|
Description:
|
|
3 mijë vjet më parë kinezët zbuluan sekretin e ruajtjes së shëndetit përmes
masazhimit të shputave. Sipas studimeve, masazhi i këmbës ka të njëjtën rrënjë
historike me akupunkturën në mjekësinë tradicionale kineze. Në dinastinën
Tang(618-907 pas erës sonë), masazhi i këmbës që ishte një pjesë e mjekësisë
tradicionale kineze, u përhap në Japoni dhe në Kore. Në dinastinën
Yuan(1271-1368 pas erës sonë), masazhi i këmbëve u përhap në Europë. Në
shekullin e 20-të, ky masazh u pranua nga qarqet mjekësore të SHBA-së. Në vitin
1985, Shoqata e Mjekësisë Moderne e Britanisë së Madhe e përcaktoi masazhin e
këmbës si "metoda e shëndetshme e mjekësisë moderne".
Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, këmba ëshë rrënja e energjisë
"Jing". Specialistët janë të mendimit se masazhi i këmbëve bazohet në 4 teori të
mjekësisë:
1. Teoria e qarkullimit të gjakut: këmba është pjesa më fundore e trupit, ku
janë grumbulluar substanca të dëmshme. Masazhi i shputave mund të shpërbëjë këto
substanca të dëmshme të grumbulluara aty, duke e nxjerrë jashtë trupit përmes
urinës dhe djersës.
2. Teoria e refleksologjisë: në këmbë gjenden shumë pika akupunkture që
lidhen përmes "qarkullimit të energjisë jetike chi" me organet e brendshme të
trupit. Masazhi i këmbës mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut përmes
stimulimit të pikave, të cilat lëshojnë sinjalet e rregullimit të mjedisit
fizik.
3. Teoria holografike: në Teorinë e Mjekësisë Tradicionale kineze, këmba mund
të përfaqësojë tërë trupin. Në këmbë fshihen informacionet e plota mbi organet e
brendshme të trupit. Nëse masazhoni këmbët ju keni masazhuar tërë trupin.
4. Teoria e akupunkturës: sipas teorisë së akupunkturës të mjekësisë
tradicionale kineze, 6 ndër 12 linjat e akupunkturës ndodhen në këmbë. Masazhi i
këmbës mund të stimulojë organet e brendshme dhe të forcojë metabolizimin.
Masazhimi i shputave mund të sigurojë shëndet të mirë për të gjithë
organizmin. Në këmbë ekzistojnë shumë pikat të akupunkturës dhe është e vështirë
që të njohim të gjitha këto pika. Në vijim do t'ju prezentojmë disa metoda të
thjeshta për masazhimin e këmbëve në shtëpi:
Ecja mbi gurë
Shumë njerëz pëlqejnë të bëjnë shëtitje në park, gjë që është një stërvitje
shumë e shëndetshme. Gjatë shëtitjeve mund të provoni të ecni mbi gurë. Kur
është ngrohtë mund të ecni zbathur mbi këto gurë për një masazh më të mirë të
shputave.
Në fillim, mund të ndieni pak dhimbje, por kjo ecje do t'ju bëjë shumë mirë.
Masazhi i shputave mund të përmirësojë shëndeti fizik, duke forcuar
imunitetin e trupit. Masazhi i këmbës është efikas edhe për shëndetin
psikologjik dhe ndihmon kundër pagjumësisë, sëmundjeve në aparatin tretës,
diabet, bronkit, alzheimer, sëmundjet e zemrës etj.
Po disa persona nuk duhet të provojnë ecjen mbi gurë:
1. Ata që vuajnë nga Parkinsoni, nga spondiliartroza etj nuk duhet të bëjnë
këtë ecje pasi nuk mund të ruajnë ekuilibrin.
2. Pacientët me probleme serioze të gjurit nuk duhet ta provojnë këtë
stërvitje të ecjes, pasi rruga jo e njëjtë mund të shtojë ngarkesat e gjurit.
3. Personat me gjymtyrët e poshtme të pafuqshme, nuk duhet të bëjnë këtë
stërvitje, për shkak të rrezikut të rënies.
Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, nëse ushtroni presion në pikat
refleksive që gjenden tek këmbët dhe që komunikojnë me trurin, atëherë do të
kemi stimulim të energjisë chi dhe nxitje të ekuilibrit shëndetësor dhe të
trurit.
Refleksologët rekomandojnë se masazhi i këmbëve largon stresin dhe mundëson
një ndenjë shplodhjeje si dhe përmirëson cilësinë e gjumit; lehtëson dhimbjen e
kokës, përfshi migrenën si dhe redukton nivelin e ankthit dhe depresionit.
Pikat refleksive për trurin gjenden në majë të gishtit të madh të këmbës, po
ashtu edhe në majë të dy gishtave të tjerë. Në gishtin e madh ju do të gjeni
pikat refleksive për hipotalamusin, gjendrën e hipofizës etj, të gjitha këto
shumë të rëndësishme për funksionin e trurit. Këto pika janë më të lehta për t'u
gjetur nëse do të njiheni me grafikun apo hartën e refleksologjisë, që përmban
të gjitha pikat për cdo organ apo gjendër të trupit. Në Kinë, masazhi i këmbëve
është shumë i njohur dhe aplikohet nga pothuajse të gjithë. Ka shumë qendra që
ofrojnë masazhe të tilla. Trajtimi nis së pari duke i futur këmbët në ujë të
ngrohtë në një enë druri e mbushur edhe me kripëra dhe bimë relaksuese, ndërkohë
që masazhatori nis masazhin në zonën e shpatullave dhe më pas me atë të këmbëve.
Trajtimi kombinon pikat e masazhit me mjekësinë me barna bimore kineze.
Kinezët besojne se një qarkullim jo i mirë i gjakut ndikon edhe në qarkullimin
jo të mirë të energjisë. Mjekët kinezë këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të
ngrohtë përpara gjumit, pasi ka efekte shëruese dhe ju ndihmon në përmirësimin e
gjumit, kundër plakjes dhe shton jetëgjatësinë. Në shputën e këmbës gjendet
shumë enë gjaku, kështu që shkencëtarët e kanë quajtur edhe si "zemra e dytë".
Gjithashtu në të ka mbaresa të pafundme nervore të cilat lidhen ngushtë me
trurin. |