|
Description:
|
|
Në krahasim me të rinjtë, meshkujt e moshës së tretë kanë karakteristika dhe
kërkesa të ndryshme psikologjike, të cilat shfaqen në disa fusha si:
Dobësimi i aftësive të shqisave: aftësitë e shqisave të të parit, të
dëgjuarit, të shijuarit, të nuhaturit etj, dobësohen. Ulja e dëgjimit do të
ndikojë në komunikimin me të tjerër dhe mund të shkaktojë më shumë keqkuptim dhe
shqetësim.
Dobësimi i kujtesës: të moshuarit humbin shumë shpejt kujtesën afatshkurtër.
Ata mbajnë më shumë mend kujtimet afatgjata dhe mund të përshkruajnë ndodhitë e
asaj kohe në mënyrë të saktë dhe të gjallë.
Dobësimi i inteligjencës: me rritjen e moshës, aftësia e të mësuarit dhe e
zgjidhjes së problemeve tek të moshuarit do të dobësohen.
Luhatja e madhe e humorit: të moshuarit mund të kenë humor më të
paqëndrueshëm, duke u shfaqur me ngacmimet dhe zemërime të shpeshta. Të
moshuarit duhet të komunikojnë më shumë me të tjerët.
Qëndrueshmëria e karakteristikave të personalitetit: me rritjen e moshës, të
moshuarit ruajtën qëndrueshmërinë më të lartë të karakteristikave të
personalitetit të tyre në krahasim me të rinjtë.
4 presionet e zakonshme psikologjike për meshkujt e moshës së tretë
Problemet psikologjike të meshkujve të moshës së vjetër lidhen ngushtë me
fazat e zhvillimit të jetës dhe shfaqen kryesisht në këto 4 fusha:
1. Frika nga humbja: për shkak të përkeqësimit të shëndetit, të gjendjes
trupore dhe aftësisë së vetë-kujdesjes, shumë të vjetër kanë ndjenjën e humbjes,
duke shfaqur shenja ankthi, zemërimi etj. Frika më e madhe e të moshuarve është
vdekja, sidomos për pacientët e prekur nga kanceri ose sëmundje të tjera të
pashërueshme. Mbi 1/4 e të moshuarve shfaqin shqetësime të shpeshta për këtë
gjë. Disa të moshuar thanë se nuk kanë frikë nga vdekje, por ata mendojnë shpesh
për vdekjen dhe nuk duan që të qëndrojnë në shtrat për shumë vite para vdekjes.
2. Ankthi dhe depresioni: me plakjen e trupit, problemet e ankthit të
depresionit bëhen më të dukshme. Të moshuarit me aftësi të humbura do të shtojnë
ngarkesën ndaj familjarëve. Fëmijët e tyre janë të zënë me punë ose edukimin e
brezit të ri dhe nuk kanë shumë kohë mjaftueshme për ta. Prandaj, të moshuarit
mund të kenë depresion të madh.
3. Nënvlerësimi i vetes dhe vetmia: për shkak të humbjes së vendeve të punës
dhe të plakjes së funksioneve të ndryshme trupore, të moshuarit kanë vështirësi
të madhe për komunikimin me të tjerët dhe mund të ndjejnë thellësisht vetminë.
Personat që më parë kishin një status të lartë në shoqëri do të ndiejë
pafuqshmëri dhe mërzi të madhe, pasi dalin në pension.
4. Sindroma e të moshuarve të vetmuar: pas rritjes së fëmijëve, disa të
moshuar jetojnë vetëm dhe kështu kanë ndjenjën e izolimit dhe të braktisjes. Ata
mund të kenë një sërë sindromash si i vetmi, zbrazëti, hidhërim etj.
Si të jetojmë së bashku me familjarët në mënyrë harmonike?
Në përgjithësi, të moshuarit që komunikojnë më shpesh me familjarët jetojnë
më gjatë dhe me një cilësi më të mirë jetese. Prandaj, bashkëjetesa me
familjarët e tjerë është shumë e rëndësishme për të moshuarit.
