|
Description:
|
|
Kalciumi është një ndër mineralet më të rëndësishme të trupit dhe zë rreth
1.5-2% të peshës sonë trupore.
Në trupin e një individi të rritur ka 1.2 kg kalcium, 99% e të cilit ndodhet
në kocka dhe dhëmbë.
Ai është përgjegjës për eshtrat, dhëmbë të shëndetshëm dhe parandalimin e
osteoporozës si dhe ka funksione të tjera të rëndësishme për organizmin e
njeriut. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, nervave dhe muskujve. Është
sidomos i rëndësishëm në parandalimin e krijimit të mpiksjeve të gjakut. Ndihmon
në parandalimin e alergjive, depresionit dhe zbut problemet e muskujve dhe
kyçeve. Një nga funksionet e këtij minerali është edhe ndikimi i tij pozitiv në
hormonet e trupit dhe enzimat.
Mungesa e kalciumit mund të shkaktojë osteoporozë tek të rriturit dhe
rakitizëm tek fëmijët. Për gratë shtatzëna, kalciumi gjithashtu është jetik.
Sipas propozimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), nënat
shtatzëna që konsumojnë ushqime me pak kalcium duhet të konsiderojnë marrjen e
suplementeve të kalciumit, që sipas sugjerimeve të mjekëve kinezë kjo sasi duhet
të jetë 600 miligramë në ditë, që në 14 javët e para të shtatzënisë. Disa gra
shtatzëna në moshë të madhe ose që kanë simptoma të dukshme të mungesës së
kalciumit si spazma muskulare etj, mund të marrin suplemente kalciumi më parë.
Rreziqet e mungesës së kalciumit në periudhën e shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë, do të ruhet në trupin e nënës së ardhme sasi e lartë
kalciumi që do të shërbejë për formimin e kockave dhe dhëmbëve të foshnjës. Nëse
nënat shtatzënë nuk konsumojnë ushqime me sai të mjaftueshme kalciumi, atëherë
do të ngadalësohet formimi i kockave i fetusit dhe të ulet niveli i kalciumit të
gjakut tek këto gra, duke shkaktuar fenomenet e spazmës së këmbëve, dobësimin e
kockave, osteoporozë etj.
Spazmat në këmbë: ky fenomen shfaqet zakonisht në 5 muajt e parë pas ngeljes
shtatzënë dhe më shpesh shfaqet gjatë natës.
Hipertensioni gjatë shtatzënisë: ky problem lidhet me mungesën e kalciumit
gjatë kësaj faze. Gruaja shtatzënë me këtë fenomen mund të shkojnë në spital për
analizë mjekësore.
Lëvizja e dhëmbëve: kalciumi është elementi kryesor përbërës i kockave dhe
dhëmbëve. Nëse grave shtatzëna u lëvizin dhëmbët dhe niveli i përqëndrimit të
kalciumit në gjak është më i ulët se standardi ose ka simptoma të uljes së
dendësisë së kockave, këto mund të jenë sinjale të mungesës së kalciumit.
Dhimbja e nyjave dhe legenit: nëse kanë mungesë kalciumi gratë shtazëna do të
jenë dhimbje kyçesh dhe legeni.
Nevoja e kalciumit në faza të ndryshme të shtatzënisë
Në fazën fillestare të shtatzënisë, në 12 javët e para, embrioni rritet me
një shpejtësi relativisht të vogël. Sasia e kalciumit e kërkuar nga gratë
shtatzëna është e përafërt me atë para shtatzënisë. Kërkesa ditore për kalcium
është 800 miligramë. Gratë shtazëna mund të konsumojnë disa ushqime që përmbajnë
kalcium dhe garantojnë një dietë të ekuilibruar.
Në periudhën e mesme të shtatzënisë, nga 13 javë deri në 26 javë, formohet
skeleti i foshnjës dhe embrioni rritet me shpejtësi të madhe. Gratë shtatzëna
duhet të shtojnë konsumin e ushqimeve të pasura me kalcium. Në këtë periudhë,
kërkesa ditore për kalcium është 1000 miligramë.
Në fazën e vonshme të shtatzënisë, nga 27 javë deri në lindjen e bebes,
embrionit i nevojitet më shumë mineral kalcium pasi skeleti rritet shumë. Sasia
e kalciumit që nevojitet në këtë fazë çdo ditë varjon 1200 miligramë-1500
miligramë.
Vitamina D është aleatja e elementit të kalciumit, pasi ajo bën përthithjen e
këtij elementi. Metoda më e mirë për të marrë vitaminën D është banja e diellit.
Rrezet ultravjollcë që vijnë nga drita e diellit, mund të ndihmojë kompozimin e
vitaminës D. Nënat shtatzëna duhet të qëndrojnë në diell çdo ditë por duhet ta
bëjnë këtë në orët e para kur dielli nuk është shumë i fortë dhe me interval 30
minuta. Përveç kësaj, gratë shtatzëna mund të konsumojnë ushqime si kërpudha,
peshk, mëlçi, etj, ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë D.
Ku ta gjejmë kalciumin
Mënyra më e mirë e marrjes së kalciumit është konsumi i ushqimeve të pasura
me këtë mineral. Ja disa prej tyre.
1. Qumësht
Në 250 mililitra qumësht gjenden 300 miligramë kalciumi, që mund të
përvetësohet shumë shpejt nga trupi. Qumështi dhe nënproduktet e tij si djathë,
kos etj., janë ushqime të shkëlqyera për furnizimin me kalcium.
2. Fasulet e ndryshme
Fasulet e ndryshme kanë proteina bimore dhe janë të pasura me kalciume.
3. Karkalecat e detit
Karkalecat e detit janë një ushqim që kanë shumë kalcium. 25 gramë karkaleca
kanë 500 miligramë kalciumi. Supa me karkaleca është një zgjedhje e shkëlqyer
për nënat shtatzëna.
4. Perimet me gjethe jeshile
Edhe perimet me gjethe jeshile kanë kalcium. Konsumoni çdo ditë këto perime
në sasinë 250 gram për të marrë 400 miligramë kalcium.
Ushqimet që ndikojnë negativisht në përthithjen e kalciumit:
1. Kripa
Kripa përfshin elementin e natriumit. Veshkat bëjnë filtrimin e sasisë së
tepërt të natriumit çdo ditë. Kur shkarkohen 100 miligramë natriumi, do të
humbasin në të njëjtën kohë afro 26 miligramë kalcium. Prandaj, gratë shtatzëna
duhet të konsumojnë më shumë ushqime të lehta dhe mos konsumojnë shumë kripë.
2. Pijet me gaz dhe kafe
Këto pije kanë acid fosforik, i cili mund të shkaktojë humbjen e kalciumit.
Prandaj, nëna shtatzëna duhet të shmangin përdorimin e këtyre pijeve.
3. Ushqimet e yndyrshme
Konsumi i ushqimeve me shumë yndyrë mund të shkaktojë grumbullimin e yndyrave
në sistemin e tretjes. Dekompozimi i këtyre yndyrave të tepërta mund ta sjellë
shumë acide yndyrore, të cilat mund të pengojnë përvetësimin e kalciumit nga
trupi ynë. |