|
Description:
|
|
Kohët e fundit, një derrkuc u bë shumë i preferuar për fëmijët kinezë. Emri i
tij është "Peppa" dhe është personazh i një filmi vizatimor në gjuhën angleze
"Peppa Pig" për fëmijët parashkollor. Në këtë film tregohet historia mes "Peppa
Pig"-ut dhe familjarëve të tij, të cilat janë shumë interesante dhe me shumë
moral. Ky film shfaq konceptin tradicional të familjes dhe miqësinë, duke u
mirëpritur thellësisht nga fëmijët dhe prindërit e tyre në mbarë botën.
Në këtë film shfaqet një familje me 4 anëtarë, tregimet janë të shkurtra dhe
skenat të thjeshta. Por përse ky film tërhoqi kaq shumë fëmijë? Nëse pyesim
fëmijët ata do na prezantojnë me naivitet pikëpamjet e tyre të brendshme.
"Më pëlqen se babai dhe nëna e Peppa-s kërcejnë së bashku me fëmijët."
"Më qëlqen se gjyshi ushqeu një dinozaur për Peppa-n dhe George!"
"Kur George u mirëprit nga fëmijët e tjerë, Peppa u gëzua shumë!"
Prindërit pozitivë dhe të durueshëm
Nëse njollosim rrobat në moshën e vogël apo nëse gërvishtim mobiljet cili do
të ishte reagimi i prindërve?
Ka disa prindër që do t'i kritikonin rëndë fëmijët, por ka edhe nga ata që do
e kishin marrë këtë ngjarje me sportivitet.
Në këtë film vizatimor, babai dhe nëna e "Peppa Pig"-ut janë shumë të mirë
dhe të butë. Kur Peppa dhe George doni të shkonin për kërcim jashtë, nëna e tyre
jo vetëm që ju solli çizmet e shiut, por kërceu bashkë me ta. Kur Peppa-s iu
prish kompjuteri, babai nuk e dënoi por ia riparoi atë dhe luajti lojëra online
së bashkë me të.
Këto veprime pasqyrojnë metodën e edukimit me " shumë ndikime".
Psikologët kanë studiuar metodat e prindërve për rritjen e fëmijës për shumë
kohë. Psikologu amerikan D. Baumrin analizoi se metodat e edukimit përbëhen nga
dy elemente: elementi i kërkesave dhe elementi i reagimit.
Edukimi me kërkesat lidhet me nivelin e kërkesave dhe kontrollit të prindërve
për fëmijët. Prindërit që vendosin standardet më të larta dhe kanë kërkesa shumë
të larta zbatojnë metodën e edukimit me nivelin më të lartë të kërkesave. Në të
kundërtën, prindërit që janë më tolerant dhe më të butë me fëmijët, niveli i
kërkesave të edukimit do të jetë më i ulët.
Edukimi me reagimet lidhet me qëndrimet dhe emocionet e prindërve për
fëmijët. Nëse prindërit mbajnë qëndrim më pozitiv dhe aktiv ndaj fëmijëve dhe ua
plotësojnë shumë kërkesat, niveli i reagimeve të edukimit është më i lartë. Në
të kundërtën, prindërit që mbajnë qëndrim më negativ ndaj fëmijëve dhe refuzojnë
më shumë kërkesat e tyre, niveli i reagimeve të edukimit është më i ulët.
Çdo fëmijë ëndërron që prindërit e tij të kenë qëndrim pozitiv dhe shumë
durim. Pasi me inkurajimin e këtyre prindërve fëmijët do të kenë më shumë
interes për botën e jashtme, do të kenë guxim për eksplorimin e gjërave të reja
dhe do të jenë më aktivë në komunikimet shoqërore. Prandaj, "Peppa Pig" u pëlqye
shumë nga fëmijët.
