, mungesën e oksigjenit në tru, duke sjellë mungesën e
vëmendjes jashtë mësimit dhe ndikuar zhvillimin e inteligjencës dhe psikologjik.
Çfarë shkakton mbipeshë tek fëmijët
1.Mënyra e të ushqyerit
Siç e dimë të gjithë, ushqimi pa kriter është arsyeja kryesore e mbipeshës
tek fëmijët. Shumë fëmijë obezë pëlqejnë ushqimet e shpejta, ëmbëlsirat, picat
etj. Ata konsumojnë shpesh patatina etj dhe nuk preferojnë të hanë mëngjes.
Sipas sondazheve, 18.6% e fëmijëve që hanë vetëm një herë në javë mëngjes kanë
probleme me mbipeshën.
Stili i jetesës
Jeta sedentare, mungesa e sporteve, qëndrimi me orë të tëra para televizorit
dhe shtrirja menjëherë pas vaktit janë shkaqet kryesore të mbipeshës tek
fëmijët. Sipas analizave çdo orë e shtuar e qëndrimit para televizorit,
përqindja e mbipeshës së fëmijëve do të shtohet 1.5%.
Në artikullin e publikuar në "Revistën e Fëmijëve Mbipeshë", është publikuar
një studim, ku thuhet se fëmijët e lindur mbipeshë kanë prirje që edhe kur
rriten të jenë mbipeshë. Prandaj prindërit duhet të informohen dhe të marrin
masat përkatëse për të mos lejuar që fëmija i tyre të kthehet në obez.
Lëndimi shpirtëror i fëmijëve mbipeshë
Studiuesit e Universitetit të Auckland-it të Zelandës së Re arritën në
përfundim se luhatjet e humorit tek këta fëmijë vijnë si pasojë e talljeve nga
të tjerët për shkak të mbipeshës së tyre. Sipas studimeve, 28% e fëmijëve
mbipeshë përballen me çrregullime serioze psikologjike, dhe kanë nevojë për
psikolog. Ndër problemet me të cilat hasen më shpesh këta fëmijë është mungesa e
vetëbesimit, depresioni, vetëvlerësimi i ulët, diskriminimi nga shokët e tjerë,
etj.
Specialistët shpresojnë se përmes këtyre arritjeve, shoqëria të
ndërgjegjësohet dhe të mos ofendojë këta fëmijë. Pra siç e shohim, mbipesha nuk
është i vetmi problem. Takimi me psikolgët synon nxitjen e dëshirave të fëmijëve
dhe prindërve për rënien në peshë. Gjatë ndërhyrjes psikologjike, duhet të bëjnë
përpjekje për asgjësimin e çrregullimeve psikologjike, forcimin e besimeve,
uljen e inferioritetit dhe formimin e zakoneve të shëndetshme të jetës.
Si të ruhet pesha e shëndetshme
1. Qumështi i gjirit
Foshnja nën 1 vjeç ushqet kryesisht nga qumështi. Qumështi i nënës është më i
shëndetshëm, pasi lëndët përbërëse të tij favorizojnë rritjen e shëndetshme të
foshnjës dhe parandalojnë mbipeshën kur ata rriten. Disa prindër u japin ushqime
të tjera foshnjës para muajve të përshtatshëm. Konsumi i tepërt ose i
parakohshëm i ushqimeve me niseshte mund të shkaktojë zgjerimin e stomakut duke
sjellë mbipeshën tek foshnja.
2. Përgatitja e ushqimeve të shëndetshme
Fëmijët mbipeshë e duan shumë mishin dhe ëmbëlsirat. Prindërit e tyre duhet
të përpiqen për të ndryshuar shijen e fëmijëve, duke shtuar në dietën e tyre më
shumë drithëra dhe perime. Në shumë vendet e zhvilluara po preferohen gatimet e
lehta dhe të shëndetshme për dobësim si gatime në avull, zierjen dhe konsumin e
perimeve të freskëta, duke pakësuar konsumin e ushqimeve të skuqura.
3. Ndryshimi i standardit të ngopjes
Fëmijët normal do të kënaqen dhe ndalojnë ngrënien, kur ndihen 90% të ngopur.
Por, fëmijët mbipeshë e vazhdojnë ngrënien dhe pasi janë 100% të ngopur. Ata nuk
ndalojnë ngrënien deri në 120% të ngopjes. Për këta fëmijë prindërit duhet të
ndryshojnë gradualisht mënyrat e tyre të ngrënies. Por kjo duhet të bëhet
gradualisht, së pari duhet të ulet standardi në 100% dhe më pas deri 80-90%. Kjo
është metoda e shëndetshme për uljen e sasisë së ushqimeve të konsumuara, që nuk
do të dëmtojë shëndetin e fëmijëve.
4. Ulja e shpejtësisë së ngrënies
Nëse fëmijë mbipeshë hanë ngadalë, ata mund të shijojnë më mirë ushqimin dhe
do të kuptojnë e ndalojnë kur të jenë ngopur. Në përgjithësi, fëmijët mbipeshë
hanë shumë shpejt. Për shkak të shpejtësisë së tepërt të ngrënies, s'mund të
ndalojnë në kohën e përshtatshme. Në fakt, stomakut i nevojitet kohë për
lëshimin e sinjalit të ngopjes. Nëse fëmijët hanë ushqime më ngadalë, truri i
tyre do të pranojë sinjalin e ngopjes në kohë. Prandaj, ngrënia e ngadaltë është
sinjali i një mënyre të shëndetshme për uljen e peshës.
5. Stërvitja
Fëmijët mbipeshë zakonisht nuk preferojnë aktivitetin sportiv. Prindërit
duhet t'i inkurajojnë fëmijët e tyre që të kapërcejnë problemin e plogështisë
dhe të shtojnë aktivitetet fizike. Prindërit mund të planifikojnë më shumë
aktivitete në formë loje me fëmijët e tyre, që mund të nxisin aktivitetet
sportive të të dyve. Këto aktivitete mund të shtojnë disa tipare shumë pozitive
të fëmijëve si guximi, këmbëngulja etj.
6.Mbikëqyrja për ngrënien e fëmijëve
Prindërit duhet të gjejnë metoda argëtuese edhe të bëhen më krijues kur bëhet
fjalë për ngrënien e disa ushqimeve të shëndetshme, me shije jo shumë të
preferuara nga fëmijët. Po ashtu mirë është që fëmijët dhe prindërit të hanë së
bashku. Nëse është e nevojshme, mund të përzgjedhen disa miq ose anëtarë të
familjes si mbikëqyrës, të cilët shpërblejnë fëmijët kur arrijnë objektivat e
rënies nga pesha. Mund të gjejnë një mik që ka gjithashtu nevojë për të rrëzuar
kilote tepërta. Me ndihmën e nxitjes dhe mbikëqyrjes së mikut, fëmija mund të
ulë peshën më shpejt dhe më lehtë. (Xu Guang) |