|
Description:
|
|
Një jastëk në formën e
një pande, i quajtur "PlusMe" është një pajisja më e re novative eksperimentale,
e dizajnuar për të ndihmuar fëmijët me autizëm.
Jastëku u krijua në kuadër të projektit "motivimi i fëmijëve me çrregullime
të spektrit të autizmit për të ndërvepruar në shoqëri përmes përdorimit të
veshjeve të posaçme" të zhvilluar në Institutin e Shkencave dhe Teknologjive
Njohëse (ISTC-CNR), nga grupi i hulumtimit të Locen, në bashkëpunim me
terapistët e qendrës së rehabilitimit INI dhe kërkues nga Instituti i
Neuropsikiatrit të Fëmijëve në Universitetin "Sapienza" të Romës.
Jastëku vendoset rreth qafës. Forma dhe konsistenca e tij janë projektuar
posaçërisht për të ngjallur lidhjen emocionale, nëpërmjet një kontakti fizik të
sigurt dhe të rehatshëm. Kur fëmija prek jastëkun me një pjesë trupi , ai lëshon
dritat me ngjyrë dhe tingujt e shkurtë ose muzikë bazuar në pikën ku është
prekur.
Këto janë stimuj të perceptuar si shpërblim për fëmijët dhe të aftë për të
tërhequr vëmendjen e tyre. Përmes tabletit të kontrollit mund të zgjidhni
kombinime të ndryshme të dritave dhe tingujve me ngjyrë. Jastëku "PlusMe" mund
të ndërmjetësohen nga një i rritur, nga terapisti ose prindi, në varësi të
reagimeve të fëmijës, nëpërmjet një aplikacioni, për shembull duke aktivizuar
tingujt dhe ngjyrat më të dobishme dhe duke hequr ato më pak të pëlqyera.
"Terapisti mund të krijojë, nëpërmjet jastëkut dhe kontrollit të tij, shumë
aktivitete, duke e përshtatur për llojin e fëmijës që trajtohet. Kjo është ideja
kryesore e projektit: kontrolli i "PlusMe" ndahet midis fëmijës dhe terapistit:
i pari aktivizon përgjigjet e jastëkut nëpërmjet prekjeve dhe përkëdheljeve
terapisti ose prindi mediat përmes tabelës kontrolluese. Nëse fëmija dëshiron
dritat dhe muzikën e preferuar , ai duhet të ndërveprojë me terapistin. Ky model
i sjelljes potencialisht mund të nxisë, mbështesë dhe përforcojë zhvillimin e
shkathtësive themelore sociale, si për shembull kontaktet e syve, kërkesat e
shkëmbimit ndërpersonal dhe vëmendjen e përbashkët ", shpjegon ekipi.
Autizmi po shndërrohet në një sfidë thelbësore për shëndetin publik, kjo për
shkak të përhapjes së tij në rritje, por dhe për kostot shoqërore dhe ekonomike
që ka. Ndaj, vendet e Europës Juglindore kanë shprehur angazhimin për
bashkëpunimin në një rrjet të përbashkët në mënyrë të organizuar për t'i dhënë
një përgjigje kësaj sfide. Shenjat e kësaj sëmundje shfaqen tek fëmijet pas
moshës 1-2 vjeç, ndërkohë që specialistët e shëndetësisë apelojnë për
sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe
integrimin e tyre në shoqëri. I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një
çrregullim ende jo shumë i njohur. Trajtimi i tij, sipas specialistëve, duhet të
kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale, duke treguar më
tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.
Në Shqipëri është folur pak për autizmin dhe rastet e fëmijëve të ndjekur në
mënyrë sporadike tregojnë për mungesë të informacionit në popullatë për këtë
sëmundje, mosdiagnostikim të saktë, etj. Nëse prindi nuk e njeh dhe nuk e pranon
situatën siç është, atëherë asnjë terapi nuk mund të funksionojë në përmirësimin
e gjendjes, ndaj dhe është punuar shumë në drejtim të njohjes së autizimit, duke
u përqëndruar tek prindërit dhe opinioni publik për ta pranuar këtë çrregullim.
Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i rëndë i funksioneve trunore (për
rrjedhojë sjelljes njerëzore), shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe
shfaqin sjellje dhe mënyra përsëritëse të tyre, si dhe kundërveprime të ndryshme
në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Sipas klasifikimit ndërkombëtar të
sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "autizmi shfaqet tek fëmijët
para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre
shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese".
Mjekët pohojnë se autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës.
Shenjat e hershme të sindromës së autizmit mund të kuptohen nga një specialist
kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat më të dukshme variojnë nga 18
deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të
zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën
16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në
zhvillimin e tij. Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në
vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen
pas një sendi apo objekti, në shumicën e rasteve janë hiperaktivë, por nuk
përjashtohen rastet hipoaktivë.
Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët
autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën
një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose
dhe atipike. Shenjat e hershme të autizmit lidhen edhe me çrregullimet e
zhvillimit, që së bashku me ato gjuhësore, sipas mjekëve, janë shpesh motivi i
parë i konsultimit, para çrregullimeve të sjelljes (mbyllja në vetvete, etj).
Por, ka edhe simptoma të veçanta si vetëdëmtimi, që vëzhgohet ndonjëherë herët.
"Sa më shpejt të identifikohet dhe sa më e lehtë të jetë si formë, aq më e mirë
është ecuria e fëmijës", thonë mjekët, sipas të cilëve, në ndryshim nga e
kaluara, fëmijët autikë sot kanë të ardhme.
Lidhur me përhapjen e këtyre çrregullimeve, raportimet vlerësojnë se në botë
3-4 fëmijë në 1000 vuajnë nga autizmi infantil. Autizimi prek më tepër meshkujt,
sesa femrat e vlerësuar në raportin 4:1. Edhe pse për të kuruar simptoma
specifike të autizimit ka barna, gjithnjë e më tepër specialistët flasin për
teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri. Mjekësia ende nuk ka mundur të
qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të
jenë të mëdha. Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në
familje, observimi i një përqindjeje të konkordancës së rritur te binjakët
monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi.
Sipas një studimi të fundit, "fëmijët e lindur para kohe janë dy deri tre
herë më shumë të rrezikuar të shfaqin simptoma të autizmit, para moshës
dyvjeçare, ndërsa shkaktarët e çrregullimeve që vështirësojnë komunikimin dhe
ndërveprimin e fëmijëve me rrethin, mbeten të panjohura". Studimi hedh hipotezën
se lindja para kohe nuk është e lidhur në mënyrë direkte me shfaqjen e autizmit,
por shkaktari që nxit autizmin është njëkohësisht shkaktar i lindjes para kohe.
Bazuar në të dhënat, nga 75 mijë të sëmurë me paaftësi, 10 për qind e tyre janë
fëmijë, paaftësia e të cilëve mund të jetë fizike, sensore, neurologjike,
psikiatrike, intelektuale ose e natyre tjetër. Ndërkohë, 14-20% e fëmijëve
paraqesin në stade të ndryshme të jetës së tyre një çrregullim të shëndetit
mendor.
Ndërsa, Kina numëron 10 milionë të prekur nga autizmi, ndër të cilët mbi 2
milionë fëmijë nën 14 vjeç. Specialistët që trajtojnë sëmundjen e autizmit
shpesh bëjnë thirrje për ta njohur më mirë atë dhe për tu ardhur në ndihmë të
prekurve dhe familjeve të tyre.
Vitet e fundit, përqindja e personave të prekur nga autizmi është rritur
ndjeshëm, madje sipas të dhënave zyrtare çdo vit në Kinë shënohen afro 200
mijë pacientë të prekur nga autozmi.
Në krahasim me vendet e zhvilluara, Kinës i mungojnë shumë profesionistët në
fushën e autizmit. Logopedët dhe mjekët e riaftësimit janë të pamjaftueshëm
përsa i përket numrit të madh të autistëve në vend. Ndaj duhet më shumë punë dhe
pjesmarrje në veprimtarinë e trajtimit të autizmit, për nxitjen e shpejtë të
sektorit të riaftësimit të të prekurve nga autizmi. |