|
Description:
|
|
Specialistët e Mjekësisë Tradicionale Kineze zhvilluan shtatë trajtime që
mund të luftojnë rezistencën në rritje ndaj antibiotikëve, një kërcënim global
për shëndetin publik që mund t'u marrë jetën 10 milionë vetëve çdo vit deri në
vitin 2050.
Trajtimet bazohen në përvojën klinike të Mjekësisë Tradicionale Kineze që
ndihmojnë kundër rezistencën antimikrobiale, që ndodh kur mikroorganizmat, si
bakteret dhe viruset, transformohen kur ekspozohen ndaj antibiotikëve.
Antibiotikët sa vijnë e po bëhen më pak efektive dhe infeksionet e
vazhdueshme në trup, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve tek të
tjerët.
Për të zhvilluar trajtimet, Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore mori disa
përdorues të antibiotikëve dhe i trajtoi me barna kineze që luftojnë bakteriet
dhe viruset, sipas drejtorit të akademisë, Zhang Boli.
Megjithatë, ai tha se duhen kryer më shumë testime klinike para se
antibiotikë e mjekësisë tradicionale kineze të përqafohen dhe nxiten
ndërkombëtarisht.
"MTK-ja është veçanërisht e efektshme në mposhtjen e toksinave që lëshojnë
qelizat e vdekura, "tha ai, duke cituar përvojën klinike." Është një metodë
gjithëpërfshirëse në krahasim me qasjen e mjekësisë perëndimore".
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se po përhapen gjerësisht
forma të reja të rezistencës ndaj antibiotikëve në mbarë botën, që kërcënojnë
aftësinë e njerëzimit për të trajtuar sëmundjet e zakonshme infektive dhe si
rezultat do të kemi zgjatje të sëmundjeve, paaftësi dhe vdekje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rezistencën kundër antibiotikëve e
klasifikon një "kërcënim serioz", që nuk është më një parashikim për të ardhmen,
por është duke ndodhur tani, në çdo vend të botës, me mundësinë për të prekur
cilindo.
Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve gjenden kudo. Në njerëz, kafshë,
ushqim dhe mjedis (në ujë, tokë, dhe ajër). Ato mund të përhapen midis njerëzve
dhe kafshëve, dhe nga një person në një tjetër. Turizmi favorizon përhapjen e
tyre. Një studim në Suedi me të rinj që lëvizën për pushime në vende të ndryshme
të botës, tregoi se ndërsa asnjë prej tyre që nuk kishte pasur baktere
rezistente në zorrë, kur u kthyen, 1/4 i kishin marrë ato. Dhe sot, në pak orë,
njerëzit mund të lëvizin në gjithë botën duke e globalizuar problemin.
Rezistenca nuk është e kufizuar vetëm në vendet në zhvillim, por edhe ato të
zhvilluara.
Zhang tha se MTk-ja po punon në adresimin e problemeve, të cilat mjekësia
perëndimore ka dështuar të luftojë.
Përvoja e mëparshme ka treguar se ilaçet e Mjekësisë Tradicionale Kineze mund
të përdoren si zëvendësuese në praninë e disa sëmundjeve virale. I kryesuar nga
Komisioni Kombëtar i Shëndetit dhe i Planifikimit Familjar , instituti zhvilloi
në fillim të vitit të kaluar një kërkim të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e
kryespecialistëve nga fusha e mjeksëisë në lidhje me përgjigjet e MTK-së ndaj
rezistencës kundër mikrobeve, sipas Cao Hongxin, ish-kreu i Shkencës dhe
Teknologjisë në Administratën Shtetërore të MTK-së.
Në këtë ekip ishte dhe Tu Youyou, nobelistja kineze në Mjekësi. Tu fitoi
Çmimin Nobel në vitin 2015 për zbulimin e saj të artemisinin-it, trajtimit
kundër malaries një medicament i MTK-së.
Xiao Yonghong,professor për sëmundjet infektive në Universitetin e Mjekësisë
të Zhejiang-ut tha se kërkuesit nga vendi dhe bota kanë studiuar mjekësi kineze
me shpresën se do të gjejnë kura alternative ndaj antibiotikëve për reduktimin e
rezistencës bakteriale, por ende nuk është bërë ndonjë progres i dukshëm.
"Tani, ilaçet që disponon MTK-ja nuk mund të luftojnë bakteriet të vetme dhe
as sëmundjet infektive," tha ai. "Ato mund të luajnë më mirë rolin e barnave
shtesë."
"Me kërkime të mëtejshme dhe zhvillim të ilaçeve të MTK-së në të ardhmen,
mund të zbulohen barna kineze që do të luftojnë me efektivitet infeksionet"
Edhe nëse ilaçet e mjekësisë kineze do të zëvendësojnë antibiotikët në të
ardhmen ende nuk dihet nëse do të krijojë rezistencë si antibiotikët deri në
momentin që përdoren tek pacientët, tha ai.
Sun Jing, një profesore e asociuar mbi sigurinë e medikamenteve pranë
Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore shfaqet më optimist.
"Disa ilaçe të Mjekësisë Tradicionale Kineze prodhojnë një ndikim
anti-inflamator dhe kundër infeksioneve që mund të përdoren si zëvendësues të
antibiotikëve," tha ajo, duke shtuar se disa ilaçe që janë përzierjet e
elementeve të MTK-së dhe substancave të Mjekësisë Perëndimore, përdoren
gjithashtu si antibiotikë, por ende nuk është e qartë se cila nga të dyja e
prodhon efektin e antibiotikut.
Ajo shton se duhen më shumë përpjekje për të nxitur kërkimet e MTK-së që
ndihmojnë në uljen e përdorimit të antibiotikëve sintetikë në uljen e efekteve
të baktereve rezistente ndaj ilaçeve.
"Deri tani nuk mund të them që ilaçet e mjekësisë kineze mund të zëvendësojnë
plotësisht antibiotikët. Megjithatë, shpresojmë që përdorimi i antibiotikëve do
të pakësohet me kërkime shkencore ndaj alternativave të mundshme," thotë ajo.
Kina përdor çdo vit gjysmën e sasisës së antibiotikëve të mbarë botës.
-Deri pak vite më parë, një infeksion urinar, me një mjekim të shkurtër me
antibiotikë të thjeshtë, shërohej. Sot kjo s'ndodh. Bakteret janë bërë të afta
t'i mposhtin antibiotikët e zakonshëm. Në një numër vendesh, që shtohen çdo
ditë, infeksionet urinare janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve. Aktualisht,
rreth 700 mijë njerëz në vit vdesin në botë nga infeksionet rezistente kundër
antibiotikëve, shifër që rritet vazhdimisht dhe mund të arrijë në 10 milionë në
vitin 2050.
Kjo kushton jo vetëm jetë njerëzore, por dhe kosto të lartë financiare për
Sistemet e Kujdesit Shëndetësor.
Venki Ramakrishnan, fitues i çmimit Nobel në Kimi për vitin 2009, ekspert i
Biologjisë Molekulare në Universitetin e Kembrixhit, për rezistencë kundër
antibiotikëve, thekson : "Bota tashmë ka njohuri të shumta rreth funksionit të
baktereve, biologjisë molekulare, gjenetikës, mikrobiologjisë dhe mënyrës së
bërjes së antibiotikëve, prandaj dhe lufta kundër baktereve rezistente ndaj
antibiotikëve mund dhe duhet të fitohet." |