|
Description:
|
|
Në paraditen e 29 majit, u organizua ceremonia e hapjes së Qendrës së
Mjekësisë Tradicionale Kineze kino-izraelite (QMTKKI), e cila ndodhet në
Klinikën "Moav" në qytetin jugor të Izraelit, Arad. Kjo qendër u hap pas
miratimit të Ministrisë kineze të Shëndetësisë.
Qyteti Arad ndodhet në jug të Izraelit në kufi me shkretëtirat Negeva dhe
Judean, si dhe 25 kilometra në perëndim të Detit të Vdekur. Nëse niseni me
makinë nga Arad për në Detin e Vdekur arrini për 20 minuta. Aradi është një
qytet me ajër të freskët dhe peizazh të bukur natyror. Paraditen e 29 majit,
shumë të ftuar nga pala kineze dhe izraelite shkuan në Klinikën "Moav", për ta
festuar ceremoninë e hapjes së Qendrës së Mjekësisë Tradicionale Kineze
kino-izraelite. Pas ceremonisë, një specialist kinez në qytetin Zhejiang të
Kinës jugore bëri një analizë mjekësore online për një pacient izraelit.
Klinika "Moav" u themelua nga Zhang Fan dhe bashkëshorti i saj Gidon Gur
në vitin 2003. Në fillim, ajo ishte një klinikë e vogël me një staf prej
vetëm 2 personash. Sot ajo është shndërruar në një qendër klinike me 21 punonjës
dhe ofron çdo javë shërbime mjekësore për afro 300 pacientë, 70% e të cilëve
janë femra. Kjo qendër klinike përbëhet nga 6 dhoma, 1 dhomë për shpërndarjen e
ilaçeve tradicionale kineze dhe 1 farmaci tradicionale kineze, që është farmacia
e vetme për ilaçet bimore miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit.
Sipas Zhang Fan-it, kjo qendër klinike ofron kryesisht shërbimet e analizës
mjekësore dhe të tregtimit të ilaçeve kineze. Tani, Klinika "Moav", ka zhvilluar
bashkëpunime me Shoqatën e Bimëve Farmaceutike të Izraelit, duke ndërtuar dy
baza për mbjelljen e bimëve mjekësore.
"Patëm bashkëpunim me Shoqatën e Bimëve Farmaceutike të Izraelit dhe
mundësuam mbjelljen e bimëve mjekësore kineze në Izrael. Po punojmë edhe për
mbjelljen e bimëve të egra mjekësore izraelite. Po bashkëpunojmë me spitalin
"Bellison", ku zbatohet ndërthurja e mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore për
sëmundjet tumoriale. Roli i barnave kineze është ulja e efekteve anësore të
kimioterapisë dhe të radioterapisë, duke e përmirësuar cilësinë e jetës së
pacientëve dhe luajtur rolin e trajtimeve mbështetëse. Kemi marrë pjesë në një
program shëndetësor të Bashkisë së qytetit Arad. Sipas planit, do të zhvillojmë
bashkëpunim me Spitalin e Mjekësisë Kineze të Provincës Zhejiang dhe
Universitetin e Mjekësisë Kineze, për të realizuar trajnim dhe shërbime
mjekësore përmes internetit, duke shfrytësuar plotësisht pajisjet përkatëse
online."
Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Spitalit të Mjekësisë Kineze të
Provincës Zhejiang(SMKPZ), Huang Chi u shpreh se kjo qendër është projekt i
bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" pranë
Administratës Kombëtare të Mjekësisë Tradicionale Kineze. Ky program do të
realizohet dhe zbatohet së bashku nga SMKPZ dhe Klinika "Moav".
"Shpresojmë se ky program do të nxisë studimet shkencore të ilaçeve kineze,
të kulturës së mjekësisë kineze dhe të veprimtarive klinike të mjekësisë kineze.
Bashkëpunimi ynë me Klinikën "Moav", përfshin mbjelljen e bimëve mjekësore
kineze dhe studimet mjekësore. Shpresojmë që kultura dhe teknika e mjekësisë
tradicionale kineze do të t'u vijnë në ndihmë banorëve izraelitë dhe për
zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë izraelite."
Nënkryetari i Universitetit të Mjekësisë Kineze Li Junwei u shpreh se
mjekësia kineze u pranua shumë mirë nga pacientët izraelitë. Në vendet e huaja,
shumë probleme shëndetësore të pacientëve të huaj janë zgjidhur nëpër klinikës
së mjekësisë kineze. Përveç bashkëpunimeve me klinikën e mjekësisë kineze,
organet dhe shkollat mjekësore në Izrael, mund të ftojnë specialistët e
mjekësisë kineze në Izrael për ta përhapur përvojën e tyre mjekësore.
"Politikat izraelite synojnë zgjidhjen e problemeve shëndetësore të banorëve
afër shtëpisë së tyre, që përputhet me shpirtin e shërbimeve të mjekësisë
kineze. Prandaj, përzgjedhim një klinikë të mirë për të formuar një qendër të
mjekësisë kineze dhe për ta përhapur atë në klinika të tjera në Izrael. Kemi
zhvilluar bashkëpunime edhe me grupin mjekësor Nr. 2 të Izraelit, 'Maccabi', i
cili ofron kryesisht shërbimet mjekësore nëpër lagje. Kemi në plan të
bashkëpunojmë edhe me organet arsimore të mjekësisë kineze në Izrael. Përveç
kësaj, kultura e mjekësisë kineze është një pjesë e rëndësishme e kulturës
tradicionale të Kinës. Përhapja e kulturës kineze tek vendet përgjatë nismës
'Një brez, një rrugë' është një detyrë jona."
Drejtori i Komisionit Administrativ të Zonës së Detit të Vdekur, Dov
Litvinoff u shpreh se ata do të zhvillojnë studimet shkencore mbi ilaçet kineze
së bashku me Qendrën. Ata do të zhvillojnë studimet mbi trajtimin e tumoreve,
duke kombinuar ilaçet bimore lokale me barnat kineze.
"Bashkëpunimi ynë me Qendrën e re është shumë i rëndësishëm. Kemi një qendër
shkencore që merret me studimin e sëmundjet e ndryshme në kushte ekstreme.
Ilaçet tradicionale kineze janë ndër ilaçet bimore të studimit në zonën e Detit
të Vdekur. Prandaj, shpresojmë se bashkëpunimi me qeverinë, spitalet kineze dhe
Klinikën "Moav", mund t'na sjellë më shumë turistë dhe më shumë barna kineze në
Izrael."
Kryebashkiaku i Arad-it, Nisan Ben-Hamo u shpreh se formimi i QMTKKI-së në
qytetin e tij, bashkëpunimi mes qeverisë kineze, bashkisë së qytetit Arad dhe
Komisionit Administrativ të Zonës së Detit të Vdekur janë shumë të rëndësishme
për Aradin dhe Izraelin. Aradi dhe QMTKKI-ja do të zhvillojë bashkëpunime për
programet shëndetësore.
"Ngritja e QMTKKI-së luan një rol shumë të rëndësishëm për Aradin dhe
Izraelin. Shpresojmë se ky bashkëpunim mund të nxisë përhapjen e mjekësisë
kineze dhe të barnave kineze në Izrael, meqenëse zbuluam se ilaçet e zakonshme
nuk kanë efekte për disa sëmundje, por mjekësia dhe ilaçet tradicionale kineze
luajnë një rol shumë të madh për këto sëmundje." (Xu Guang) |