|
Description:
|
|
Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000
vjet. Libri më i vjetër që njihet në këtë fushë u shkrua 4,000 vjet më parë në
Kinë, ku përshkruhen konceptet e zonave të masazhit dhe pikave të akupunkturës
dhe refleksologjisë.
Masazhi që nga kohët e lashta njihet dhe është pranuar si një nga metodat për
parandalimin, trajtimin dhe eleminimin e sëmundjeve të ndryshme. Masazhi në të
njëjtën kohë vë në funksionim mendjen, emocionet, trupin dhe shpirtin e njeriut
dhe në këtë mënyrë arrihet relaksimi i thellë i trupit, mendjes, clirimi i
stresit dhe toksinave, përmirësimi i rrjedhjes së oksigjenit në organizëm si dhe
përmirësimi i qarkullit të lëngjeve trupore (gjakut dhe limfës).
Teoria e Masazhit të Këmbëve në Mjekësinë Tradicionale Kineze
Filozofia e Mjekësisë Tradicionale Kineze ka të bëjë me faktin se energjia
chi "rrjedh" në trup nëpërmjet kanaleve imagjinare që i quajmë meridiane, të
cilat funksionojnë si kanale komunikimi brenda trupit, duke bashkëvepruar me
organet e trupit. Energjia chi përbëhet nga dy forca që janë yin dhe yang, që
ekuilibrojnë njëra-tjetrën për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Nëse këto dy
forca tek një person çekuilibrohen, lëvizja e energjisë chi përmes meridianëve
mund të bllokohet, duke çuar në sëmundje, dhimbje ose forma të tjera
mosfunksionimi.
Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze një praktikues mund të zhbllokojë
energjinë chi dhe të rikthejë ekuilibrin në trup duke vepruar mbi sipërfaqjen e
zonave në lëkurë në pikat e akupunkturës. Këmbët përmbajnë shumë prej këtyre
pikave të akupunkturës ose në pikat e reflekseve të këmbëve, duke mundësuar që
energjia të rrjedhë lirshëm në çdo pjesë të trupit, përfshi trurin.
Refleksologjia është një art i vjetër kurativ i cili bazohet në parimet e
reflekseve të duarve dhe këmbëve të cilat korrespodojnë me çdo pjesë, organ dhe
gjendër në trup. Mënyra sesi praktikohet është duke aplikuar dhe ushtruar
presion me gishtin e madh të dorës në pjesën e poshtme të këmbës. Duke përdorur
metoda teknike rezultati është reduktim stresi, i cili jep efekte pozitive si:
- Largon dhe redukton stresin dhe tensioni.
- Përmirëson fleksibilitetin e duarve dhe të këmbëve
- Rikthen vitalitetin
- Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve
- Stimulon të gjitha sistemet e trupit
- Ndihmon në problemet e duarve dhe këmbëve
- Eleminon toksinat nga ndryshimet e jetesës
- Krijon një lidhje midis trupit-zemrës-mendjes
Kërkimet në fushën e refleksologjisë nga Mjekësia Perëndimore
Mjekët në perëndim tregohen skeptikë për energjinë chi dhe meridianët.
Megjithatë ata kanë bërë disa kërkime lidhur me praktikën e akupunkturës, nga
ku kanë dalë në përfundim se kjo metodë ka efekte të mëdha në mënyrën se si
funksionon truri. Akupunktura e arrin këtë duke vepruar fillimisht në sistemin
nervor, por gjithashtu ka rezultuar se aktivizon gjendrën e hipofizës, duke bërë
që disa prej hormoneve të saj të stimulojnë gjendrat e tjera endokrine.
Studimi i mjekëve të huaj ka dalë në përfundim se masazhimi i gishtit të madh
të këmbës bën që truri ynë të funksionojë më mirë. Sipas refleksologjisë, këmba
përmban shumë pika refleksive që korrespondojnë me të gjitha pjesët e trupit,
gjendër apo organ. Në fakt, refleksologët gjejnë një hartë të të gjitha organeve
të trupit të vendosura në shputën e këmbës.
Shputat e këmbëve janë një qasje e fuqishme dhe e drejtpërdrejt e pikave të
organeve të brendshme në trupin tuaj, pika të cilat mjeksia kineze i quan
meridianë. Këta meridianë janë kanale energjie të çdo organi në trupin tuaj.
Disa njerëz janë të mendimit se meridianët nuk ekzistojnë Brenda trupit ose tek
shputat. Ata të cilët e kuptojnë mjekësinë kineze e dinë që sistemi i
meridianëve lidhet ngushtë me sistemin nervor.
Nëse besoni që keni nerva dhe një sistem nervor, besoni që keni meridianë
gjithashtu, është pothuajse e njëjta gjë dhe kështu keni një hartë të qartë se
ku ndodhen meridianët në trupin tuaj.
Shputat e këmbëve kanë shumë mbaresa nervore, rreth 7,000 (pra meridianë) që
lidhen drejtpërdrejt me organe të ndryshëm në organizëm. Ato janë qarqe
elektrike shumë të fuqishme brenda trupit dhe zakonisht janë të fjetura sepse ne
veshim këpucë dhe nuk bëjmë akupunkturë që të ndihmojë meridianët ose nervat.
Prandaj mjekët kinezë sugjerojnë ecjen zbathur në park ose mbi guralecë! Një nga
mënyrat më të mira për hapjen e këtyre rrugëve elektrike (meridianëve) dhe për
të ndihmuar në pastrimin e organeve tuaja të brendshme është të ndani një qepë
në pjesë dhe ta vendosni në shputat e këmbëve dhe pastaj të vishni çorape gjatë
natës .
Qepët janë të njohura si pastruese të ajrit dhe kur vendosen në lëkurë ato
vrasin baktere dhe gjithashtu acidi fosforik (substanca që ndodhet tek qepa e që
na bën të qajmë sa here që presim qepën) futet në rrugët e gjak dhe ndihmon në
pastrimin e gjakut dhe vret shumë bakterie.
Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, nëse ushtroni presion në pikat
refleksive që gjenden tek këmbët dhe që komunikojnë me trurin, atëherë do të
kemi stimulim të energjisë chi dhe nxitje të ekuilibrit shëndetësor dhe të
trurit. Refleksologët rekomandojnë se masazhi i këmbëve largon stresin dhe
mundëson një ndjenjë shplodhjeje si dhe përmirëson cilësinë e gjumit; lehtëson
dhimbjen e kokës, përfshi migrenën si dhe redukton nivelin e ankthit dhe
depresionit.
Pikat refleksive për trurin gjenden në majë të gishtit të madh të këmbës, po
ashtu edhe në majë të dy gishtave të tjerë. Në gishtin e madh ju do të gjeni
pikat refleksive për hipotalamusin, gjendrën e hipofizës etj, të gjitha këto
shumë të rëndësishme për funksionin e trurit. Këto pika janë më të lehta për t'u
gjetur nëse do të njiheni me grafikun apo hartën e refleksologjisë, që përmban
të gjitha pikat për çdo organ apo gjendër të trupit.
Në Kinë, masazhi i këmbëve është shumë i njohur dhe aplikohet nga pothuajse
të gjithë. Ka shumë qendra që ofrojnë masazhe të tilla. Trajtimi nis së pari
duke i futur këmbët në ujë të ngrohtë në një enë druri e mbushur edhe me kripëra
dhe bimë relaksuese, ndërkohë që masazhatori nis masazhin në zonën e shpatullave
dhe më pas me atë të këmbëve. |