|
Description:
|
|
Kaceri i mushkërive shkaktohet nga tumoret malinje në bronke. Vitet e fundit,
ky kancer është bërë vrasësi Nr. 1 i kancerit tek njerëzit në mbarë botën.
Incidenca e sëmundjeve dhe shkalla e vdekshmërisë të tij janë më të larta.
Shumica e pacientëve të prekur nga ky kanceri janë mbi moshën 40 vjeçare. Numri
i meshkujve të prekur është afro 2-4 herë më i lartë se tek femrat.
Mushkëritë tona janë në kontakt të përditshëm me ajrin e jashtëm. Çdo minutë,
mushkria bën 16-20 frymëmarrje në mënyrë të vazhdueshme. Por si ta mbrojmë këtë
organ të rëndësishëm. Së pari do të diskutojmë çfarë e shkakton kancerin e
mushkrive dhe si ta parandalojmë atë.
1. Pirja e duhanit
Sipas të dhënave, 90% e kancerit të mushkërisë lidhet ngushtë me pirjen e
duhanit. Benzopyrene, nikotina, nitrosamina, polonium etj në cigare mund ta
shkaktojnë kancer. Në krahasim me ata që nuk pinë duhan, duhanpirësit kanë
rrezik 4-10 herë më të lartë të prekjes nga kanceri i mushkrive. Incidenca e
kancerit të mushkërisë do të jetë më e lartë, nëse filloni duhanpirja nis në
moshë më të vogël, me kohë më të gjatë, me sasinë më të madhe të duhanpirjes.
Në të njëjtën kohë, duhanpirësit pasiv kanë gjithashtu rrezik të lartë
meqenëse ata thithin këtë tym pa marrë asnjë masë mbrojtëse. Pas duhanprirjes
brenda dhomë, nikotina, gazi toksik, metali i rëndë dhe materialet e tjera që
shkaktojnë kancerin mund të mbeten në mur, mobilje, rroba, flokë, gishta etj.
Kundërmasa: Lini duhanin
Rreziku i kancerit të mushkërisë mund të ulen dukshëm nga viter e dorëheqjes
nga duhanpirja. Pas 12 orësh që keni lënë duhanin, sasia e monoksidit të
karbonit do të ulet dukshëm; pas 2 -3 javësh gjaku do të qarkullojë më mirë dhe
funksioni i mushkërisë do të përmirësohet; pas 1-9 muajsh, do të përmirësohet
dukshëm situata; pas 1-5 vitesh, elementet e rrezikut do të përgjysmohen; pas 10
vitesh, rreziku i vdekjes për shkak të kancerit të mushkërisë do të ulet deri në
nivelin mesatar; pas 15 vitesh, rreziku do të ulet në nivelin e personave që nuk
pinë duhan.
2. Arsyet e profesioneve
Elementet profesionale që shkaktojnë kancerin e mushkërisë të njerëzve,
përfshijnë asbestin, arsenik, krom, nikel, berilium, qymyrguri, gaz sinus, eter
triklorometil, rrezatimi jonizues, uraniumi, radium etj. Këto elemente mund të
shtojnë rreziqet e kancerit të mushkërisë për 3-30 herë. Asbestin është
materiali më i rrezikshëm i kancerit të mushkërisë. Personat që kontaktojnë me
asbestin, përballojnë 800% të rreziqeve të kancerit të mushkërisë.
Kundërmasa: Qëndrojuni larg këtyre materialeve. Në fakt, shumica e
materialeve të dëmshme vjen nga materialet e dekorimit. Prandaj, duhet të
zgjidhni materiale me standardet më të larta të shëndetit. Përpiqemi për ta
garantuar qarkullimin e ajrit përmes hapjes së dritareve dhe derës. Duhet të
shmangim qëndrimin afatgjatë në bodrum ose në dhomë të pa ajrosur
3. Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit është një nga elementet më të dukshme për rritjen e rrezikut
të prekjes nga kanceri i mushkërive. Gazrat e dëmshëm përfshijnë tymrat e
fabrikës dhe shkarkimet e automjeteve, ndotja e ajrit brenda dhomës, tymi i
vajit, tymi nga djegia e qymyrgurit etj.
Kundërmasat: Vendosni maska në kohën e smogut dhe mbani në shtëpi një
pastrues ajri për filtrimin e grimcave të dëmshme. Kur ajri është i pastër mund
të lini dritaret hapur për ajrim.
4. Dietat e paekuilibruar dhe mungesa e stërvitjes
Sipas të dhënave, rreziku i kancerit të mushkërisë do të rritet, nëse nuk
konsumoni perime dhe frutat e mjaftueshme me betakaroten. Prandaj, duhet të hani
frutave dhe perime të gjelbra, të verdha, portokalli ku janë të pasura me
betakaroten dhe vitaminë A, për të ulur rrezikun e kancerit të mushkërisë.
Përveç kësaj, rritja e forcave dhe rezistencave të muskujve që përgjigjen për
frymëmarrjen, mund të favorizojnë shëndetin e mushkërive. Frymëmarrja është një
stërvitje e efektshme për të forcuar muskujt përkatëse.
Masat: Stërvituni si ngjitja e shkallëve, ngarja e biçikletës, noti, yoga,
Tai Chi, vrapi etj.
Duhet të konsumojmë dietë të ekuilibruar me perime e fruta. Duhet të
pakësohet konsumi i ushqimeve me yndyrë të ngopur dhe kolesterol të keq. Përveç
kësaj, duhet të konusmoni drithëra integrale, peshk, mish pule dhe fruta të
thata.
5. Elementet e tjera
Pneumonia interstitale, skleroderma pulmonare, pneumonia lipoide, fibroza
pulmonare interstitale kronike, tuberkuloz, elementet e trashëgimit dhe
ndryshimi i gjeneve mund të shkaktojnë kancerin e mushkërisë. Rreziku i kancerit
të mushkrise te pacientët me tuberkuloz do të rritet 10 herë më shumë se tek
personat e shëndetshëm.
Kundërmasat: Shkuarja tek mjeku, zbulimi në kohë dhe mjekimi i vazhdueshëm i
këtyre sëmundjeve.
Grupi i personave me rrezik të lartë:
1) Mosha mbi 55 vjeç, personi ka pirë duhan për mbi 30 vjet.
2) Mosha mbi 50 vjeç, personi ka pirë duhan mbi 20 vjet dhe i hapur ndaj
elementeve të tjera të rrezikut të kancerit të mushkërisë
(si histori në familje, profesion m,e rrezik të lartë etj). (Xu Guang) |