|
Description:
|
|
Sigurisht, nëse ulim konsumin e kalorive që konsumojmë ose duke mos ngrënë
asgjë do të humbasim peshë shpejt, por nëse agjëroni do të habiteni sa shpejt do
të rrëzoni kilet e tepërta dhe se si trupi juaj do të ndihet më i relaksuar dhe
më i fortë.
Të gjithë ne agjërojmë, çdo natë gjatë gjumit. Disa njerëz vendosin të
agjërojnë për arsye shpirtërore, gjatë Ramazanit ose gjatë Kreshmës për
shembull.
Para se të vendosni për nisjen e një programi agjërimi, mirë është të
konsultoheni me një dietolog ose një mjek profesionist. Mirë është të mos
agjëroni nëse jeni shtatzënë ose kanë diabet, anemi apo sëmundje veshkash.
Duke agjëruar jo vetëm që do të humbni peshë, por agjërimin do ta ndihmojë
trupin tuaj të ruajë energjinë që do të përdoret ndryshe për tretje. Në vend të
kësaj, kjo energji mund të përdoret si një energji shëruese, kur ne jemi të
plagosur dhe të sëmurë.
Për shembull, kur kafshët plagosen, ato nuk do të shkojnë për të kërkuar
ushqim. Në vend të kësaj, ato qëndrojnë pranë ujit derisa shërohen. Një hulumtim
tek minjtë mbi agjërimin ka zbuluar se ata që agjëruan kishin ngadalësuar
rritjen e qelizave kanceroze.
Një studim mbi agjërim arriti në përfundimin se pas javës së 8-të,
pjesëmarrësit kishin humbur peshën dhe yndyrën e tepërt në trupin e tyre.
Gjithashtu, ata kishin ulur kolesterolin e keq dhe tensionin e lartë të gjakut.
Përcaktoni cili PROGRAM Agjërimi është i përshtatshëm për ju
Agjërim 16 orë – Caktoni një kohë 8 orëshe gjatë ditës që mund të hani. Për
shembull, ju mund të zgjidhni ora 8:00 deri në 4:00 pm, që do të thotë se para
orës 8 am dhe pas orës 16:00 nuk duhet të hani asgjë.
Agjërim 20 orë - Ky program është i ngjashëm me atë të të 16 orëve, por më i
vështirë pasi keni 4 orë më pak për ushqimin.
Agjërimi i alternuar- Me këtë program, ju keni një periudhë prej 24-orësh ku
nuk konsumoni asgjë dhe një periudhë 24-orësh, kur mund të hani ushqim të
rregullt.
Kur nisni një program agjërimi duhet ta ndiqni për të paktën 2 javë nëse nuk
keni ndonjë problem shëndetësor. Në këtë mënyrë ju do të trajnojë trupin tuaj
për të përdorin rezervat e dhjamit kur agjëroni.
"Dieta e agjërimit", një mënyrë e mirë për të zgjatur jetën
Kjo lloj diete është studiuar në mënyrë shkencore prej një numri relativisht
të madh shkencëtarësh, nutricionistësh dhe mjekësh, dhe në mënyrë të posaçme nga
Valter Longo i "Istituto di Longevità" në Universitetin e Karolinës së Jugut dhe
përgjegjës i programit "Oncologia & Longevità" në Milano.
Kjo diete konsiston në një regjim ushqimor që parasheh marrjen e kontrolluar
të proteinave në masën 11-14%, karbohidrateve 42-43% dhe yndyrave deri në 46%,
si dhe një reduktim të kalorive në masën 34-54% në krahasim me normalen. Në
realitet bëhet fjalë për një dietë atipike ku në një farë mënyrë agjëron, por
duke ngrënë. Kjo dietë këshillohet të kryhet për pesë ditë rrjesht gjatë një
muaji dhe tek personat e shëndetshëm, ajo mund te përsëritet çdo 3 deri 6 muaj,
në varësi të gjendjes shëndetësore të personit.
Përfitimet e këtij regjimi ushqimor lidhen në radhë të parë me zgjatjen e
jetës dhe kjo është studiuar gjatë viteve të fundit në mënyrë shumë të thelluar
edhe tek kafshët, ku është konstatuar se tek ato që janë ushqyer sipas saj është
regjistruar një zgjatje jete deri në 11%, ndërsa është vënë re një reduktim i
konsiderueshëm i faktorëve të rrezikut që çojnë në sëmundje tumorale, një
përmirësim i sistemit imunitar, një reduktim i sëmundjeve inflamatore, një
zvogëlim i humbjes së densitetit mineral kockor, rritje e numrit të qelizave
staminale në organe të ndryshme.
E eksperimentuar edhe në njerëz, për pesë ditë një herë në muaj, kjo dietë ka
treguar se është në gjendje të minimizojë faktorët e rrezikut për sëmundjet
kardiovaskulare dhe tumorale. Dieta nuk ka si qëllim rënien në peshë, por ka
shumë përfitime për personat obezë nëse aplikohet njëkohësisht me dieta që
synojnë këtë qëllim, reduktimin e masës yndyrore.
Kushtet fizike të personit janë të rëndësishme dhe duhet të merren parasysh,
përpara fillimit të saj. Mjekët këshillojnë që kjo dietë nuk vlen dhe nuk
rekomandohet për personat mbi 65 vjeçarë. Duhet theksuar gjithashtu se dieta nuk
parashikon kapërcimin e vakteve. Kjo madje mund të kthehet në kundërproduktive.
Kapërcimi i vakteve, thonë ata, është një gabim që nuk duhet të lejohet.
Pse nuk biem nga pesha pavarësisht se mbajmë dietë
Gjithmonë në dietë por nuk bie nga pesha. Ku është gabimi? Ndoshta pikërisht
te regjimi strikt, pasi nuk funksionojnë sepse ushqimi është edhe kënaqësi.
Kështu thotë një nutricionist i universitetit të Firences, Lucia Baçiottini,
i cili shpjegon se agjërimi apo heqja dorë nga disa kategori ushqimesh si
produktet e qumështit apo mishi, yndyrat apo gluteni, i bën keq trupit dhe
trurit dhe jo gjithmonë ndihmon të gjen linjat e tua.
"Dietat strikte të bëjnë më keq pasi kemi nevojë të provojmë të hamë çfarë na
pëlqen. Kush e mohon një gjë të tillë për një kohë të gjatë ndoshta dhe
dobësohet, por rrezikon të "fiket", dhe nuk mund të provojë emocione pozitive",
thotë Luca.
Heqja dorë pa justifikime dhe e zgjatur, shkaktojnë mangësi dhe çrregullime.
"Intolerancat janë sinjale të një fiziku që nuk arrin të menaxhojë mirë ushqimet
e shëndetshme dhe të padëmshme pse se është kequshqyer për shkak të zgjedhjeve
të pakuptimta, që kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve", vijon më tej
nutricionisti.
Ai thotë se nuk duhet rënë në kurthin e regjimeve për "t'u pastruar" që
shpesh joshin femrat që janë të dobëta. "Për t'u dobësuar shëndetshëm duhet të
kuptosh vlerat pozitive të të gjitha ushqimeve, joindustriale, dhe të mos
përjashtoni asnjë. Sekreti i një diete është tek racioni i përshtatshëm dhe
ushqimet 'që të rrezikojnë' nga çokollata te pica, janë rrallë në tavolinë |