|
Description:
|
|
Pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar, është më e dëmshme nga sa mendohej më
parë, sipas një studimi të ri që arrin në përfundimin, se nuk ekziston një nivel
"i sigurtë" i konsumit të alkoolit. Studimi gjithëpërfshirës, i cili analizoi
informacionin nga miliona njerëz në pothuajse 200 vende, zbuloi se alkooli është
i lidhur me rreth 3 milionë vdekje në nivel global çdo vit, me rreth 1 në 10
vdekje të lidhura me përdorimin e alkoolit në mesin e njerëzve të moshës 15- 49
vjeç. "Pikëpamja e përfitimeve shëndetësore nga alkooli, ka nevojë të
rishikohet"- shkroi një nga hulumtuesit në studimin e botuar në revistën e
mirënjohur mjekësore "The Lancet'.
Më 7 shtator, gjykata e Londrës shpalli se këngëtarja kryesore e grupit të
rokut "Cranberries", Dolores O'Riordan kishte konsumuar pije të tepërta
alkoolike dhe vdiq për shkak të mbytjes në vaskë. Kjo ishte një "tragjedi e
papritur". Në 100 mililitra gjak të saj u gjetën 330 miligramë alkool, sasi kjo
4 fish më e lartë se standardi prej 80 miligramësh.
Alkooli, droga, duhani etj., janë lëndë që krijojnë varësi. Për shkak të
mbijetesës dhe gëzimeve, pothuajse të gjithë njerëzit mund të kenë kontakt me
këto substanca adiktive. Konsumi i tyre mund të shkaktojë varësi dhe nëse
konsumohen për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë pasoja serioze.
Më 25 qershor të vitit 2009, mbreti i popi-it Michael Jackson vdiq në një
qendër mjekësore të Los Angeles-it në moshën 50 vjeçare. Sipas dëshmisë në gjyq
dhënë nga mjeku personal, Conrad Murray, superylli vdiq nga një koktejl fatal
qetësuesish të fortë që e ndihmonin të flinte. Sasia e tepërt e tyre i shkaktoi
pushimin e papritur të zemrës.
Megjithëse në revistën "The Lancet" është publikuar një raport mjekësor, ku
sugjerohet se është më e shëndetshme mos të konsumohen pije alkoolike, por shumë
njerëz nuk e pranojnë këtë sugjerim për shkaqe të ndryshme nga shoqëria,
kultura, historia, biologjia etj. Arsyeja më thelbësore është nga fusha
biologjike: prodhimi i substancave adiktive nga njeriu dhe ndikimi i këtyre
substancave ndaj njeriut.
Në historinë e evolucionit, njerëzit zotëruan metodat e mbjelljes së bimëve
të ndryshme dhe të ushqimit të kafshëve. Gjatë këtij procesi, njerëzit zotëruan
edhe metodat e prodhimit të lëndëve narkotike si duhan, droga qetësuese etj.
Jemi krenarë për zotërimin e këtyre bimëve që formojnë qytetërimet e mëdha,
por ato na kontrolluan. Kur jemi të varur nga këto lëndë, ndjenjat tona si
gëzim, ngacmim, lumturi dhe kënaqësi do të kontrollohen nga to. Për shembull, pa
ilaçe për lehtësimin e dhimbjes, disa pacientët e prekur nga sëmundjet kronike
do të kalojnë ditët me dhimbje të madhe. Pa ndihmë të ilaçit qetësues, Michael
Jackson kishte vështirësi të binte në gjumë. Pa ndikimin e alkoolit, Dolores
O'Riordan s'mund të ndiente gëzim të mjaftueshëm.
Substancat që krijojnë varësi kontrollojnë njerëzit përmes së njëjtës rrugë,
reagim të trurit dhe sistemit nervor. Megjithëse alkooli, duhani dhe droga
shkaktojnë reagimet e sistemit nervor nëpër metoda të ndryshme, parimet e
ngacimit janë shumë të ngjashme. Karakteristika më e rëndësishme e përbashkët
është shfrytëzimi i sistemit të shpërblimit të trurit dhe të nervave, për të
sjellë gëzim.