Nuk duhet të ndalojmë aktivitetet që na pëlqejnë pavarësisht moshës. Meshkujt
e moshuar që s'mund të jetojnë të relaksuar duhet të bëjnë aktivitete të
ndryshme për shëndetin fizik dhe psikologjik. Mund të fillojnë aktivitete që nga
punët shtëpiake e deri tek punët e lehta vullnetare në komunitet.
Fëmijët duhet të kuptojnë gjendjen fizike dhe kërkesat psikologjike të të
moshuarve. Prindërit kanë punuar gjithë jetën për rritjen e fëmijëve dhe për
mirëqënien dhe harmoninë e familjes. Familjarët duhet t'u kushtojnë vëmendje të
madhe prindërve, për të pakësuar humorin e tyre të vetmuar dhe të ankthit, për
t'u sjellë atyre gëzim dhe ngrohtësi, të cilat janë nevojat më të mëdha të të
moshuarve dhe nuk mund të zëvendësohen me anën e materialeve. Në kohën e lirë,
fëmijët duhet t'i shoqërojnë të moshuarit për shëtitje dhe të diskutojnë tema me
interes për ta. Nëse është e nevojshme, mund t'i pyesni ata për disa probleme të
jetës, në këtë mënyrë ju i vlerësoni ata dhe nga ana tjetër ata ndihen të
dobishëm.
Rregullimi i gjendjes psikologjike për periudhën e vonshme të jetës
Dalja në pension zhvendos rolin shoqëror, nga një person në karrierë ose i
rëndësishëm në një "njeri të lirë". Kjo gjë simbolizon humbjen e shumë
funksioneve dhe shumë vlerave. Të moshuarit që kanë pasur arritje në punë mund
të japin idenë si persona autoritarë dhe t'u kërkojnë të tjerëve që të dëgjojnë
fjalët e tyre e t'i respektojnë. Këta meshkuj mund të kenë konflikte me
familjarët pas daljes në pension. Për këtë ata duhet të bëjnë këto përpjekje:
1. Qartësimi i ideve dhe përcaktimi i statusit të ri: duhet të njohin ligjet
e natyrës e të jetës. Të gjithë do të plaken një ditë, ky është ligj i
pashmangshëm i jetës. Duhet të pranojmë fazën e re të jetës me qëndrim pozitiv.
2. Zbulimi i interesave të reja në jetën pas pensionit: meshkujt e moshuar
mund të zbulojnë interesat e reja sipas kushteve praktike dhe ambientit aktual,
si mbjellja e bimëve, peshkimi, vallëzimi, lojërat e shahut, stërvitjet sportive
etj. Këto interesa mund të përmirësojnë gjendjen psikologjike dhe gjendjen
shëndetësore.
3. Vazhdimi i mësimeve: gjendja e shëndetit psikologjik e meshkujve të
moshuar mund të përmirësohet me ngritjen e nivelit arsimor. Personat me arsim më
të lartë kanë shëndet më të mirë psikologjik. Mësimi luan rolin e rëndësishëm
për shtyrjen e dobësimit të funksionit të njohjes.
4. Njohja e më shumë miqve: meshkujt e moshuar duhet të zgjerojnë komunikimin
shoqëror, të shkëmbejnë idetë me personat në moshë të ngjashme, duke shprehur
gjendjen e tyre të brendshme, duke ngushëlluar njëri-tjetrin gjatë komunikimit.
Mund të zhvillohen aktivitete me interesa të përbashkëta me miqtë.
Kontributi nga palët e ndryshme për të garantuar jetën e lumtur të të
moshuarve
Familja dhe shoqëria duhet të ofrojnë ndihmë të përbashkët për shëndetin
psikologjik të të moshuarve, për të pakësuar pengesat psikologjike dhe për të
përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Ruajtja e harmonisë familjare është gjëja më e rëndësishme. Të moshuarve u
nevojtet shumë atmosfera harmonike e familjes. Ata duan që të shprehin idetë e
tyre dhe të bëjnë komunikim të shpeshtë me fëmijët.
Institucionet e studimit shoqëror duhet të forcojnë studimet për metodat
efektive të ndërhyrjes psikologjike ndaj të moshuarve. Sektorët e shëndetit
publik mund të zhvillojnë arsimet shëndetësore për të prezentuar njohurinë bazë
mbi problemet psikologjike të meshkujve të moshuar, për të rritur vetëbesimin
tek ta. |