|
Description:
|
|
A e dinit se kikirikët përmbajnë më shumë antioksidantë se karotat dhe
mollët? Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave
dhe hekur që ndihmon kundër anemisë.
Vetitë shëndetësore të kikirikëve
Kikirikët përmbajnë sasi të madhe proteinash gjë që e bën atë një ushqim te
preferuar të atyre që merren me body-building si dhe për ata që janë të dobët
dhe nën peshë.
Kikirikët jane një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën gjatë
periudhës së mungesës së oksigjenit psh, nëpër lartësira,si dhe ndihmon arteriet
e bllokuar.
Kikirikët kanë më shumë antioksidantë se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe
janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxhari.
Kikirikët pa kripë ndihmojnë arteriet e zemres. Një e katërta e filxhanit me
kikirikë përmban yndyra te pangopura aq sa një lugë gjelle vaj ulliri të cilat
ndihmojnë për uljen e koresterolit në gjak.
Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacinë ndihmon në shërimin e qelizave te
dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës.
Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se
redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Kikirikët përmbajnë hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të
qelizave të kuqe të gjakut.
Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.
Studimet tregojnë se duke shtuar qoftë shumë pak kikirikë në dietën tuaj mund
të zvogëloni LDL kolesterolin(e keq) me 14%.
Kikirikët përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të
zorrës së trashë
Kikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe
femërore.
Individët me probleme veshkash ose fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin
kikirikët, sepse ato përmbajnë sasi të mjaftueshme oxalatesh, të cilat mund të
kristalizohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.
Individët me probleme me tiroidet mund të shmangin kikirikët sepse përmbajne
goitrogens që ndërhyjnë me funksionimin e gjendrës tiroide.
Një studim i ri ka arritur në rezultatin se duhet bërë e kundërta, pasi
shmangia e plotë e alergjentëve të kikirikëve nga dieta e fëmijëve të vegjël e
bën organizmin më të dobët dhe rrit shanset e alergjisë në moshë të rritur.
Për vite me radhë prindërit janë përpjekur me të gjitha mënyrat për të
shmangur kikirikët nga dieta e fëmijëve, me shpresën se ata nuk do të shfaqnin
alergji prej kikirikëve në moshë të rritur.
Kur dy vëllezërit Dogherty zgjedhin diçka për të ngrënë, 10-vjeçari Garrett
mendohet mirë. Ai ka alergji nga kikirikët dhe çdo gjë e sheh me atë sy:
"Kjo ka kikirikë, kjo tjetra ka fara luledielli por është pjekur me vaj
kik
iriku. Nuk e di a mund ta ha. Kjo tjetra është me bajame".
Nëna e tij, Dana shpjegon çfarë ndodh kur ai ha diçka me kikirikë: "I zihet
fryma nëse ha apo thjesht është në kontakt me diçka që përmban kikirikë. I
gjithë organizmi i tij pushon së funksionuari dhe i mbyllen rrugët e
frymëmarrjes".
Është një shqetësim i vazhdueshëm për prindërit e fëmijëve me alergji nga
kikirikët, të cilët në çdo moment mund të jenë në rrezik jete.
Tani një studim i ri ka ngritur hipotezën se duke prezantuar kikirikët në
dietën e fëmijëve pa mbushur një vjeç, ata zhvillojnë imunitet ndaj përbërësit
që shkakton reaksion.
Dr. Rebecca Gruchalla, specialiste për alergjitë në Universitetin e Teksasit
në Dallas, shpjegon: "Kur tek fëmijët që janë në rrezik të shfaqin alergji nga
kikirikët, pasi që në moshë foshnjore kanë alergji nga veza, apo kanë ekzemë të
theksuar, fillojmë një dietë me përmbajtje kikiriku nga mosha 4-11 muaj, shanset
e tyre për të shfaqur alergji nga kikiriku në moshë të rritur janë shumë më të
ulëta".
