|
Description:
|
|
Acidi folik quhet ndryshe vitamina B9, është tepër i rëndësishme për rritjen
e qelizave dhe forcimin e metabolizmit. Studimet kanë treguar se shumë njerëz
sot në botë nuk marrin sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.
Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të acidit folik përfshijnë perimet e
gjelbra si spinaqi, brokoli, sallata jeshile, bamjet, shpargu, frutat si
bananet, pjepri, dhe limonat, po ashtu fasulet, kërpudhat, mishi kryesisht
mëlçia dhe veshkat), lëngu i portokallit dhe i domates.
Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet
pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet, prandaj këshillohet që
të konsumoni më shumë fruta dhe perime të gjalla.
Acidi folik përdoret për të luftuar aneminë dhe rritur aftësinë e zorrëve për
të përthithur si duhet elementët ushqyes. Acidi folik përdoret gjithashtu edhe
për probleme të tjera si koliti, sëmundjen e mëlçisë dhe problemet me veshkat.
Acidi folik nuk prodhohet nga organizmi prandaj duhet të merret me anën e
ushqimit. Kërkesat ditore për acid folik janë rrethu 400 mikrogram. Acidi folik
është tepër i domosdoshëm për gratë që panifikojnë të mbesim shtatzënë 3 muaj
para, pasi ai parandalon keqformimet tek të porsalindurit, sidomos ato që lidhen
me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit. Gjatë
shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e
nënës.
Acidi folik përdoret nga trupi për krijimin e gjakut shtesë, për të cilin ka
nevojë organizmi gjatë shtatzënisë. Ju duhet të filloni të merrni acid folik
para se të ngeleni shtatzënë. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumë
herët në shtatzëni, shpesh përpara se gratë ta kuptojnë që janë shtatzënë. Nëse
jeni shtatzënë dhe nuk keni marrë acid folik, ju mund të filloni menjëherë për
të parandaluar çdo defekt nervor që mund të zhvillohet në tre muajt e parë të
shtatzënisë. Mungesa e acidit folik rrit mundësinë e një defekti të tubit
nervor, që shoqërohet me defekte në zhvillimin e palcës kurrizore.
Përdorime të tjera të acidit folik
Acidi folik ndihmon personat që kanë probleme me kujtesën, sëmundjen e
Alzheimerit, problemet me humbjen e dëgjimit, parandalon problemet me shikimin
si pasojë e degjenerimin makular, parandalon problemet me dobësimin e kockave,
depresionin, dhimbjet muskulore, parandalon një sëmundje lëkure që quhet
vitiligo, etj.
Disa persona e aplikojnë acidin folik drejtpërdrejt tek mishrat e dhëmbëve
për të luftuar infeksionet.
Sipas një studimi femrat që merren me sport duhet të konsumojnë ushqime që
përmbajnë acid folik. Sipas Medical College of Wisconsin në SHBA është arritur
në përfundimin se acidi folik mund të përmirësojë fluksin e gjakut nëpër
arterie, duke rritur kështu fluksin e gjakut në zemër.
Si funksionon?
Acidi folik i duhet trupit për zhvillimin normal. Ai merr pjesë në prodhimin
e ADN-së si dhe në funksionet e tjera të trupit.
Acidi folik përdoret gjithashtu për të trajtuar disa tipe anemish dhe
probleme të tjera në organizëm, sidomos personat që kanë probleme me tretjen,
sëmundje veshkash ose ata që abuzojnë me alkoolin. Kur përdoret acidi folik për
shkak të mungesës së tij, atëherë duhet të përdoret së bashku me vitaminën B12.
Për më tepër, këto dy vitamina funksionojnë së bashku për të nxitur shëndetin
mendor. Acidi folik përdoret gjithashtu për reduktimin e toksinave nga ilacet
methotrexate tek pacientët me psoriazë dhe artrit reumatoid.
Burimet e acidit folik:
Perimet me gjethe jeshile
Fasulet, bizelet dhe thjerrëzat
Limoni, portokalli, banane dhe pjepër
Buka dhe cerealët
Përmbledhje:
-Acidi folik nxit prodhimin e eritrociteve dhe të leukociteve si dhe
trombociteve në disa anemi megaloblastike.
-Acidi folik është pluhur kristalor i verdhë , portokalli pa erë e pa shije.
-Gjendet te mëlçia , e verdha e vezës, orizi, drithërat, zarzavatet me gjethe
jeshile, karotat, kungulli, pjeprat, qershitë etj.
-Përdoret në mjekësi në rast anemie
-Është thelbësor në procesin e rruazave të kuqe të gjakut, shërben në
trajtimin e anemive.
-Zierja e produkteve ushqimore e shkatërron acidin folik.
-Mungesa e acidit folik nuk shkakton probleme neurologjike , ndryshe nga
mungesa e vitaminës B12.
-Rezervat me acid folik mjaftojnë për disa muaj.
-Pamjaftueshmëria me acid folik është pasojë e dietës së keqe, e mosthithjes
së ushqimeve nga zorra, e kërkesave të rritura të organizmit nga shtatzënia.
-Sasia e mjaftueshme është 400 mikogramë në ditë.
-Acidi folik parandalon tensionin e lartë të gjakut.
-Acidi folik të mbron nga kanceri i zorrës së trashë.
-Marulet, spinaqi, rrepa drithërat, farat e lulediellit janë të pasura me
acid folik.
Po ashtu panxhari i kuq është një perime që ka përmbajtje të lartë acidi
folik, kalium, kalcium dhe antioksidantë betacyanin, që i jep dhe ngjyrën.
Lëngu i panxharit të kuq përmban sheqer natyral, jod, baker dhe vitaminë B1,
B2, C and bioflavonoide. Disa praktikues të mjekësisë holistike besojnë se
kombinimi i lëngut të panxharit me lëngje të tjera si karotë, mollë dhe trangull
është një mënyrë e shkëlqyer për pastrimin dhe shëndetin e veshkave. |