|
Description:
|
|
1. Mos e hani kurrë orizin e mbetur
Ka shumë arsye për të dashur orizin: është i lehtë për t'u përgatitur, i
shijshëm, dhe pothuajse shkon me çdo ushqim tjetër.
Është një nga kokrrat më të vjetra të drithërave dhe një ushqim kryesor për
miliona njerëz në të gjithë botën. Por a e dini se ka rregulla specifike për
mbajtjen e orizit kështu që mund të hahet në mënyrë të sigurt ditën tjetër?
Ajo që ju duhet të mbani mend kur është fjala për orizin është se si
trajtohet kur është i gatuar. Orizi i mbetur kurrë nuk duhet të lihet në
temperaturë dhome për një kohë të gjatë. Kjo është për shkak se orizi përmban
një bakter, bacillus cereus , i cili mund të mbijetojë gjatë zierjes. Dhe nëse
orizi i gatuar mbetet për një kohë të gjatë në temperaturë dhome, ky bakter mund
të rritet dhe të çojë në helmim me ushqim.
2. Mos hani banane në mëngjes
Nëse të duhet ta hash vaktin e mëngjesit me nxitim, një banane duket si një
opsion perfekt. Është e shëndetshme, e pasur me vlera ushqyese dhe na siguron
energjinë e duhur.
Por, sipas një dietologu, ky frut me ngjyrë të verdhë për çudi është një nga
ushqimet që nuk duhet të konsumohet asnjëherë në mëngjes. Edhe pse janë të pasur
me kalium, fibër dhe magnez, bananet nuk janë një opsion i mirë për vaktin e
parë të ditës.
Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për
momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do
të ndiheni të uritur.
Sipas dr. Daryl Gioffre, nëse nuk e shoqërojmë bananen me yndyra të
shëndetshme, shumë përfitime të bananes do të humbasin, ndërkohë që do të rritet
niveli i sheqerit dhe acidit. Ato nuk janë, gjithashtu, të mira për të mbajtur
sistemin digjestiv të shëndetshëm.
"Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të
fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin
tuaj. Kështu, bllokohet sistemi digjestiv", shpjegon dr. Gioffre.
Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si
gjalpë kikiriku, kos natyral, kanellë etj.
Mos hani selino dhe spinaq të ringrohur
Ngrohja e spinaqit nuk është shumë e sigurtë për shëndetin tuaj. Ai duhet të
konsumohet vetëm atëherë kur gatuhet. Arsyeja për këtë janë nitratet që gjenden
në spinaq. Kur ju e ngrohni atë, nitratet shndërrohen në nitrite, gjë që e bën
spinaqin kancerogjen për trupin tuaj.
Njerëzit zakonisht përdorin selino për të përgatitur supa. Ashtu si spinaqi,
selinoja gjithashtu përmban nitrate që transformohen në nitrite pasi ngrohen.
Nëse ju keni bërë një supë me selino, ju duhet ta hani të gjithë supën
menjëherë, ose hiqni selinonë para se të ngrohni supën. E njëjta gjë vlen edhe
për karotat.
Mos i përzieni kurrë kastravecat dhe domatet në të njëjtën sallatë
E vetmja gjë që njerëzit kërkojnë në një sallatë është një përzierje e
përbërësve të shijshëm. Por, pavarësisht nga shija, ka edhe gjëra të tjera që
duhet të merrni në konsideratë, pasi disa nga përbërësit nuk do të shkojnë së
bashku në një sallatë. Të tilla janë domatet dhe kastravecët të kombinuar së
bashku.
Secila prej këtyre perimeve ka kohë të ndryshme e tretjes, dhe sipas
"Ayurveda", duhet të dini kohën e saktë të tretjes së çdo ushqimi para se t'i
përzieni përbërësit së bashku. Nuk është një ide e mirë të kombinoni përbërësit
që kanë tretje të shpejtë me ata që treten ngadalë.
Do të përfundojnë nëpër zorrë, pa u tretur plotësisht. Kjo do të ngadalësojë
tretjen dhe fermentimin e sheqernave dhe niseshtesë, si dhe nuk do të lejojë të
shijoni ushqimin siç duhet.
Përveç kësaj, procesi i fermentimit mund të shkaktojë gazra, enjtje në
stomak, dhimbje, si dhe probleme të zorrëve. Kastraveci dhe domatet nuk
përputhen me njëri-tjetrin dhe nuk duhet të konsumohen bashkë.
Kur ata arrijnë në stomak dhe fillon procesi i fermentimit acidet e lëshuara
në zgavrën e barkut për tretje fillojnë të bëjnë punën e tyre
Sekreti i dobësimit
Sekreti i dobësimit është një vakt në ditë. Hani vetëm një herë, dhe
mundësisht në darkë. Për të jetuar për një kohë të gjatë duhet të mësohemi të
kemi një stomak që bën zhurmë, sipas autorit të librit "Fuqia magjike e
agjërimit". Autori shpjegon metodën japoneze për mbajtjen e shëndetit,
parandalimin e sëmundjeve dhe ngadalësimin e plakjes. "Studimet e fundit – thotë
– kanë treguar se uria ka një ndikim themelor në mirëqenien fizike zhurma e
stomakut është një shenjë që, në nivel qelizor, në organizëm ndodhin reaksione
pozitive që madje edhe na rinojnë". Dr. Nagumo shpjegon se ai gjithashtu e ka
testuar metodën vetë. Prej shumë vitesh ai ha vetëm një vakt në ditë. |