|
Description:
|
|
Kolesteroli i lartë, e njohur si hiperkolesterolemia është një faktor risku
madhor për sëmundjet kardiake dhe infarktin e trurit. Nivelet jo normale të
LDL-kolesterol (i njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL kolesteroli (i njohur si
kolesteroli i mirë) trajtohen me dietë me përmbajtje të ulët yndyre, rritjen e
aktivitet fizik, si dhe medikamente siç janë statinat.
Çfarë është kolesteroli?
Ne mund të lidhim kolesterolin e lartë me ushqimet e pasura me yndyrë, por
shumica e kolesterolit total në organizëm prodhohet në trupin tonë. Mëlçia
prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në organizëm, pjesa tjetër prej 25%
vjen nga ushqimet. Në kushte normale kolesteroli ndihmon qelizën në punën dhe
rolin e saj. Statistikat tregojnë se kolesteroli është dukshëm i lartë në mbi
100 milion amerikanë.
Kolesteroli në gjak
Mbi 1/3 e kolesterolit në gjak transportohet nga HDL (lipoproteina me
densitet të lartë). Duke ndihmuar në largimin e kolesterolit të keq dhe
parandalimin e depositimit të tij në brendësinë e arterieve, është quajtur
kolesteroli i mirë.
Personat me nivele të larta HDL kolesterol, janë më të mbrojtur nga sëmundjet
kardiovaskulare. Dieta me yndyrna të mira, si vaji i ullirit mund të ndihmojë në
rritjen e HDL kolesterolit.
Kolesteroli dhe historia familjare
Kolesteroli vjen nga dy burime, – ushqimet dhe ai në organizëm- ku secili
mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit. Disa njerëz trashëgojnë gene të
cilët nxisin proshimin e shtuar të kolesterolit. Tek të tjerët, dieta është
shkaku kryesor.
Yndyrnat e saturuara ndodhen në ushqime me bazë shtazore, ku futen mishi,
veza, qumështi dhe nënproduktet e tij. Në shumë raste, kolesteroli i lartë vjen
nga kombinimi i dietës me faktorin gjenetik.
Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli
Prodhimet e mishit (qingjit, viçit, gjeli i detit, derrit, mishi i gjuetisë),
dhe nënproduktet e tij (sallameri, proshutat, meseritë e konservat) bulmeti dhe
nënproduktet e tij (gjalpi, djathi kaçkavall, margarina, majonezat), ëmbëlsirat
dhe produktet e përpunuara me yndyrë, vaji i lulediellit.
Rekomandohen peshku, filetot e pulës, viçit, deri 2 vezë në javë, si dhe të
gjitha llojet e zarzavateve frutat dhe perimet e freskëta. Nga frutat e thata
rekomandohet, arrat, bajame, lajthi, kumbulla, kikirikët. Vaji i ullirit është i
vetmi i rekomanduar. Me përmbajte të lartë antioksidantësh dhe OM3 rekomandohet
frutat e freskëta dhe me ngjyrë (shega, mani, rrushi, qershia, kumbullat,
boronica, manafera), si dhe frutat e thata dhe disa lloje çajrash.
Simptoma
Nuk ka ankesa nga kolesteroli i lartë. Por nëse nivele të larta të
kolesterolit shoqërohen me faktorë të tjerë rreziku, atëherë mund të shoqërohet
me komplikacione serioze.
Komplikacionet
Kolesteroli, sëmundjet kardiake të trurit dhe organeve të tjera: ekziston një
lidhje ndërmjet kolesterolit të lartë, sëmundjeve kardiake, infarktit të trurit,
diabetit dhe enëve të gjakut, që shoqërohet me një rrezik të lartë për sëmundjet
kardiovaskulare. Kjo përfshin sëmundjen e arterieve koronare, infarktin e trurit
dhe sëmundjen vaskulare periferike. Kolesteroli i lartë gjithashtu lidhet me
diabetin dhe hipertensionin. Parandalimi apo menaxhimi i këtyre problemeve
kërkon njohjen, bashkëpunimin me mjekun e pacientin.