Gjyshi dhe gjyshja që u përkushtohen shumë fëmijëve
Përveç babait dhe nënës tolerante, edhe gjyshi dhe gjyshja e "Peppa Pig"-ut u
pëlqyen shumë nga fëmijët. Kur prindërit e tyre kishin punë në mbrëmje, ata i
kërkuan gjyshit dhe gjyshes të kujdesen për Peppa-n dhe George. Të dy fëmijët
nuk kishin dëshirë të flinin herët dhe luajtën së bashku me gjyshërit. Kur
prindërit u kthyen, të gjithë kishin rënë në gjumë për shkak të lodhjes nga
lojërat.
Në jetën aktuale të familjes kineze, shumë gjyshër i ndihmojnë nipërit dhe
mbesat. Sipas të dhënave statistikore të Ministrisë kineze të Arsimit, 10
milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç nuk edukohen nga prindërit. 84% e këtyre
fëmijëve rriten nga gjyshërit. Në shumë familje kineze, prindërit janë
kujdestarët kryesorë të fëmijës dhe gjyshërit ndihmojnë herëpashere për ruajtjen
e fëmijëve. Sipas një raporti, në 80% të familjeve kineze, gjyshërit ndihmojnë
për përkujdesjen e nipërve dhe mbesave.
Por në realitet, gjyshërit nuk janë aq zemërgjerë si gjyshërit e "Peppa
Pig"-ut. Sipas studimeve përkatëse, brezi i gjyshërve nuk është i ndjeshëm ndaj
humorit të fëmijëve. Gjyshërit u kushtojnë vëmendje më të madhe ushqimeve dhe
veshjeve të fëmijëve. Gjyshërit duan të ngarkohen me të gjitha punët shtëpiake,
duke ndikuar aftësitë e veprimeve bashkërenduese të fëmijëve dhe penguar
aftësinë e rregullimit të humorit të tyre. Nëse ekziston konflikti i koncepteve
të edukimit mes gjyshërve dhe prindërve, do të ketë problem më serioz. Në flimin
vizatimor, gjyshërit e "Peppa Pig"-ut japin shembuj shumë të mirë. Ata u
kushtojnë vëmendje të madhe kërkesave të humorit të fëmijëve dhe luajnë lojëra
së bashku me ta. Ata ruajtën edhe marrëdhënien harmonike me prindërit.
Një vëlla i mirë si George
Peppa ka edhe një vëlla të vogël me emrin George. Peppa pëlqen të luajë
lojërat e ndryshme së bashku me vëllain dhe fëmijët e tjerë. Ato formojnë
marrëdhënien shumë të mirë mes motrës dhe vëllait, e cila është një pjesë e
rëndësishme në marrëdhëniet familjare. Fëmijët e mëdhenj mund t'i ndihmojnë
prindërit pët t'u kujdesur për vëllezërit dhe motrat më të vegjël. Vëllezërit
dhe motrat shoqërojnë njëri-tjetrin për një kohë më të gjatë, duke iu ofruar
njëri-tjetrit ngrohtësi dhe përkrahje.
Në familjet reale janë të pashmangshme konfliktet e ndryshme mes vëllezërve
dhe motrave. Peppa dhe George kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësore të ngushtë
dhe pothuajse perfekte.
Këto marrëdhënie pozitive mund të lehtësojnë problemet e konflikteve dhe
zënkat, që ndodhin në ambiente dhe momente të pakëndëshme. Me procesin e rritjes
fëmijët do të kërkojnë më shumë autoritet dhe status të barabartë, duke
shkaktuar më shumë konflikt me fëmijët e tjerë. Kjo mund të shkaktojë ndrydhje
në vetvete tek fëmijët. Në kohën e lirë, formimi i marrëdhënieve harmonike mes
fëmijëve mund të përmirësojë mjedisin e fëmijëve.
Prindërit duhet të punojnë për krijimin e një atmosfere harmonike tek
fëmijët.
Kjo është familja e "Peppa Pig"-ut, nëse prindërit dëshirojnë të njohin botën
e brendshme të fëmijëve, duhet ta shohin këtë film vizatimor së bashku me
fëmijët e tyre, për të mësuar nga durimi dhe dashuria e prindërve të "Peppa
Pig"-ut. (Xu Guang) |