|
Description:
|
|
Në një konferencë shtypi të kohëve të fundit, Komisioni Shëndetësor Kombëtar
i Kinës publikoi një dokument "Informacionet thelbësore të arsimit shëndetësor
të të rinjve kinezë dhe interpretimi i tyre (në vitin 2018)".
Sipas këtij dokumenti, të rinjtë duhet të të ndjekin një program të
shëndetshëm ushqimor dhe të bëjnë stërvitje, duke krijuar një stil të
shëndetshëm jetese.
Mosha 10-19 vjeçare është periudha kyçe e zhvillimit të funksioneve fizike,
psikologjike dhe shoqërore. Për të forcuar njohuritë shëndetësore tek të rinjtë
kinezë, Komisioni Shëndetësor Kombëtar i Kinës publikoi këtë dokument. Drejtori
i Qendrës së Njohurive Shëndetësore të Kinës, Li Changning prezentoi 9 pikat
thelbësore të këtij dokumenti:
"Së pari, krijimi i një stili të shëndetshëm jetese. Së dyti, përdorimi i
syve në mënyrë racionale. Së treti, elementet kyçe të përmbajtjes së peshës së
shëndetshme janë dieta e përshtatshme dhe stërvitjet. Së katërti, tuberkulozi
është sëmundja infektive kronike e traktit respirator, duhet të trajtohet në
kohë në spital. Së pesti, duhani dëmton e kërcënon seriozisht shëndetin. Së
gjashti, forcimi i ndërgjegjësimit të vetë-sigurisë. Së shtati, mësimi i
njohurive mbi shëndetin seksual dhe planifikimin familjar. Së teti, droga dëmton
seriozisht shëndetin fizik dhe psikologjik. Së nënti, mësimi i metodave
shkencore dhe përmbajtja e gjendjes psikologjike pozitive dhe të shëndetshme."
Vitet e fundit, rritja e dukshme e përqindjes së fëmijëve dhe të
adoleshentëve kinezë obezë ka tërhequr vëmendje të mbarë vendit. Sipas të
dhënave, 1/3 e adoleshentëve mbipeshë do të ketë probleme të mbipeshës kur të
rriten.
Përmirësimi i ambjentit të banimit dhe sistemi i zhvilluar i transportit kanë
kufizuar hapësirën e aktiviteteve tek të rinjtë dhe kanë ulur kohën e
aktiviteteve në ambjente të jashtme tek fëmijët. Vitet e fundit, në qytetet
kineze janë ndërtuar më shumë apartamente me kate të shumta dhe në fshatrat
kineze, është shpejtuar procesi i urbanizimit. Prandaj, janë pakësuar shanset e
stërvitjes apo aktiviteteve të të rinjve kinezë.
Sipas studimit nga profesori i Universitetit të Pekinit, Ji Chengye, në
rajonet kineze me ekonomi më të zhvilluar, përqindja e fëmijëve mbipeshë është
më e lartë.
Sipas teorisë shëndetësore, në procesin e rritjes së adoleshentëve, disa
funksione fizike kanë nevojë për stimuj të nevojshëm të jashtëm. Nëse këta
stimuj nuk mund të plotësojnë këto nevoja, adoleshentët nuk do të kenë rast të
mirë për rritjen e trupit dhe disa funksione fizike nuk mund të zhvillohen si
duhet. Prandaj, në kohët moderne, duhet të garantojnë stërvitjet e nevojshme për
fëmijët dhe adoleshentët.
Në dokument, janë paraqitur sugjerime konkrete mbi dietën e përshtatshme dhe
stërvitjet shkencore. Për shembull, të rinjtë duhet të hanë 3 vakte në ditë, me
sasi të përcaktuar dhe në orët e përcaktuara; garantimi i stërvitjes së
mjaftueshme, reduktimi i qëndrimit ulur për një kohë të gjatë dhe shikimi i
ekraneve (televizion, kompjuter, celular etj); çdo ditë, duhet të ketë stërvitje
prej mbi 1 orësh me intensitet mesatar.
Zv-drejtori i Qendrës Studimore të Stërvitjes Shëndetësore dhe Forcimit të
Shëndetit pranë Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës Zhang Li
paraqiti sugjerimet e veta:
"Sipas sugjerimeve të mia, në periudhën adoleshente, duhet të zgjedhim mbi 3
stërvitje dhe të këmbëngulim tek to për një kohë të gjatë. Ndër këto 3
stërvitje, duhet të ketë një stërvitje për përmirësimin e funksionit të zemrës,
si vrap, biçikletë, not, badminton etj. Përveç kësaj, duhet të ketë një
stërvitje si kërcim me litar, basketboll, gjimnastikë, artet marciale etj, pasi
ato vlejnë për përmirësimin e shëndetit.
Përveç kësaj, mund të zgjedhim një stërvitje që mbulon gjymtyrët e sipërme
dhe ato të poshtme. Specialistët na këshillojnë se nuk duhet të merremi vetëm me
një lloj stërvitje si futboll apo vrap. Duhet të luani edhe basketboll, pingpong
etj. Këto janë për zhvillimet gjithëpërfshirëse."
Në konferencën e shtypit po atë ditë u publikuan gjithashtu rezultatet
mbikëqyrëse mbi cilësinë e shëndetit të banorëve kinezë: në vitin 2017, ky nivel
ishte 14.18%, një rritje prej 2.6 pikë përqindjeje. (Xu Guang) |