Në trurin e njeriut dhe të disa kafshëve, ekziston një sistem shpërblimi, që
përbëhet nga dopamina apo hormoni i gëzimit, që transferon informacionet e
ngacmimit dhe të gëzimit.
Veprimet e ndryshme fizike të njerëzve, si ngrënia, pirja, seksi, gjidhënia
etj stimulojnë këtë sistem shpërblimi. Kur qendra e dopaminës aktivizohet, do të
jemi të lumtur, të gëzuar dhe të kënaqur. Duhani, alkooli, droga dhe substancat
e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi. Kur njerëzit varen
nga përdorimi i këtyre materialeve, veprimet normale fizike nuk mund të ofrojnë
stimulimet e mjaftueshme për gëzimin, prandaj vështirë se mund të heqin dorë nga
këto substanca.
Ato mund të dëmtojnë trurin dhe shumë organe të tjera. Përdorimi i tyre për
një kohë të gjatë mund të shkaktojë zvogëlimin e neuroneve të dopaminës, duke
ulur në mënyrë të dukshme aftësitë e prodhimit, rezervës dhe lëshimit të
dopaminës. Përdorimi i drogave përkatëse si heroina etj, mund të shkaktojë
vdekjen e disa neuroneve dhe dobësim të funksioneve të transferimit të
informacioneve të gëzimit. Përveç kësaj, konsumi afatgjatë i këtyre subtancave
mund të pakësojë sasinë e dopaminës në tru dhe si rezultat mund të shkaktohet
sëmundja e Parkinsonit.
Me zvogëlimin e sasisë së dopaminës, veprimet e zakonshme fizike s'mund të
ofrojnë ndjenjë të mjaftueshme gëzimi. Prandaj, njerëzit varen nga përdorimi i
materialeve të tjera për të pasur ndjenja gëzimi.
Me krijimin e shoqërisë, lëndët narkotike luajnë rolin e kontrollit nëpërmjet
forcave shoqërore dhe kulturore. Për shembull, në një darkë, drejtori ekzekutiv
i kompanisë ngriti një dolli për punonjësit e tjerë, punonjësit duhet të pijnë
verën ose rakinë, meqenëse kjo tregon sjellje respekti ndaj shefit. Nëse hyni
këtë organizatë, duhet të respektoni rregullat e saj. Nën stimulimin e alkoolit,
mund të flasim më shumë fjalë dhe të heqim konfliktin e brendshëm, duke formuar
një marrëdhënie më të mirë shoqërore.
Pijet alkoolike, duhani dhe droga janë dëmtimet e dukshme për njerëzit, të
cilët do të ngarkohen nga individi dhe familjet. Janë zhvilluar shumë studime
për dëmet e shëndetit, që shkaktohen nga mbipërdorimi i lëndëve adiktive. Për
shembull, shpërdorimi i pijeve alkoolike dëmton shëndetin e mëlçisë. Pijet
alkoolike mund të shkaktojnë shumë sëmundje në sistemet nervore,
kardiovaskulare, të frymëmarrjese, endokrinal, të riprodhimit etj.
Nëse nuk do përdornin alkool apo substanca të tjera, Dolores O'Riordan dhe
Michael Jackson do të vazhdonin jetën dhe karrierën e tyre të suksesshme. Nëse
nuk konsumoni lëndë, shumica prej jush do të gëzoni një shëndet dhe jetë më të
mirë. Megjithëse sot, mbi gjysma e njerëzve në botë s'mund të heqin dorë nga
këto mjete, duhet të bëjmë përpjekje për kontrollin e sasisë së konsumit të
tyre, për një shëndet më të mirë. (Xu Guang) |