|
Description:
|
|
Kohët e fundit Kina ka marrë një sërë masash për hapjen e sektorit
shëndetësor, përfshi shtimin e bashkëpunimit me vende e të ndryshme, miratimin e
importit të vaksinave dhe të medikamenteve nga jashtë etj. Këto masa të fundit u
ndërmorrën për të përmbushur kërkesën në rritje të banorëve si dhe për të nxitur
zhvillimin e sektorit shëndetësor.
Kohët e fundit, ky sektor ka pasur zhvillime pozitive. Së pari, u hoqën
tarifat doganore dhe u ul TVSH-ja për ilaçet kundër kancerit. Që prej 1 majit,
Kina hoqi tarifat doganore për 28 ilaçe të importuara, përfshi medikamentet
kundër kancerit; Kina reduktoi 3% të taksave mbi vlerën e shtuar për ilacet e
importuara të anti-kancerit, që përfshihen në listën e sigurimeve shëndetësore.
Në të njëjtën kohë, për ilaçet kundër kancerit që bëjnë pjesë në listën e
sigurimeve shëndetësore, qeveria kineze do të negociojë për çmimin e blerjes;
për ilaçet e anti-kancerit që nuk përfshihen në listën e sigurimeve
shëndetësore, qeveria do të nisë punën për standardet e futjes në këtë listë.
Këto masa mund të ulin më tej çmimet e ilaçeve kundër kancerit, duke lehtësuar
barrën ekonomike të pacientëve dhe duke e bërë më praktik procesin e trajtimit.
Një familjare e një pacienti të prekur nga kanceri i mushkërive, zonja Wu
shprehu pritshmëri të lartë:
"Ilaçet e importuara janë shumë të shtrenjta. Ilaçet e prodhuara në Kinë
shiten me një çmim prej 100 juanësh, por ato të importuarat shiten me çmim mbi
1000 juanë. Por disa ilaçe të importuara kanë cilësi të mirë. Shpresojmë që
masat e uljes së taksave të hynë sa më parë në fuqi."
Përveç kësaj, deri në fund të prillit, vaksina HPV 9-valente që parandalon
kancerin cervikal u miratua me kushte në pjesën kontinentale të Kinës. Në
krahasim me proceset e gjata të miratimit për vaksinat 2-valente dhe 4-valente,
koha e miratimit e vaksinës 9-valente është vetëm 8 ditë. Zv-drejtori i Qendrës
së Eksplorimeve Shkencore të Shoqatës së Farmaceutike Kineze Xiao Lu vuri në
dukje se miratimi i shpejtë i kësaj vaksine vjen nga dy arsyet: së pari, kjo
vaksinë përputhet me standardet dhe kërkesat e miratimit ; së dyti, Kina ka
vendosur "kanalin e gjelbër" të miratimit me prioritet për ilaçet që mungojnë
dhe ato të reja të rëndësishme.
"Përveç vaksinës, edhe barnat e tjera të reja gëzojnë kanalet e gjelbra. Për
shembull, ilaçi i importuar, vaksina kundër virusit Ebola etj, po kalon në
'kanalet e gjelbra' të miratimit nga Qendra e Vlerësimit të Ilaçeve."
Zv-drejtori i Departamentit të Regjistrimit të Administratës së Ushqimeve dhe
të Ilaçeve të Kinës Li Jinju u shpreh se për t'u ofruar pacientëve ilaçe
ndërkombëtare me përparësi dhe sa më cilësore, Kina do të përmirësojë më tej
procesin e miratimit dhe shqyrtimit, për të shkurtuar kohën e futjes së ilaçeve
të importuar në treg në të ardhmen.
"Do ndryshojmë procesin e kualifikimit të praktikës klinike nga sistemi i
miratimit deri tek sistemi i regjistrimit. Do të ndryshojmë procesin e aplikimit
të përvojës klinike nga sistemi i miratimit tek sistemi i skadencës. Në të
njëjtën kohë, janë publikuar edhe një sërë udhëzimesh për të mbrojtur të dhënat
statistikore. Përveç kësaj, në bazë të garantimit të sigurisë së pacientëve, do
të lehtësojmë procesin e miratimit dhe shqyrtimit të ilaçeve ndaj sëmundjeve të
rralla, duke pakësuar praktikat klinike."
Përveç fushës mjekësore, Kina ka nxitur edhe hapjen e sektorit të shërbimeve
mjekësore. Kohët e fundit, Komisioni Kombëtar për Shëndetin dhe Planifikimin
Familjar të Kinës publikoi një serë dokumentesh për rritjen e mëtejshme të
nivelit të hapjes të sektorit shëndetësor tek fondet e huaja, sipas të cilave
është hequr kufizimi i përqindjes së aksioneve të huaja prej 70% për klinikat e
përbashkëta me kompanitë e huaja.
Deri tani, klinikat dhe spitalet me investime të përbashkëta mes Kinës dhe
vendeve të tjera janë Spitali kino-amerikan, Yihe, Spitali Familja e Përbashkët,
Spitali Cilin etj. Këto spitale me investimet e huaja ofrojnë shërbime mjekësore
për pacientët me të ardhura të larta. Stafi, cilësia dhe pajisjet në këto
spitale janë të një standardi shumë të lartë.
Profesori i Departamentit të Politikës Shëndetësore dhe të Administrimit
pranë Institutit së Shëndetit Publik të Universitetit të Pekinit Zhou Zijun u
shpreh se zhvillimet e organeve mjekësore me investimet e huaja mund të
plotësojnë kërkesat e ndryshme të tregut dhe të rrisin nivelin e përgjithshëm të
shërbimeve të tanishme mjekësore.
"Ato plotësojnë kërkesat e ndryshme të tregut, meqenëse investimet e huaj
mjekësore që hynë në tregun e Kinës, u shërbejnë pacientëve të veçantë. Për
shembull, Spitali i Familjes së Përbashkët u shërben kryesisht pacientëve të
huaj në Kinë dhe pacientëve kinezë me të ardhura të larta. Futja e investimeve
të huaja në fushën mjekësore do të na sjellë metoda më të rregullta, veçanërisht
për trajtimet mjekësore ndaj tumoreve dhe sëmundjeve të rralla."(Xu Guang) |