|
Description:
|
|
Për disa javë, Nathan
Suver një 35-vjeçar nga ShBA-ja kishte probleme dhe dhimbje me qafën. Ishte një
dhimbje e vazhdueshme dhe pavarësisht se ai provoi shumë mënyra rezultuan pa
sukses. Derisa, shkoi tek mjeku kinez i cili i bëri një trajtim me gjilpëra.
'Trajtimi me gjilpëra të ndihmon me dhimbjen,' më tha mjeku dhe nguli 100
gjilpëra tek trupi im. Në fillim më vendosi një gjilpërë në qafë dhemë pas në
kyç të dorës. Në atë moment pata ndjenjën e rrufesë në të gjithë trupi."
Trajtimi me gjilpëra ia vlejti pavarësisht një ndjesie të lehtë parehatie,
por dhimbja u eleminua. Një javë më pas, i riu nga ShBA-ja e shkroi këtë sukses
në rrjetet sociale.
Akupunktura, nga pikëpamja e Lindjes, ka lidhje me energjinë dhe dhe
qarkullimin e saj në të gjithë trupin. Nëse kjo energji është e bllokuar,
atëherë shfaqet dhimbja apo sëmundjet. Duke ndërhyrë me 20 gjilpëra në pikat
strategjike në trup, akupunkturistët përpiqen të risjellin në ekuilibër
qarkullimin e energjisë. Ndërkohë, mjekësia perëndimore po përpiqet ende të
kuptojë si funksionon mekanizmi i akupunkturës. "Ka shumë detaje që ne nuk i
kuptojmë ende, por veçanërisht, akupunktura duket se stimulon muskuj dhe nerva
të veçanta duke aktivizuar ndryshime që pakësojnë dhimbjen dhe simptomat dhe
nxisin procesin e shërimit," thotë Kwokming James Cheng, M.D., i cili në qershor
nxorri një studim mbi Akupunkturë në Mjekësi që synon identifikimin e
domethënies së saktë neurologjike të pikave të akupunkturës, aty ku futen
gjilpërat.
Studimet tregojnë se kjo terapi e lashtë mund të jetë një trajtim efektiv për
një sere sëmundjesh, që nga dhimbjet e mesit tek nervi shiatik, dhimbjet e
kokës, marrje mendsh, astmë etj.
Akupunktura për dhimbjen e kokës
Për shumicën e njerëzve në Perëndim, sapo kanë një dhimbje koke menjëherë
marrin një aspirinë apo paracetamol. Sipas akupunkturistëve neurokimikatet e
lidhur me humorin dhe mirëqënien emocionale, si oksidi nitrik dhe serotonina,
mund të luajnë gjithashtu një rol. "Gjilpërat dërgojnë sinjale në tru për të
rregulluar nivelet e këtyre neurokimikateve," thotë Dr. Cheng.
Shkenca thotë: Nëse dhimbja juaj e kokës zgjat për disa ditë gjilpërat mund
të ndihmojnë. "Akupunktura është një trajtim parandalues për të reduktuar
nivelin dhe shpeshtësinë e dhimbjes së kokës," thotë Klaus Linde, një studiues
nga Universiteti Teknik në Munich, të Gjermanisë. Sipas një raporti të fundit
nga 11 studime tek njerëzit me dhimbje të shpeshtë koke, Dr. Linde zbuloi se
rreth gjysma e pacientëve që i ishin nënshtruar akupunkturës kishin një reduktim
me 50 për qind të numrit të ditëve me dhimbje koke, krahasuar me një rënie në 16
për qind të atyre që përdorën qetësues.
Akupunktura për problemet gastrointestinale
Saverio Mancina nuk mund të hante asgjë. "Kishte një dhimbje të tmerrshme dhe
diarre të vazhdueshme," tha mjeku i tij. Për 3 vjet asnjë lloj mejkimi nuk e
ndihmoi dot Saveroin, ndërkohë që të gjitha testet mbi parazitët dhe sëmundjen
celiake ishini negative. Për të alternuar dietën ushqimore me ushtrimet ai shtoi
edhe akupunkturën. Pas tre seancash, simptomat e tij pothuajse u zhdukën.
Kur Mancina iu nënshtrua akupunkturës, praktikuesi i tij i vuri gjilpëra në
krahë dhe këmbë.
Shkenca thotë: Aftësia e akupunkturës për të luftuar stresin mund të jetë një
pjesë kyçe e efektivitetit të saj në çrregullimet gastrointestinale, thotë Tony
Chon, shefi i praktikës së akupunkturës në Klinikën Mayo në Rochester,
Minnesota.