Përtej atakut kardiak
Pllakat yndyrore të depozituara në arteriet koronare, janë të forta në pjesën
e jashtme dhe të buta në brendësi. Nëse shtresa nga jashtë çahet mbi pllakën e
butë shtohen element të gjakut dhe formohet një masë që quhet "tromb".
Nëse ai mbyll plotësisht arterien, në këtë mënyrë mbyll qarkullimin e gjakut
në një territor të caktuar të muskulit të zemrës. Nëse nuk ndërhyret në kohën e
duhur për largimin e trombit dhe rikthimin e fluksit të gjakut, muskuli i zemrës
shkon drejt dëmtimit të parikthyeshëm (në rastin e infarktit të zemrës "koha e
artë" është nga ora 0-3-të, në rutinë rreth orës 3-6-të dhe optimal deri ora
12-të, më pas rezultatet janë ato të dëshiruara).
Trajtimi: koronarografia dhe angioplastika urgjente
Realizon hapjen e enës së gjakut dhe përmirëson fluksin e gjakut, nëpërmjet
tubave të hollë të cilët arrijnë deri afër arterieve të zemrës, më pas në vendin
e mbyllur apo të ngushtuar realizohet zgjerimi i saj me anën e një baloni që
fryhet në brendësine e enës.
Procedohet më pas me vendojsen e një rrjetë metali speciale, që quhet "stent"
i cili arrin të mbajë të hapur enën dhe fluksin e gjakut sa më të gjatë.
Realizon hapjen e enës së gjakut dhe përmirëson fluksin e gjakut, nëpërmjet
tubave të hollë të cilët arrijnë deri afër arterieve të zemrës, më pas në vendin
e mbyllur apo të ngushtuar realizohet zgjerimi i saj me anën e një baloni që
fryhet në brendësine e enës.
Procedohet më pas me vendojsen e një rrjetë metali speciale, që quhet "stent"
i cili arrin të mbajë të hapur enën dhe fluksin e gjakut sa më të gjatë.
Çfarë është infarkti i trurit?
Infarkti i trurit është urgjencë mjekësore dhe një nga shkaqet kryesore të
vdekjes mbarë botën. Ai ndodh pasi një enë gjaku në tru çahet ose më e zakonshme
kur ajo mbyllet nga një tromb. Nëse nuk trajtohet menjëherë qelizat e trurit
mund të vdesin shpejt dhe si pasojë mund të kemi një invalidizim ose humbjen e
jetës. Nëse dikush manifeston
shenjat e infartkit të trurit, më duhet të kërkojë ndihmën mjekësore pa
vonesë.
Kolesteroli dhe sëmundja vaskulare periferike
Kolesterol i lartë gjithashtu mund të çojë në sëmundje vaskulare periferike.
Kjo u referohet enëve të gjakut jashtë zemrës dhe në tru. Në këto kushte,
depozitimet yndyrore veshin shtresën e brendshme të enëve e gjakut duke ndikuar
në uljen e fluksit të tij. Kjo ndodh kryesisht në enët karotide, femorale dhe
këmbës.
Kolesteroli dhe Diabeti
Diabeti mund të prishi balancën midis nivelit të HDL dhe LDL kolesterolit.
Njerëzit që kanë diabet kanë predispoziten të kenë vlera të larta të LDL të
cilat ngjiten në muret e enëve e gjakut dhe dëmtojnë më lehtë ato. Glukoza
ngjitet me lipoproteinat (të cilat bëjnë transportin e kolesterolit në gjak).
Në këto kushte kompleksi glukoze –LDL qëndron më gjatë në qarkullimin e
gjakut duke çuar në formimin e plakës yndyrore. Njerëzit me diabet kanë
tendencën të kenë nivele të ulëta të HDL dhe TG të larta, duke rritur rrezikun
për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. |