|
Description:
|
|
21 marsi ishte Dita Botërore e Gjumit. Në një raport të publikuar së fundmi,
shumë të rinj kinezë kanë probleme me gjumin, si gjumë jocilësor dhe koha e
pamjaftueshme e gjumit. Afro 60% e të rinjve nën 30 vjeç në Kinë vuajnë nga
pagjumësia.
Gjatë një pyetësori, shumë u ankuan për cilësinë e dobët të gjumit.
"Nëse kam fat, mund të fle mirë për 4-5 orë në natë. Nëse nuk fle mirë, bëj
një gjumë të rehatshëm vetëm për 2-3 orë. Cilësia e dobët e gjumit vjen nga
presioni i madh i jetës."
"Ka disa netë që fle mirë; në disa të tjera jo. Gjumi i dobët vjen kryesisht
nga presioni në punë. Nëse nuk kam stres në punë, mund të fle mirë."
"Nuk kam bërë gjumë të mirë kohët e fundit, sepse më zgjojnë të qarat e
fëmijës, përndryshe do flija më mirë."
Ditët e fundit, Shoqata kineze e Studimeve mbi Gjumin publikoi studimin mbi
gjumin "Mbi përdoruesit e internetit, 2018". Në këtë studim thuhet se 56% e
përdoruesve të internetit kanë probleme me gjumin, si gjumi i dobët, gjumi i
lehtë etj. Arsyeja kryesore që ndikon cilësinë e gjumit është presioni i madh i
punës, stresi i ndryshëm në jetën e përditshme, mjedisi, zakonet personale etj.
Ndërsa, punonjësit në fushat financiare, të shërbimeve, të shërbimeve publike
etj., mund të përballojnë sfidat e pagjumësisë.
Në Kinë, më shumë të rinjtë bezdisen nga çrregullimet e gjumit. Sipas të
dhënave, mbi 60% të pacientëve të moshës 25-29 vjeçare shqetësohen për cilësinë
jo të mirë të gjumit. Ata banojnë kryesisht në metropole. Personat që flenë më
pak jetojnë në Pekin. Qytetet e tjera me probleme të gjumit tek banorët janë
Guangzhou dhe Shangai. Po përse të rinjtë nuk flenë mirë? Ja si përgjigjen ata:
"Më del gjumi nga ëndërrat e çuditshme, pasi gjatë ditës kam shumë stres për
të fituar të drejtën e studimit në një gjimnaz të mirë. Kjo gjë më ndikon tek
gjumi dhe shpesh ëndërroj sikur nuk dal mirë në provim."
"Fjeta pak tani në mëngjes pasi natën nuk munda. Në darkë luajta shumë lojëra
në internet."
Sipas të dhënave, çrregullimet e gjumit lidhen ngushtë me sëmundjet
kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Grupi mjekësor i drejtuar nga kryetari i
Spitalit Nr 6 pranë Universitetit të Pekinit, Lu Lin edhe zbuloi se ndër të
moshuarve me çrregullimet e gjumit, rreziku i depresionit po shtohet në mënyrë
të dukshme. Çrregullimet e gjumit janë edhe elementet e rrezikshme për sëmundjet
e Alzheimerit. Për këtë gjë, drejtori i Qendrës së Gjumit të Spitalit Nr 1 pranë
Universitetit Jinan, Pan Jiyang vuri në dukje se shprehitë pozitive të jetës
mund të garantojnë një gjumë të mirë.
"Duhet të përpiqemi të flemë në orën 11:00 dhe të ngrihemi në orën 7:00,
pavarësisht ditë pune apo fundjavë. Kjo gjë bëhet për të krijuar një ritëm
biologjik të mirë, që favorizon fjetjen dhe zgjimin në orë të përshtatshme."
Përveç kësaj, mjeku Pan vuri në dukje se ata që vuajnë nga insomnia të
përdorin medikamente bimore ose të marrin masa të tjera të ndërhyrjes mjekësore.
Por në Kinë, ata që vuajnë nga pagjumësia nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas
të dhënave nga Shoqata Kineze e Studimit të Gjumit, ndër 5000-6000 pacientët
kinezë që kanë probleme me gjumin, vetëm 2% marrin medikamente apo terapi
mjekësore. (Xu Guang) |