|
Description:
|
|
Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Kinës, numri i banorëve të punësuar në
provinca të ndryshme të vendit ka ardhur në rritje, duke shtuar kërkesat në
fushën shëndetësore në këto zona.
Më 24 gusht, përgjegjësi i Administratës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore
të Kinës (AKSSHK) u shpreh se Kina do të lehtësojë procedurat e rimbursimit të
sigurimeve shëndetësore bazë ndër-provinciale, duke u dhënë mundësi banorëve të
marrin shërbim shëndetësor në rajone të ndryshme.
Sistemi ndër-provincial i sigurimeve shëndetësore në Kinë zbatohet në këtë
mënyrë: Në momentin kur banorët, të cilët janë të përfshirë në skemën e
sigurimeve shëndetësore bëjnë vizita mjekësore në provinca të ndryshme të Kinës,
ata paguajnë vetëm pjesën e tyre të shpenzimeve shëndetësore, shpenzimet e tjera
rimbursohen përmes agjencive të sigurimeve shëndetësore dhe organeve
shëndetësore. Sot në Kinë është formuar sistemi i rimbursimeve të sigurimeve
shëndetësore ndër-provinciale, që lidh të gjitha sistemet provinciale të
sigurimeve, duke mbuluar ato për punonjësit në zonat urbane dhe rurale.
Zv-drejtorja e AKSSHK-së Li Tao u shpreh se deri në gjysmën e parë të vitit
2018, 486 mijë persona morën rimbursim përmes sistemit kombëtar të shpenzimeve
shëndetësore. Nga këto shpenzime, 11.83 miliardë juanë, fondi i sigurimeve
shëndetësore rimbursoi 7 miliardë juanë, shifër mbi dyfishin e vitit 2017.
"Deri në fund të qershorit të këtij viti në këtë sistem kombëtar janë
regjistruar mbi 2.67 milionë vetë, 10,015 institucione shëndetësore dhe 95% të
spitaleve të nivelit 3A-së kombëtar (spitalet e përgjithshme publike). Ky sistem
ka lehtësuar shumë sfidat e rimbursimit të shpenzimeve shëndetësore
ndër-provinciale, përfshi largësinë nga provinca në provincë, kohëzgjatja e
rimbursimit, procedura e ndërlikuar etj."
Megjithëse ky lloj rimbursim ka pasur suksese, nuk përjashtohen problemet.
Për shembull, shumë të punësuar në krahina të ndryshme të vendit kanë vështirësi
në plotësimin e dokumenteve përkatëse dhe ata ndryshojnë shpesh vendet e punës,
prandaj ky sistem nuk mbulon përqindjen e mjaftueshme të të punësuarve në
krahinat e ndryshme. Përveç kësaj, për shkak të kohës së shkurtër të
funksionimit të këtij sistemit, institucioneve të kufizuara shëndetësore të
mbuluar nga sistemi, mungesa e njohjes së procedurave dhe politikave përkatëse
nga banorët etj, shumë pacientë që iu nënshtruan shërbimeve shëndetësore jashtë
krahinës së tyre, u rimbursuan pas rikthimit në provincën e tyre ku ishin
regjistruar për sigurimet.
Duke marr shkas nga problemet e tanishme, Këshilli i Shtetit i Kinës
organizoi më 22 gusht mbledhjen ekzekutive, për ta shtrirë rimbursimin ndaj
shpenzimeve shëndetësore mes provincave, duke lehtësuar më tej procedurat e
rimbursimeve. Pra një banor, edhe pse i regjistruar në një provincë specifike,
ai gëzon të drejtën të tërheqë rimbursimin në një krahinë tjetër, njësoj si mund
të vepronte në provincën e tij.
"Të gjithë fshatarët që kanë punuar në qyete të tjera, të punësuarit në
krahina të tjera, ata që ushtrojnë karrierën në provinca të tjera mund të marrin
rimbursim nga sigurimet shëndetësore në provincën ku punojnë apo jetojnë. Duhet
të garantohet vendosja e organeve shëndetësore që ofron rimbursimin e
shpenzimeve shëndetësore ndër-provinciale në rajonet e nivelit bazë. Në fund të
këtij viti, në çdo distrikt administrativ të qytezave, duhet të këtë të paktën
një organ shëndetësor që përgjigjet për këtë rimbursim. Do të shpejtohet
përfshirja e të gjitha organeve shëndetësore në sistemin unik të rimbursimit
kombëtar dhe do të nxitet procesi i rimbursimit përmes internetit."
Prej zbatimit të reformës së re në shëndetësi, Kina ka bërë shumë përpjekje
për formimin e sistemit që garanton shërbime shëndetësore. Deri tani, janë
formuar sigurime shëndetësore baze për pothuajse të gjithë banorët. Deri në
fillim të këtij viti, mbi 1.35 miliardë kinezë u përfshinë në skemën bazë të
sigurimeve shëndetësore, pra mbi 95% e popullsisë së përgjithshme. Me zgjerimin
e mëtejshëm të rimbursimit të shpenzimeve shëndetësore përmes sigurimeve
shëndetësore ndër-provinciale, çdo i regjistruar në sigurime mund të gëzojë
rimbursim në çdo organ shëndetësor të Kinës.(Xu Guang) |