|
Description:
|
|
Mjekësia kineze na mëson që një dietë e ekuilibruar siguron shëndetin tonë
mendor, fizik dhe shpirtëror. Nga ana tjetër një dietë e varfër në elemente
ushqyese na dëmton energjinë dhe mirëqënien fizike.
Kinezët i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit pasi për ta ushqimi është edhe
ilaç. Në Kinë ushqimet ndahen në kategori të ndryshme, po ashtu edhe në cilësi
të ndryshme si ushqim për jetëgjatësi, ushqim për të larguar nxhetësinë e
brendshme, ushqim për të ekuilibruar forcat e energjisë yin- yang etj. Një
proverbë kineze thotë se 'ushqimi dhe ilaçi vijnë nga i njëjti burim'. Edhe pse
dietologët kinezë e kuptojnë rëndësinë e karbohidrateve, proteinave dhe
yndyrnave, vitaminave e mineraleve, ata janë të mendimit se ekuilibrimi i
propocioneve ushqimore dhe shija e temperatura e ushqimit janë pjesa e konceptit
në tërësi të dietës së shëndetshme.
Nëse ne ndryshojmë cilësinë apo sasinë e ushqimit që hamë çdo ditë kjo do të
ketë ndikim të thellë në shëndetin tonë. Kjo gjë mund të parandalojë disa
sëmundje kryesore, shumë të përhapura në Perëndim.
Sasia e tipike e ushqimit kinez ndahet në 3 grupe:
40–45% perime dhe fruta
40–45% drithëra dhe karbohidrate
10–20% mish, peshk vezë etj
Dietologët kinezë na sugjerojnë që të mos konsumojmë shumë usqhime të ftohta
dhe të gjalla.
Ata sugjerojnë që perimet të gatuhen lehtë përpara se të hahen. Ata
argumentojnë se ka dy arsye për këtë, së pari ushqimet e gjalla janë më të
vështira për t'u tretur se ushqimet e gatuara dhe së dyti procesi i tretjes së
ushqimit kërkon nxehtësi. Stomaku mund të krahasohet me një tenxhere të thellë
të ngrohtë mbushur me supë në pikën e vlimit. Nëse hidhni një masë të ftohtë në
këtë supë do të ftohet dhe do të kërkojë më shumë energji për të tretur
ushqimin.
Rrëzoni kilet pa shumë sakrifica!
Shumë njerëz në Perëndim e kanë tepër të vështirë të rrëzojnë kilet e
tepërta, ndërkohë që obeziteti ka arritur në shifra të frikshme. Në Kinë,
njerëzit që ushqehen me një dietë tradicionale thuajse nuk kanë probleme me
stomakun apo shpretkën.
Stomaku dhe shpretka janë dy organet kryesore që ndihmojnë për tretjen dhe
detyra e tyre është të asimilojnë dhe transformojnë ushqimin dhe lëngjet që
konsumojmë.
Nëse konsumoni ushqime që dobësojnë funksionin e ketyre dy organeve mund të
shkaktojë problem me peshën.
Si të veprojmë….
-Hani ushqime të shëndetshme, por evitoni dietat drastike
Një dietë e shëndetshme ka drithëra, perime e fruta. Nëse këto konsumohen si
duhet në masa të duhura atëherë do të forcojnë shëndetin e stomakut dhe të
shpretkës dhe do t'i lejojë këto dy organe të punojnë si duhet.
- Hani tri here në ditë rregullisht. Nëse nuk hani një vakt dobësoni
shpretkën.
- Hiqni dorë nga pijet dhe ushqimet e ftohta. I ftohti ngadalëson
motabolizmin.
- Mos hani shumë ushqime të ëmbla.
- Kujdesni nga ushqimet e ndenjura. Nëse ushqimi qëndron më shumë se 24 orë
sipas dietologve kinezë është i prishur, pasi humbet vitaminat e mineralet. Mos
përdorni mikrovalën për të ngrohur ushqimet.
Dieta e Simonit
Simon është 35 vjeç dhe punon shumë. Kohë e fundit ai pati dhimbje të
vazhdueshme koke dhe ndihej pothuajse gjatë gjithë kohë si lodhur. Le të shohim
çfarë ha ai.
Në orën 8 të mëngjesit: Bollgur me shumë qumësht dhe sheqer. Një filxhan kafe
Pushimi i orës 11.00 Kafe dhe një cope kek
Dreka në 1.00: Bukë –salcice dhe patate të skuqura, një mollë dhe një filxhan
kafe.
Pushim në 3.30: Një filxhan kafe dhe një mini kek.
Pasi shkon në shtëpi në orën 7 p.m. ha makarona me krem qumështi dhe perime.
Një mollë dhe një filxhan çaj.
Pse ndihet i lodhur ai dhe cilat janë problemet me dietën
Së pari, dieta e Simonit përmban shumë yndyrna , sheqer dhe shumë kafe..
Ushqimi me kolesterol të lartë dhe numri i lartë i kafeve ka lodhur punën e
stomakut, shpretkës dhe mëlçisë së tij duke e bërë që të ndihet i lodhur dhe me
dhimbje koke. Sugjerimet për Simonin
-Të pakësojë yndyrnat dhe të heqë dorë nga qumështi, duke e zëvendësuar me
kos. Të mos përdor ushqime shumë kalorike për darkë si krem qumështi dhe të mos
hajë pas orës 7 pasi stomaku do ta ketë shumë më të vështirë për të tretur
ushqimin.
-Të reduktojë konsumin e kafeve dhe të konsumojë më shumë lëngje frutash, ujë
me limon apo xhenxhefil dhe më shumë çaj.
-Të hajë më shumë perime e fruta
-Të bëjë më shumë ushtrime të pajktën 20 minuta çdo ditë,
pasi Simon pothuajse nuk bën fare ushtrime. Ndoshta ushtrime qigong apo
taichi do ta ndihmojnë atë të qetësohet fizikisht e mendërisht.
Jepini kohë organeve për të tretur ushqimin
Në ditën e sotme shumë njerëz nuk kanë kohë të ulen e të qetësohen gjatë
ngrënies edhe disa minuta pas saj, por në Kinë, dreka merret me nge, është një
kohë pushimi e mbas merret edhe një sy gjumë 30-50 minuta.
Pushimi ndihmon trupin të tresë ushqimin si dhe na jep fuqi për veprimtaritë
e pasdites
Hani derisa të jenë 70% të ngopur
Një mjek i njohur kinez tha: 'Njeriu duhet të durojë 30% uri dhe duhet të
ngopet 70%. Kinezët besojnë se nuk duhet të hani një vakt kur ende trupi po
pëpiqet të tresë vaktin e mëparshëm, pasi kjo lodh stomakun dhe çon në problem
me tretjen. Kinezët sugjerojnë të hani tri vakte në orare të caktuara. Mëngjesi
duhet ngrënë si mbret, dreka si princ, darka si i varfër.
-Përtypeni mirë ushqimin
Nëse e përtypni mire ushqimin ju ndihmoni stomakun. Po ashtu nuk është mire
të flisni gjatë ngrënies. Hani të qetë larg zhurmës dhe mos përdorni celularin
apo të shihni film gjatë ngrënies, pasi hani në mënyrë të pavetëdijshme. Nëse
hani i nevrikosur do të keni problem me stomakun, pasi procesi i tretjes bëhet
edhe më i vështirë për t'u tretur. |