|
Description:
|
|
Vera është një stinë e nxehtë dhe një periudhë e vitit kur na pëlqen të
provojmë ushqime sidomos freskuese. Ndërsa mendja na shkon tek ditët me diell
dhe plazhi apo ekskursionet në fshatrat turistike, imazhet ushqimore që na
krijohen janë pije të freskëta dhe shporta me fruta të ëmbla verore.
Prandaj paraardhësit rekomandojnë përbërës të caktuar për ushqimet e verës.
Këto janë ushqime "ftohëse" dhe ushqyese për ditët e nxehta kur djersitemi dhe
kur oreksi bie e sistemi i tretjes preferon diçka të lehtë.
Ngjalat në ujin e freskët që rriten në kënetat dhe orizoret njihen ndryshe si
huangshan ose ngjalat e verdha. Ato janë të ftohta, sipas librave të mjekësisë
tradicionale kineze.
Ngjalat e verdha nuk kanë hala të vogla si ngjalat e detit apo të lumenjve.
Ato janë më të vogla dhe rriten deri në 60 cm. Ato jetojnë gjatë dhe shiten
zakonisht të gjalla në një basen me ujë.
Është shumë e vështirë ta kapësh ngjalën me dorë, pasi rrëshqet.
Ky peshk dallohet, sepse forma e tij si gjarpër, ngjyra që shkon nga e
gjelbra e mbyllur e deri te e zeza, ndërsa barkun e ka të verdhë në të bardhë.
Ky lloj peshku bëhet shumë aktiv në mbrëmbje e natën vonë, apo deri në orët e
para të mëngjesit, pastaj e ul aktivitetin. Ky peshk ushqehet me krimba, peshq
të vegjël. Ka edhe ngjalë të egër, është ajo e detit. Është në formë gjarpri, me
ngjyrë karote. Ka dhëmbë të mprehtë dhe ushqehet me peshq të tjerë, kryesisht të
ngordhur. Gjendet si në detin Adriatik ashtu dhe në Jon. Arrin deri në 2 metra
gjatësi, dhe ka peshë të konsiderueshme që arrin deri në 50 kilogramë. Nuk
preferohet për t'u ngrënë pasi ka shumë hala.
Kur vizitova Shangain disa vite më parë, pashë që ngjalat përgatiteshin
atypëraty nga shitësit në treg, të cilët e pastronin edhe ta jepnin në formë
filetoje.
Ngjalat e verdha e kanë sezonin në fillim të verës. Kjo është koha më e mirë
për t'i shijuar ato. Zakonisht janë të kultivuara dhe prodhimi është më i lartë
në provincat jugore të Kinës.
Një thënie e vjetër nga kulinaria, në verë ngjalat e verdha janë më të
ushqyeshme se xhenseni.
Mishi i tyre përmban proteina dhe yndyrna, kalcium, kalium dhe disa vitamina
B, prandaj është një ushqim tepër i mirë.
Për kinezët, çdo gjë e ngjalës ka përfitime shëndetësore-halat, lëkura, gjaku
etj. Në librat klasike të mjekësisë kineze madje rekomandohet shndërrimi i kokës
dhe halave në pluhur dhe përzierja e saj me verë të bardhë dhe kjo përzierje i
jepet grave me probleme gjinekologjike.
Mishi i ngjalave është shumë i ushqyeshëm për ata që vuajnë nga anemia. Ai
është gjithashtu një ilaç që përshkruhet shpesh për ata që vuajnë nga
infeksionet e tringëllimë në veshët ose veshi i mesit, ekzema, kolla ose
problemet me tretjen, ndër sëmundje të tjera.
Megjithatë ekziston një pjesë e ngjalës që duhet evituar me çdo kusht, mukoza
që sekreton. Kjo toksinë duhet të fërkohet me shumë kripë dhe shplahet mirë.
Toksinat largohen me nxehtësinë prandaj ngjalat duhet të gatuhen mirë.
Ka shumë gatime tradicionale me ngjala që janë popullore në menutë e verës në
restorantet në Kinë.