"Dimë që ekziston një lidhje e fortë mes stresit dhe disa problemeve
gastrointenstinale, përfshi problemet me tretjen," thotë Dr. Chon, "dhe
akupunktura është përdorur prej shekujsh për lehtësim dhe trajtim."
Në një studim të vitit 2007 nga Universiteti i Arizonës, njerëzit me ulcer
apo djegie në fyt si pasojë e acideve iu nënshtruan seancave të akupunkturës dy
herë në javë. Simptomat e tyre u përmirësuan ndjeshëm në krahasim me ata që
morën ilaçe. Dhimbja e tyre e kraharorit u ul me 82 për qind, djegiet ranë me 83
për qind dhe acidi refluks me 77 për qind. Studiuesit thanë se trajtimi me
gjilpëra çon në uljen e aciditnë stomak dhe përshpejton tretjen, prandaj kjo bën
që të ketë më pak acid në ezofag.
Akupunktura për dëmtimet nga sporti
Shumë atletë të dëmtuar përdorin akupunkturën për çlirim. Kur luante në NFL,
Tiki Barber kishte probleme me muskujt. "Akupunktura ndihmon trupin të marrë
veten më shpejt nga lëndimet e ndryshme," thotë Marianne Fuenmayor, shefja e
departamentit të akupunkturës në Kolegjin Paqësor të Mjekësisë Orientale në New
York. Një teori, sipas Dr. Cheng, është se trupi i përgjigjet gjilpërës duke
shtuar më shumë qarkullimin e gjakut të oksigjenuar në zonën e vrarë, gjë që
ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit.
Shkenca thotë: "Unë e kam përdorur akupunkturën shumë efektivisht për të
trajtuar shtrembërimet e kyçit të këmbës, dhimbje të muskujve, problemet me
bërrylat dhe tendinat", thotë John Cianca, një specialist i rehabilitimit në
Kolegjin Baylor të Mjekësisë në Houston.
Këtë vit, një studim i Johns Hopkins zbuloi se njerëzit me tendinitis kronik
ose artrit që kishin seanca akupunkture 20-minutëshe dy herë në javë për 6 javë
kishin më pak dhimbje.
Akupunktura për Ankth dhe Depresion
Një pengesë e vogël gjatë ditës mund të shkaktojë ankth të lehtë. Një
shembull serioz është, humbja e punës, e cila mund të shkaktojë depresion
serioz. Në të dyja rastet, akupunktura mund të ndihmojë. "Në fazën e tanishme me
shumë pasiguri kam trajtuar shumë njerëz që janë nën stres", thotë Nicholas
Zimet, një akupunkturist i licencuar në qendrën Meridian në Mineapolis. "Pas
trajtimit, ata ndihen më të relaksuar dhe të aftë për t'u marrë me presionet e
jetës".
Po si ndodh kjo? Kur gjilpëra hyn në veshë, duar ose këmbë, thotë Dr. Cheng,
truri juaj liron neurotransmetues dhe kimikate të tjera që ndikojnë stresin dhe
gjendjen shpirtërore.
Shkenca thotë: Sipas një studimi të fundit në Journal of Alternative and
Complementary Medicine pacientët me depresion dhe me shkallë të lartë ankthi
mund të përfitojnë nga akupunktura. Studimi, i cili e kombinon akupunkturën me
një lloj qetësuesi Prozac thotë se kishte rezultate tek pacientët që nuk mund të
duronin efektet anësore të ilaçeve, përfshi rënien e energjisë seksuale,
probleme me ereksionin etj.
Akupunktura për dhimbjet e mesit
Trajtimi i dhimbjes së mesit me akupunkturë është shumë efektiv. "Akupunktura
në këtë rast funksionon më mirë se çdo ilaç që u japim pacientëve", thotë Dr.
Cheng.
Shkenca thotë: Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit këtë vit,
studiuesit përdorën imazhe të trurit për të parë se si çpimi i lëkurës ndikonte
aftësinë e trurit për të kontrolluar dhimbjen. "Akupunktura duket se ndihmon që
receptorët e dhimbjes në tru të lidhen më lehtë me opioidet si endorfinë, ilaçi
natyror kundër dhimbjes i trupit tonë," thotë Richard Harris.
Nëse doni të provoni akupunkturën duhet t'i bëni seancat e trajtimit tek një
mjek i licencuar. |