|
Description:
|
|
Çfarë po shtojnë në dietat e tyre nënat e reja të Hollivudit për të ndaluar
shfaqjen e depresionit të paslindjes? Jo nuk janë mollët as portokajt; por
placenta e tyre!
Dy muaj më parë bashkëshortja e këngëtarit të suksesshëm John Legend, modelja
e njohur Crissy Teigen habiti të gjithë kur pranoi se kishte ngrënë placentën e
saj pasi solli në jetë fëmijën e dytë, djalin Miles, pasi po kalonte depresion
post-partum. Një deklaratë e cila shokoi jo pak nëna, pasi ngrënia e placentës
nuk është praktikë shumë e përhapur.
Pasi Crissy-t, një emër tjetër i njohur në Hollywood ka pranuar se ka ngrënë
placentën e saj. E ftuar në emisionin ''Informed pregnancy'' aktorja Hillary
Duff është shprehur se kishte pirë një smotthie e cila kishte si përbërës
manaferrat, lëng frutash dhe placentën të cilën e kishte hequr pasi lindi vajzën
e saj Banks Violet. Aktorja nuk u ndal me kaq, por tregoi se ai ishte "smoothie"
më e mirë që kishte provuar ndonjëherë.
"Të them të vërtetën, nuk kisha provuar pije aq të shijshme që kur isha
10-vjeçe, kishte shumë kalori dhe shije shumë të mirë. Placentën e kisha
vendosur me kuba akulli në frigorifer që ta konsumoja më vonë.''-tha ajo.
Kim dhe Kourtney Kardashian apo dhe Coleen Rooney kanë ngrënë placentën e
tyre. Kjo e fundit e ka marrë placentën e vet në formë ilaçi,pasi kompania që
merret me këtë procedurë e kthen placentën e nënës në një kapsulë.
Sipas kësaj kompanie ngrënia e placentës e ndihmonë nënën të rikuperohet nga
lindja në mënyrë më natyrale. Ata pretendojnë se ajo është një sumplement i
shëndetshëm për qumështin e nënës, parandalon depresionin mbas lindjes si dhe
balancon hormonet.
Sipas ekspertëve, placenta është e pasur me proteina, vitaminë B12 dhe hekur.
Është e sigurt për nënën që mund ta hajë, sepse është pjesë e saj dhe nuk e
dëmton.
Ka disa nëna të reja jo vetëm nga fusha e modës apo e kinematografisë të
cilat kanë theksuar në rrjetet shoqërore përfitimet që ka ngrënia placentës së
tyre, përfshi lehtësimin e depresion postnatal, zëvendësimit e hekurit të humbur
gjatë lindjes së fëmijës dhe shtimin e prodhimit të qumështit. Megjithatë,
ngrënia e placentës nuk ka qenë diçka tradicionale në shumicën e kulturave dhe
nuk ka pasur asnjë studim shkencor deri tani që vërtetonte përfitimet
hëndetësores. Por nga ana tjetër, rreziku i infeksionit për shkak të
kontaminimit është i lartë.
Çfarë po shtojnë në dietat e tyre nënat e reja të Hollivudit për të ndaluar
shfaqjen e depresionit të paslindjes? Jo nuk janë mollët as portokajt; por
placenta e tyre! Ata e marrin atë në të gjitha format, pluhur, kapsulë etj, pasi
sipas tyre është një pilulë magjike që largon depresionin e paslindjes,
rregullon nivelin hormonal pas lindjes duke përmirësuar humorin dhe duke dhënë
më shumë energji.
Placenta është ajo që në gjuhën popullore e quajmë këmishë. Është organi
kryesor përgjegjës për zhvillimin e duhur të fëmijës në mitër. Kur formohet
plotësisht placenta, fëmija merr shtëpinë e parë. Nga njëra anë ajo i jep
fetusit oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese dhe nga ana tjetër – e mbron atë
nga toksinat e dëmshme.
Për këtë trend në rritje, u organizua një studim online tek 78.7 për qind e
grave dhe 19.9 për qind e burrave. Rezultati tregoi se 66 për qind e
pjesëmarrësve e kishin dëgjuar më parë këtë praktikë por vetëm 3.3 për qind
kishin ngrënë placentë.
Ato që kanë ngrënë placentat e tyre shpjegojnë dhe përfitimet që kanë marrë
pres saj, por ka shumë pak fakte shkencore që mund ta provojnë këtë. Pas
lindjes, nënat e reja e konsumojnë placentën e tyre në forma të ndryshme si
kapsulë, pluhur, të gatuar e madje të gjallë.
Ata thonë se ajo i sjell hekurin e humbur gjat lindjes, pasi palcenta ka
shumë hekur.
I ndihmon në largimin e dhimbjeve të paslindjes, stimulon gjendrat e
qumështit falë hormonit lactogen, i ndihmon me largimin apo mosshfaqjen e
depresionit postnatal falë hormoneve progesterone dhe CRH6.
Por studimet nuk kanë arritur në ndonjë përfundimi vendimtar për përfitimet e
ngrënies së placentës
Megjithatë, ka studime që tregojnë se placentophagy (apo ngrënia e
placentës), rregullon ciklin e estrogjenit dhe prodhimit të qumështit.
Placenta është si çdo mish tjetër. Nëse nuk ruhet si duhet mund të prishet.
Ngrënia e placentës së të tjerëve është një Jo e madhe pasi në këtë mënyrë
mund të përhapet HIV dhe hepatitis B.
Zakonisht placenta konsumohet e gatuar ose e tharë.
Kush nuk mund ta hajë placentën?
Sipas mjekëve, në qoftë se nëna ka temperaturë ose rrahje të shpejta të
zemrës, ngrënia e placentës nuk do të ndihmojë. Në qoftë se në membranën e
placentës ndodhet një infeksion, ai e përkeqëson gjëndjen e nënës. |