Për shembull në familjet në hutongët e Pekinit ngjalën e skuqin me speca të
freskët pikantë. Së pari ata e presin në fije të holla ngjalën,pasi e kanë
pastruar kuptohet dhe e skuqin me qepër të njomë dhe xhenxhefil në rende, më pas
shtojnë ngjalën dhe specat në tigan. Peshku është marinuar më parë me kripë dhe
piper të zi.
Kur provova ngjalë për herë të parë ishte e gatuar në avull me shumë
xhenxhefil dhe salcë të verdhë të ëmbël.
Më pas shija rregullohet me vaj të nxehtë kikiriku dhe susami.
Në Zhongshan, të provincës Guangdong ngjala gatuhet në poçe balte me oriz në
zjarr të ngadaltë për të ruajtur shijen dhe aromën.
Sigurisht që askush nuk e gatuan ngjalën aq mirë sa shangajasit, të cilët e
kanë bërë këtë ushqim specialitet rajonal.
Përfitimet nga ngjalat:
1. Rifreskon trupin
Ngjalat përmbajnë një substancë që rifreskon mbarë trupin. Kjo e bën atë një
ushqim perfekt për verën. Përveç kësaj, ngjala ndihmon trupin të luftojë helmet
dhe qelizat e vdekura.
2. Ul kolesterolin e keq
Ekzistojnë dy tipe kolesteroli i mirë dhe i keq. Kolesteroli i mirë ndihmon
në mirëfunksionimin e trupit, ndërsa ai i keqi do të shumohet në gjak dhe do të
krijojë një shtresë në muret e zemrës. Kjo shtresë do të bëhet një pengesë për
qarkullimin e lire të gjakut dhe fillesa e shumë sëmundjeve përfshi të zemrës.
Ngjala ndihmon në shkatërrimin e kiolesterolit të keq dhe moslejimin e kalimit
në gjak.
3. E mirë për sytë dhe trurin
Nga studimet paraprake të disa shkencëtarëve, ngjala ka treguar se luan një
rol të madh në zhvillimin e trurit dhe të funksionit normal të sistemit nervor.
Ajo gjithashtu i bën mire syve.
4. Shtesë ushqimore
Në shumë vende aziatik, përfshi Japoni dhe Korenë e Jugut, gjithashtu edhe në
disa vende europiane, njerëzit po zhvillojnë supplement ngjale që besohet se
sjell fuqi sidomos tek të moshuarit. Koreanët besojnë gjithashtu se ngjala është
burimi më i mirë i staminës, vitalitetit dhe energjisë.
5. Forcon kockat
Ngjala ka sasi të lartë fosfori në tulin e saj. Nëse doni të keni kocka të
forta dhe të shëndetshme, duhet të konsumoni rregullisht ngjala. Ngjalat do t'ju
ndihmojnë gjithashtu të minimizoni humbjen e densitetit kockor si dhe
osteoporozën. Ndoshta do mendoni që kjo është njësoj si të pini qumësht, apo
hani kos ose konsumoni karkaleca deti, por sasia e fosforit tek ngjalat është më
e lartë.
6. Parandalon aneminë
Ngjala ka gjithashtu përmbajtje të lartë në hekur, i cili është shumë i
nevojshëm për gjakun sidomos për hemoglobinën në qelizat e gjakut. Hemoglobina
nevojitet ndërkohë që oksigjeni përçohet në trupin tuaj nga gjaku. Duke marrë
sasinë e duhur të hekurit në gjak parandalojmë aneminë. Po ashtu ju ndihmon në
forcimin e sistemit imunitar.
7. Lufton kancerin
Kanceri është sëmundja më vdekjeprurëse në botë. Ka shumë tipe kanceresh si
të gjakut, mushkrisë, gjirit etj.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se shumica e grave kanë prirje për
kancer gjiri. Prandaj këshillohet që grate të hanë më shumë ngjala pasi ato kanë
një substance të quajtur Arginine, që është shumë e rëndësishme dhe redukton dhe
parandalon rritjen e kancerit të gjirit. |