|
Description:
|
|
Burrat e moshës së mesme janë vlerësuar gjithmonë me këto karakteristika:
burrë i fortë me shumë energji, të suksesshëm në karrierë dhe përvojë të pasur
shoqërore. Në shoqëri ose familje, meshkujt e moshës së mesme janë një forcë e
vërtetë mbështetëse. Megjithatë kjo është edhe një periudhë shumë e ndjeshme
pasi në këtë moshë birrat përballen me shumë çështje në martesë dhe familje,
duke u ngarkuar me shumë presione të jetës dhe të punës.
Kohët e fundit, UNESCO-ja bëri një raport, ku vuri në dukje se sipas
statistikave të vendeve të ndryshme, meshkujt në moshën 43-45 vjeçare përballen
me ndryshime të mëdha psikologjike. Prandaj, mosha 44-vjeçare është një pikë
kthese. Në këtë moshë nis të bjerë energjia dhe shtohet ngarkesa emocionale apo
fizike. Mosha 44 vjeçare është një prag i rëndësishëm për meshkujt. Sipas shumë
rasteve të konsultimeve psikologjike, meshkujt në këtë moshë përballet me strese
të ndryshme.
Në përgjithësi, njerëzit e moshës mesatare mund të kenë "psikologji gri" në
të cilën personat e moshës së mesme, sidomos meshkujt preken nga andropauza.
Këto simptoma përfshijnë luhatje të dukshme emocionale, shqetësim e ankth,
depresion, etj. Por, të prekurit me këto simptoma ka raste që nuk e pranojnë
sëmundjen që po kalojnë. Psikologjia gri s'është problemi i vetëm njerëzve të
moshës së mesme, por më shumë shfaqet tek kjo grupmoshë. Kjo situatë ndikon jo
vetëm punën dhe jetën, por dëmton gjithashtu shëndetin e trupit.
Arsyet e këtij problemi përfshijnë më parë elementet fizike. Në fazat e
hershme të jetës si fëmijëria, adoleshenca dhe rinia, njerëzit përjetojnë rritje
të vitalitetit, energjisë dhe inteligjencës. Por në moshën e mesme, trupi nis të
venitet, ndalon rritjen dhe plaket ngadalë. Në këtë periudhë ndjejmë
pafuqishmëri, na thinjen flokët, dalin rrudhat në fytyrë, jemi më të shëndoshë,
bie metabolizmi etj.
Përveç kësaj, do të kemi edhe elemente psikologjike:
1.Psikologjia e frenimit
Në shoqërinë moderne me shumë konkurrencë dhe arritje shumë meshkuj të moshës
së mesme kanë dëshirë më të madhe për status të lartë shoqëror. Shumë prej tyre
bënë përpjekje të mëdha për të arritur sukses. Por meshkujt në këtë moshë nuk
duan të shprehin vështirësi dhe presion të brendshëm pandaj përballen me
frustrim dhe kriza të brendshme.
2. Ankthi
Zoti Zhao është në moshën 45 vjeçare. Disa ditë më parë ai u njoftua në
mënyrë të papritur për largimin nga vendi i punës. Ai u shqetësua aq shumë sa
humbi shikimin. Ky është reagimi i trupit pas këtij shoku. Ankthi është një
fenomen i zakonshëm tek burrat e moshës së mesme sidomos për shkak të presionit
të punës dhe të familjes.
3. Vetmia
Shumica e meshkujve të moshës së mesme preferojnë vetminë. Meshkujt në këtë
moshë janë të zënë me detyra familjare dhe karrierën. Si rezultat, ata nuk kanë
kohë të lirë për dalje me miqtë dhe shpesh ndihen të vetmuar. Ky fenomen nuk
ndodh vetëm tek meshkujt me karrierë të zakonshme por edhe tek ata më të
suksesshmit.
44-vjeçari Liu është menaxher. Ai tha se nuk kishte asnjë mik të ngushtë dhe
nuk kishte dëshirë për komunikim të tepërt me nëpunësit e tjerë. Sipas përvojës
së punës të tij, duhet të ruajë marrëdhënie jo të ngushta me kolegët. Sot në
Kinë, meshkujt e moshës së mesme nuk kanë miq të ngushtë për të ndarë ankthet e
brendshme.
4.Ndjenja e armiqësisë
Meshkujt në moshën e mesme mund të kenë simpati për njerëzit e zhytur në
dilemë të jetës, por mund të lindin qëndrimet armiqësore ndaj personave me
karrierë shumë të suksesshme. Këto qëndrime armiqësore lidhen me inferioritetin
e brendshëm.
Në përgjithësi, burrat e moshës së mesme me karrierë të sukseshne do të ketë
më shumë simpati, durim dhe bujari; në të kundërtën, nëse ata janë dështuar, do
të kenë ankesa dhe pakënaqësi, duke shfaqur qëndrime armiqësore në marrëdhëniet
shoqërore.
5. Depresion
Zoti Zhang sapo mbushi 40 vjeç, por ai humbi gradualisht entuziazmin për
jetën, duke mos marrë në dorë përgjegjësitë e veta por duke fajësuar të tjerët
për të gjitha problemet. Depresioni i zotit Zhang erdhi nga ndodhitë e jetës së
tij. Ai refuzoi kontaktin me të tjerët dhe punën e tij, duke ruajtur rolin e
viktimës.
Depresioni mund të zgjerojë fatkeqësinë e jetës, prandaj meshkujt e moshës së
mesme të mërzitur me depresion, duhet të shkojne tek psikologu ose specialisti
përkatës.
Metodat e vetëmbrojtjes për psikologjinë gri:
1. Shtimi i stërvitjes
Ushtrimet i bëjnë mirë jo vetëm shëndetit fizik dhe psikologjik, por edhe
forcojnë lidhjet familjare dhe shoqërore harmonike.
2.Ulni pritshmëritë
Meshkujt e moshës së mesme duhet të kenë pritshmëri reale të jetës dhe
karrierës së tyre aktuale.
3. Jini optimist
Në mohën e mesme, meshkujt ngarkohen me detyra të shumta, por në këtë kohë
duhet të mbajnë një qëndrim pozitiv dhe të heqin dorë nga presioni i jetës. Ata
duhet të nisin aktivitete që i bëjnë më lumtur dhe nuk u japin presion.
4. Të hapur ndaj ndryshimeve
Duke hequr paragjykimet për ndryshimet e kohës integroheni më mirë në
shoqëri, përfshi veshjet, muzikën etj. Këto mënyra të jetës mund të rregullojnë
ritmin duke sjellë më shumë relaks dhe freski në jetën e një burri të moshës
mesatare dhe mund të ndiheni me një qëndrim të ri psikologjik.(Xu Guang) |