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në Shtetet e
Bashkuara i cilësoi si "rezultate të papara" përfundimet e këtij studimi dhe
shtoi se ato kanë potencialin të ndryshojnë metodologjinë në parandalimin e
alergjive nga ushqimi.
Studiuesit e shoqëruan njoftimin me një paralajmërim të rëndësishëm: të
gjitha foshnjat e përfshira në këtë studim u kontrolluan me kujdes për të
garantuar që nuk kishin alergji nga kikirikët. Foshnjave iu bë një analizë në
lëkurë dhe vetëm kur rezultatet dolën negative, u ekspozuan ndaj dietës me
përmbajtje kikirikësh.
Studiuesit paralajmërojnë prindërit, sidomos nëse ata vetë kanë alergji nga
kikirikët, t'u bëjnë fëmijëve analiza për të vërtetuar se fëmija nuk do të ketë
reaksion nga kikirikët, para se të fillojnë dietën.
Studimi përmbys një bindje që ka ekzistuar prej vitesh tek prindërit, por
edhe tek personeli mjekësor, transmeton Koha.net. Deri tani mendohej se fëmijët
e vegjël nuk duhet të konsumonin produkte ushqimore me përmbajtje kikiriku në
moshë të vogël, me bindjen se ishte më mirë që fëmija të fillonte të hante
kikirikë në moshë më të rritur, kur ishte zhvilluar sistemi imuntar.
Nga studimi i ri rezulton se sistemi i imunitetit mund të modifikohet me
prezantimin e hershëm të produkteve që shkaktojnë alergji, duke e ndihmuar
organizmin t'u përshtatet dhe t'u rezistojë këtyre produkteve.
Dy për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga alergji ushqimore,
në disa raste në nivele kërcënuese për jetën. Ende nuk ka një metodë për të
kapërcyer alergjitë nga kikiriku, i cili shkakton një ndër reaksionet më të
rënda tek njeriu. Por së paku studimi i ri ndihmon prindërit të parandalojnë
prekjen e fëmijëve nga kjo alergji
12 fakte interesante për gjalpin e kikirikut
1. Për të bërë një kavanoz me gjalp kikiriku nevojiten rreth 700 kikirikë.
2. SHBA-ja është prodhuesja dhe konsumatorja më e madhe e gjalpit të
kikirikut në botë. Wisconsin është prodhuesi më i madh u gjalpit të kikirikut në
Amerikë.
3. Një amerikan konsumon rreth 3 kg gjalp kikiriku në vit
4. Mbi 90% e familjeve në Amerikë konsumojnë gjalp kikiriku
5. Rreth 800 milionë dollarë shpenzohen për gjalp kikiriku në SHBA çdo vit.
6. Dy prej ish-presidentëve amerikanë, Thomas Jefferson dhe Jimmy Carter,
ishin fermerë kikirikësh dhe kanë kontribuar shumë në prodhimin e gjalpit të
kikirikut në SHBA.
7. Biznesi i gjalpit të kikirikut zë mbi 4 miliardë dollarë të GDP-së në
SHBA.
8. Sasia e gjalpit të kikirikut që hanë çdo vit ameriaknë do të mbushte
"Grand Canyon", madje dhe do të tepronte.
9. Një fëmijë amerikan konsumon rreth 1500 sanduiçë me gjalp kikiriku nga
shkolla fillore deri në gjimnaz.
10. Ekziston një fobi që lidhet me gjalpin e kikirikut. Ka njerëz që kanë
frikë se gjalpi do t'i mbetet në qiellzë dhe kjo fobi quhet Arachibutyrophobia.
11. Rreth 10 miliardë sanduiçë me gjalp kikiriku me sasinë e gjalpit të
kikirikut që konsumojnë amerikanët në vit
12. Gjalpi i kikirikut përmban mbi 30 elementë ushqyes dhe kuron shumë
sëmundje. |